
28/08/2024
💢Pyetja është e rëndësishme, pasi në bloget për nënat ka shpesh informacion se shtatzënia është psikologjikisht më e rehatshme nëse nëna e ardhshme nuk i kushton vëmendje sa kilogramë po fiton por natyrisht, nuk është e vërtetë.
Shumica e mjekëve në botë i përmbahen rekomandimeve në të cilat normat e shtimit të peshës llogariten në varësi të BMI-së fillestare (pesha në kg/gjatesi në m).
â•️Cili Ă«shtĂ« shtimi i pranueshĂ«m i peshĂ«s pĂ«r tĂ« gjithĂ« periudhĂ«n e shtatzĂ«nisĂ« dhe cdo jave nĂ« tremujorin e 2-tĂ« dhe tĂ« tretĂ«:
* 1. BMI < 18,5 (peshë e ulët) - 12,5-18 kg (për të gjithë shtatzëninë). Për një javë - 0,44-0,58.
* 2. BMI deri në 24.9 (normale) - 11.5-16 kg. Për një javë - 0,35-0,5.
* 3. BMI 25-29,9 (mbipeshë) - 7-11 kg. Për një javë - 0,23-0,33.
* 4. BMI mbi 30 (obeziteti) - 5-9 kg. Për një javë - 0,17-0,27.
Për të gjithë tremujorin e parë, rritja normale është 0,5-2
kg. Duke marrë parasysh toksikozën e shtatzënisë në tremujorin e parë, pesha shpesh zvogëlohet ose mbetet e qëndrueshme.
â•️Cilat janĂ« rreziqet e mbipeshĂ«s? Me kilogramĂ« tĂ« tepĂ«rt, rreziku i komplikimeve pĂ«r fetusin dhe nĂ«nĂ«n rritet:
* diabeti gestacional;
* hipertensioni;
* Infeksionet urinare;
* rreziku i preeklampsisë;
* periudha e gjatë e hapjes se qafes se mitrës gjate lindjes;
* fetus të mëdhej, të cilat kanë një efekt negativ
* ne shëndetin e foshnjës se ardhshme (formohet rreziku i çrregullimeve metabolike tek fëmija).
Shtimi i madh në peshë (mesatarisht më shumë se 500 g në javë) mund të shoqërohet me edemë patologjike si manifestim i preeklampsisë, çrregullime endokrine dhe somatike.
â•️Pse edemat janĂ« tĂ« rrezikshme?
Për zhvillimin normal të shtatzënisë, është e nevojshme një rritje e lehte e vëllimit të gjakut qarkullues për të siguruar funizimin e placentes me gjak. Çfarë ndodh me enjtjet gjate shtatzanise? Sasia e pjesës së lëngshme të gjakut nga enët e gjakut në inde rritet dhe pakesohet rrjedhja e kundërt . Kjo e bën të vështirë ruajtjen e vëllimit të plazmës qarkulluese, gje qe sjell trashje të gjakut, demtim ne qarkullim periferik dhe fluksi i gjakut uteroplacental ulet.
Sa kilogramë keni shtuar gjatë shtatzënisë?