Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare

Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare Misioni ynë është të ofrojmë shërbim sa më të mirë dhe sa më cilësor për pacientët. Presim sugjerimet tuaja mbi përmirësimin e shërbimeve.

Në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe në prag të datës 18 Nëntor – “Dita B...
18/11/2025

Në kuadër të ndërgjegjësimit ndaj fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe në prag të datës 18 Nëntor – “Dita Botërore për Parandalimin e Shfrytëzimit të Fëmijëve”, Spitali Rajonal Fier, përmes stafit të Qendrës “Me Një Ndalesë”, zhvilloi aktivitete informuese me nxënësit e shkollës “Penellopi Pirro” dhe “Naim Frashëri” në qytetin e Fierit. 🎗️👧🧒
📌 Çfarë mësuan nxënësit?
👉 Format e trafikimit
👉 Shenjat e rrezikut
👉 Hapat që duhet të ndjekin për të kërkuar ndihmë
💬 Angazhimi i nxënësve
Nxënësit u përfshinë në diskutime të hapura, reflektuan mbi rolin e tyre në komunitet dhe u fuqizuan për:
🌟 raportimin e rasteve të mundshme,
🌟 marrjen e përgjegjësisë,
🌟 mbështetjen e bashkëmoshatarëve.
🎯 Rezultatet
Falë këtyre aktiviteteve, ata fituan:
✔️ njohuri,
✔️ vetëbesim,
✔️ aftësi për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
🤝 Vetëm së bashku, me informim dhe veprim, mund të parandalojmë dhe luftojmë këtë fenomen. ✨💛

💗 Bashkë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit – Tetori Rozë në Maternitetin Fier 💗🎀 Në kuadër të muajit të ndërgj...
31/10/2025

💗 Bashkë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit – Tetori Rozë në Maternitetin Fier 💗

🎀 Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, Materniteti Fier zhvilloi një aktivitet sensibilizues me stafin dhe qytetarët.

🌸 Aktiviteti kishte në fokus rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e gruas.

🤝 Falënderime për të gjithë pjesëmarrësit që u bashkuan në këtë nismë ndërgjegjësuese.

🎀

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësi dhe mbrojtje më të mirë të viktimave📍 Qendra me Një Ndalesë, Fier...
15/10/2025

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësi dhe mbrojtje më të mirë të viktimave

📍 Qendra me Një Ndalesë, Fier
📅 14 Tetor 2025
👥 Pjesëmarrës: Përfaqësues nga Prokuroria, Spitali Rajonal Fier, stafi i Qendrës me Një Ndalesë dhe eksperti britanik në mjekësi ligjore, Dr. Kevin Sullivan

Në ambientet e Qendrës me Një Ndalesë u zhvillua një takim i rëndësishëm me fokus përmirësimin e trajtimit të rasteve të ndjeshme që kërkojnë ekspertizë mjeko-ligjore. Diskutimet u përqendruan në:

✅ Rolin e Prokurorisë në administrimin e materialeve të ndjeshme
✅ Protokollet për ruajtjen e konfidencialitetit dhe zinxhirit të provave
✅ Rekomandimet e Dr. Kevin Sullivan mbi standardet ndërkombëtare
✅ Sfida praktike dhe zgjidhje konkrete për koordinim më efikas
✅ Nevojën për trajnime të përbashkëta dhe një udhëzues të unifikuar pune

🔚 Takimi u vlerësua si tepër produktiv, duke theksuar angazhimin e të gjitha palëve për:

🔹 Trajtim profesional dhe etik të rasteve të ndjeshme
🔹 Bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve
🔹 Harmonizim të praktikave vendase me standardet ndërkombëtare

Bashkëpunim për Drejtësi

Spitali Rajonal Fier

📢 Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e FieritJu informojmë se, për shkak të punimeve të rikonstruksionit, Materniteti i...
10/10/2025

📢 Njoftim i rëndësishëm për qytetarët e Fierit

Ju informojmë se, për shkak të punimeve të rikonstruksionit, Materniteti i Fierit do të zhvendoset përkohësisht në një vendndodhje të re deri në përfundimin e punimeve.

📍 Vendndodhja e përkohshme: Lagjja 1 Maj, Rruga "Naun Kaçaku"

Kjo zhvendosje është bërë për të garantuar vazhdimësinë e shërbimeve mjekësore në kushte të sigurta dhe të përshtatshme për nënat dhe foshnjat.

🙏 Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Do të vijojmë t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Spitali Rajonal Fier

🏥 Rikonstruksion i Sallave të Operacionit në Spitalin Rajonal Fier  Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se dy salla të rëndës...
07/10/2025

🏥 Rikonstruksion i Sallave të Operacionit në Spitalin Rajonal Fier

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se dy salla të rëndësishme të operacionit në Spitalin Rajonal të Fierit—ajo e Kirurgjisë së Urgjencave dhe ajo e Kirurgjisë Ortopedike—kanë kaluar një rikonstruksion të plotë. ✅

Ky investim u bë i mundur falë donacionit bujar nga Raiffeisen Bank, të cilëve u shprehim mirënjohjen e thellë për kontributin e tyre në përmirësimin e kushteve spitalore dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët e Fierit dhe më gjerë. 🙏

💙 Bashkë për një shëndetësi më të mirë!

Spitali Rajonal Fier

🎀 Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e GjiritNë këtë muaj të veçantë, zemrat tona rrahin në një ritëm të...
01/10/2025

🎀 Tetori Rozë – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Në këtë muaj të veçantë, zemrat tona rrahin në një ritëm të përbashkët: për gratë që luftojnë, për ato që kanë luftuar, dhe për ato që na kujtojnë sa e çmuar është jeta.

Çdo histori është një testament i forcës, guximit dhe shpresës. Për çdo buzëqeshje pas një dite të vështirë, për çdo hap të vogël drejt shërimit – ne jemi me ju. 💪💕

Le të jemi zëri i ndërgjegjësimit, drita e mbështetjes dhe krahu i ngrohtësisë për çdo grua që përballet me këtë sfidë. Kontrolli i hershëm shpëton jetë. Kujdesi është dashuri. Solidariteti është forcë.

Sot dhe çdo ditë: Ju nuk jeni vetëm.

!!! Mamografia në muajin Tetor eshte e hapur per te gjitha grate dhe vajzat !!!

TetoriRozë

28/06/2025
27/06/2025
27/06/2025
22/06/2025

Lajm i mirë për pacientët me stomë🧒👨‍🦱

Për herë të parë, paketat e trajtimit të stomës janë përfshirë në listën e pajisjeve të rimbursueshme, një lehtësim i madh për qindra qytetarë që përballen çdo ditë me këtë sfidë shëndetësore.

🧒👨‍🦱 Rreth 800 pacientë do të përfitojnë menjëherë nga vendimi i ri i qeverisë, i cili parashikon rimbursimin e tre llojeve të stomës:

✅ Kolostomi
✅ Ileostomi
✅ Urostomi

Për këtë qëllim është vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, një fond prej 100 milionë lekësh, për vitin 2025.

Një tjetër hap për të ofruar më shumë dinjitet, kujdes dhe mbështetje për çdo pacient që ka nevojë❤️

12/06/2025

Sezoni Veror 2025

Address

Rruga Çamëria
Fier
9301

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Rajonal Fier - Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category