
17/02/2022
🗣Fëmijët munden të komunikojnë me të rriturit shumë më përpara se të nisin fjalët e para, duke përdorur gjestet. Të cilat janë lëvizje të trupit, kokës ose duarve që shprehin një kuptim. Gjestet fillojnë të përdoren me qëllim që rreth muajit te 9 dhe janë indikator i rëndësishm i zhvillimit gjuhësor.
❓Si e ndihmojnë gjestet të folurin?
Ka një lidhje të fortë midis gjesteve dhe të folurit, duke inkurajuar përdorimin e gjesteve ndihmojmë në zhvillimin e përgjithshëm gjuhësor të fëmijës.
〽️Studimet tregojnë se fëmijët që përdorin më shumë gjeste në fëmijërinë e hershme, zhvillojnë aftësi gjuhësore më të mira dhe pasurojnë fjalorin më shpejt në një moshë të mëvonshme.
❓Si të inkurajoni fëmijën tuaj të përdori gjeste?
🔅Modeloni gjatë aktiviteteve të përditshme gjestet që doni që të mësojë psh tregimi me gisht👉🏻, mirupafshim👋🏻, bravo 👏🏻 etj
🔅Shoqëroni fjalët tuaja me gjeste kur i drejtoheni fëmijës gjithashtu gjestet e tyre shoqërojini me fjalë.
🔅 Këndoni këngë që përmbajnë gjeste
🎈Once you choose Hope anything's possible!