AINA Center

AINA Center Psychologist 25+ in autism & neurodivergent development
Support for moms, self - awareness & calm 💛

AINA Center, e para qender e neurodivergjences ne Shqiperi, vjen si zhvillim i natyrshëm i një udhëtimi që filloi me Autizmi Albania, themeluar nga Anjeza Dishnica ne vitin 2010 dhe vazhdoi me Inkubatorin e Autizmit. Me mbi 25 vite eksperiencë në ndërhyrjen e hershme dhe avokimin për fëmijët me autizëm, AINA përfaqëson një qendër novatore për neurodivergjencën. Misioni i saj është fuqizimi i individëve neurodivergjentë, mbështetja për prindërit dhe krijimi i komuniteteve gjithëpërfshirëse. Si një vazhdimësi e përkushtimit të Autizmi Albania për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen ndaj autizmit, AINA zgjeron misionin e saj për të përqafuar diversitetin në të gjitha gjendjet neurodivergjente, përfshirë ADHD, vështirësitë në të nxënë dhe sfidat zhvillimore. AINA përdor qasje inovative, terapi bashkëkohore dhe një filozofi të bazuar te forcat dhe potencialet unike të çdo fëmije. AINA ruan trashëgiminë profesionale duke promovuar rritjen, inovacionin dhe bashkëpunimin në këtë fushë. Ne ofrojme trajnime për edukatorë dhe profesionistë, zhvillojme burime edukative të përshtatura për nevojat shqiptare dhe bashkëpunojme me shkolla dhe institucione shtetërore për të zbatuar praktika gjithëpërfshirëse në arsim. Përmes programeve të personalizuara mbështetëse dhe mjeteve dixhitale, AINA synon të krijojë një ndikim të qëndrueshëm për familjet, edukatorët dhe komunitetet, duke frymëzuar një shoqëri që feston diversitetin dhe çliron potencialin e çdo fëmije.

27/02/2026

Të qetësosh një fëmijë me autizëm nuk do të thotë ti ndryshojmë sjelljen, por të kuptojmë çfarë po përjeton në atë moment.

Shpesh qetësia, hapësira e qëndrueshme, siguria emocionale regullojnë më shumë se sa fjalët.




25/02/2026

Shumë prindër thonë: Është shumë i zgjuar, por nuk e kuptoj pse po has kaq vështirësi në shkollë me shokët, mësuesit?

Sepse inteligjenca nuk mjafton.

Ka fëmijë me autizëm që kanë potencial të lartë, por nëse nuk mbështesim regullimin e tyre emocional, sistemin sensor dhe zhvillimin social, mund të vuajnë në heshtje ose të " maskohen"

Mbështetja nuk është fazë. Është një proces që fillon në fëmijërinë e hershme dhe vazhdon në shkollë, në adoleshencë dhe më tej.

Si mendon: cila është nevoja më e madhe e fëmijëve sot: arritja apo rregullimi emocional?

Lër komentin tënd 👇




Shumë fëmijë neurodivergjentë po mbijetojnë në sisteme që nuk janë ndërtuar për ta. Dhe ne i quajmë “të integruar”.Gjith...
24/02/2026

Shumë fëmijë neurodivergjentë po mbijetojnë në sisteme që nuk janë ndërtuar për ta. Dhe ne i quajmë “të integruar”.
Gjithëpërfshirja nuk është prani fizike.Është siguri, dinjitet dhe mbështetje reale.
Prindërit nuk mund të kënaqen me “po rri në klasë”. Por duhet të pyesin veten: Me çfarë kostoje po e bën ky fëmijë?
Një fëmijë në një ambient të papërshtatshëm për të, që po stermundohet për t’u përshtatur,
nuk mund të jetë një histori suksesi në gjithëpërfshirje.



23/02/2026

Fëmijët dhe adoleshentët me autizëm përballen çdo ditë me sfida reale në shkollë.
Pyetja nuk është pse ata kanë vështirësi.
Pyetja është: çfarë qasje po ofrojmë ne dhe çfarë sistemi mbështetës kemi ndërtuar për ta?

Lër komentin tënd nëse mendon që sistemi nuk u përgjigjet nevojave të tyre.




19/02/2026

Një fëmijë me autizëm nuk mēson duke i ngritur zërin që të dëgjojë më shumë ose mësojë më mire.

Neuroshkenca shpjegon që zëri nuk është thjesht tingull, është stimulim nervor. Shumë fëmijë me autizëm kanë ndjeshmëri të lartë sensore

Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Para se ti mësojmë apo të na dëgjojnë, duhet tu krijojmë siguri.




18/02/2026

Për të gjithë fēmijët që kam mbështetur para se të mësoja dhe praktikoja procesimin gestalt dhe mënyrën si zhvillohet gjuha natyralisht. 
Në atë kohë punoja me fëmijët gestalt me teknika të procesimit analitik. Nuk e dija që kishte një mënyrë ndryshe të zhvillimit të gjuhës që kërkon një mënyrë tjetër mbështetjeje. 

Sot e di dhe praktikoj.

Le të rrugëtojmë në këtë mënyrë ndryshe të zhvillimit të gjuhës që zhvillohet në ambiente natyrale, eksperienca emocionale dhe siguri sensoriale. 

Mëso për procesimin gestalt gjuhësor.





Kur një fëmijë me autizëm këndon, kjo do të thotë ai flet. Kënga për të është të folurit.Këngët janë skriptet e para për...
17/02/2026

Kur një fëmijë me autizëm këndon, kjo do të thotë ai flet. Kënga për të është të folurit.
Këngët janë skriptet e para për fëmijët gestalt gjuhësor sepse ata kanë interes për intonacionin, melodinë. Kjo për ta është eksperiencë emocionale. 

Cila është kënga e preferuar e fëmijës tënd? 

Mbështete fëmijën duke mësuar për procesimin gestalt.




Ndërhyrje e hershme dhe orë terapie intensive. A mund të quhet progres? Neuroshkenca dhe eksperienca tregojnë që orë int...
16/02/2026

Ndërhyrje e hershme dhe orë terapie intensive.
A mund të quhet progres?
Neuroshkenca dhe eksperienca tregojnë që orë intensive nuk do të thotë progres apo rritje. Ajo që duhet të bëjmë është të ndjekim biologjinë, natyralitetin dhe të mbështesim aftësitë.




Për fëmijët, ne jemi rrugetimi, dashuria pa kushte. Kur ata rriten, e shprehin në mënyrën më unike 💛
14/02/2026

Për fëmijët, ne jemi rrugetimi, dashuria pa kushte.
Kur ata rriten, e shprehin në mënyrën më unike 💛


13/02/2026

Shumë ndërhyrje tradicionale u mësojnë fëmijëve informacione personale.
Një fëmijë mund të përgjigjet saktë dhe, megjithatë, të mos e përdorë emrin e tij dhe ta dallojë veten nga të tjerë sepse thjesht ka mësuar një informacion.
Qasjet me fokus tek sjellja dhe “rregullimi” i fëmijës, të mësuarit dhe pritshmëritë, rrezikojnë të matin performancën, jo zhvillimin
Ky zhvillim kërkon përvojë personale, marrëdhënie dhe njohje graduale të vetes.




12/02/2026

Fëmijët gestalt ( GLP) nuk e zhvillojnë gjuhën në mënyrë analitike.
Kur i trajtojmë si të tillë, ata mësojnë të përsërisin, por jo të komunikojnë.
Ky është realiteti që shoh çdo ditë.
Ndaj është momenti për të reflektuar si profesionistë: A po i mbështesim në mënyrën e duhur?
Më ndiq në serinë e videove për GLP.




11/02/2026

Shumë fëmijë me autizëm janë procesues gestalt të gjuhës.
Në stadet e para, imitojnë fjalë dhe fraza nga filmat, këndojnë dhe emërtojnë objekte. Ekolalia është funksionale.
Kalimi në stadin e tretë dhe të katërt të gjuhës, shpesh është i vështirë, dhe këtë boshllëk prindërit dhe terapistët e mbushin me pyetje testuese.
Qëndrimi ynë duhet të jetë vetëm modelues, komentues dhe mbështetës.
A po flet fëmija yt spontanisht apo vetëm përgjigjet?




Address

Farkë

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 10:00 - 17:00

Telephone

+355682085405

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AINA Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram