29/03/2022
Pas shumë vitesh studimi dhe hulumtimi shkencor kemi kënaqësinë të ju ofrojmë trajnimin: ”Fizioestetika Dermatofunksionale e fytyrës”. Ky trajnim është projektuar në bashkëpunim me mjekë dermatologë, estetistë dhe fizioterapistë. Dr. Fiz. Erion Hiluku Dr. Faton Daci
Një trajnim i fushës së fizioestetikës si specialitet i fizioterapisë i mungonte agendës sonë formuese, pavarësisht kërkesës së madhe e të vazhdueshme për këtë nga shumë kolegë dhe kolege fizioterapistë, madje edhe nga profesionistë të fushave mjekësore dhe estetike.
Bota e mjëkesisë estetike është në rritje të vazhdueshme duke patur një treg të gjerë, në të cilin kërkesa për fizioterapistë me njohuri estetike është shtuar. Shpesh herë pacientët tanë na kërkojnë fizioterapistëve që nga pipamja e shëndetit të jemi të aftë të përballojmë trajtime pre dhe post operatore estetike, kundër plakjes, celulitit, cikatriceve, etj.
Trajnim me përmbajtje 75% praktikë, teknika manuale dhe aparatura.
Durrës: Instituti Beauty and Healthy 16/17 prill 2022. Ora 11:00
Certifikim Ndërkombëtar: Shoqata Shqiptare e Fizioterapistëve Member of WCPT.
Partner: Instituti Evropian i Fizioterapise dhe Rehabilitimit. Dr. Fiz. Erion Hiluku
Rezervim i domosdoshëm: fizioterapiashqiptare@gmail.com
Tel: +355 693379237
Prezantimi:
Fizioterapia estetike është një sektor i rëndësishëm në të cilin fizioterapistët mund të japim një kontribut të cmuar, nisur nga perspektiva shëndetësore, në botën estetike, të imazhit personal, patologjive dhe edukimit. Fizioterapia estetike nis që në vitet 1970 duke evoluar deri ne ditët tona si pjesë e pandarë e fizioterapisë dhe e mirëqënies së pacientëve tanë. Ajo përballom probleme dermatologjike si flaksiteti dhe celuliti, rikalibrimi muskulo skeletik pas lindjes dhe pas kirurgjive estetike. Duke qenë një fushë shumë e gjerë veprimi edhe trajnimet e kurset ndahen sipas objektivave, duke qenë ky trajnim i parë i fokusuar tek Fizioestetika e fytyrës. Prandaj do të ofrohet këtu një vizion i saktë mbi terapitë faciale dhe të imazhit, bazuar tek karakteristikat e lëkurës së fytyrës, muskujve të saj, vaskulimit dhe sistemit nervor periferik duke përdorur metoda dhe teknologji aktuale.
Programi:
Hyrje.
1. Anatomia në nivel të fizioestetikës.
2. Anatomia e lëkurës.
3. Anatomia e muskulaturës së fytyrës.
4. Sistemi limfatik.
5. Patologjia estetike.
6. Ndryshimet ne epidermis.
7. Ndryshimet ne dermis.
8. Ndryshimet ne hipodermis.
9. Procesi i plakjes.
10. Eksplorimi dhe historia në fizioterapinë estetike.
11. Masoterapia faciale.
12. Ushtrime dhe muskulimi facial.
13. Terapia faciale nepermjet aparaturave.
Elektro Mio Stimulimi Facial. Ultrasaundi 3 MgHz. Diatermia Tecar Faciale.
Metodologjia:
Shtjellim i koncepteve teorike, me mbështetje audio vizuale. Praktika me teknologji ndërmjet studentëve.
Objektivat:
Pjesëmarrësit të jenë të aftë të identifikojnë/parandalojnë patologji dhe ndryshime të estetikës dhe imazhit të trupit.
Të aftësohet studenti që të kryejë një dagnostikim të problemeve estetike, të vlerësojë situatën dhe pritshmëritë e terapisë.
Të aftësohet studenti që të kryjë teknika të ndryshme specifike të fizioterapisë estetike në nivel manual dhe të aparaturave.
Të aftësohen studentët që të punojnë në ekip multidisiplinor në të cilin, mjeku, fizioterapisti dhe estetisti të bashkëpunojnë për të arritur rëzultate më të larta për pacientin.