Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetesor Fier Drejtoria Rajonale e Shendetesise Fier

📌Në bashkëpunim me stafin e qëndrës shëndetësore u zhvillua një takim ndërgjegjësues me nxënësit dhe stafin e Shkolla 9-...
03/03/2026

📌Në bashkëpunim me stafin e qëndrës shëndetësore u zhvillua një takim ndërgjegjësues me nxënësit dhe stafin e Shkolla 9-vjeçare “Lili Stavre” Topojë ku u diskutua mbi rëndësinë e vaksinimit kundër HPV për djem dhe vajza, dhe informimit të hershëm .

Parandalimi fillon me informimin 🩷 💙

27/02/2026
THYEJ HESHTJEN, JO SHPIRTIN!Dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm një çështje personale — është një çështje e shëndetit ...
27/02/2026

THYEJ HESHTJEN, JO SHPIRTIN!

Dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm një çështje personale — është një çështje e shëndetit publik.

Nëse përballesh me dhunë, nuk je vetëm. Ka struktura që mund të të mbështesin:

👩‍⚕️ Mjeku i familjes
🧠 Shërbimi psikosocial
👮 Policia
🏛️ Bashkia – Koordinatori Vendor për DHBGJ

📞 129 – Policia e Shtetit
📞 116 117 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Gra dhe Vajza

🌸 Fushatë Ndërgjegjësimi për Vaksinimin kundër HPV ( Human Papilloma Virus ) 🌸Sot në ambientet e shkollës “Jani Bakalli”...
26/02/2026

🌸 Fushatë Ndërgjegjësimi për Vaksinimin kundër HPV ( Human Papilloma Virus ) 🌸

Sot në ambientet e shkollës “Jani Bakalli” u zhvillua një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e vaksinimit kundër HPV (Human Papilloma Virus).

Gjatë këtij takimi me nxënësit, u diskutua hapur dhe me profesionalizëm mbi çfarë është HPV, si transmetohet, dhe mbi të gjitha – pse vaksinimi është një hap thelbësor në mbrojtjen e shëndetit të brezit të ri.

HPV është një nga viruset më të përhapur, i cili lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e qafës së mitrës. Vaksinimi në moshë të hershme ofron mbrojtje të sigurt dhe efektive, duke parandaluar pasoja serioze në të ardhmen.

Brezi i ri meriton informacion të saktë, mbrojtje dhe kujdes. Investimi në parandalim sot do të thotë më pak sëmundje nesër.

Së bashku për një shoqëri më të informuar dhe më të shëndetshme 💙

Në shkollën "Dino Ismaili"  Levan u zhvillua një takim me nxënësit mbi rëndësinë e vaksinimit kundër HPV.Informimi, vaks...
26/02/2026

Në shkollën "Dino Ismaili" Levan u zhvillua një takim me nxënësit mbi rëndësinë e vaksinimit kundër HPV.
Informimi, vaksinimi dhe depistimi janë tre hapa kyç për të mbrojtur shëndetin e vajzave dhe djemve dhe për të ulur ndjeshëm rastet me kancer në të ardhmen.
Gjithashtu u zhvillua një bisedë me stafin mbi rëndësinë e depistimit të hershëm përmes Pap Test, si një metodë e sigurt për zbulimin në kohë të ndryshimeve qelizore që mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës.

Së bashku për më shumë ndërgjegjësim dhe parandalim! 💙

Takim informues me personelin e Çerdhes Nr. 5 mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës. U diskutua ro...
24/02/2026

Takim informues me personelin e Çerdhes Nr. 5 mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës. U diskutua roli i depistimit të hershëm, Pap testit dhe vaksinimit HPV si mënyra efektive për mbrojtjen e shëndetit të grave. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbeten hapi më i fortë drejt parandalimit.

Takim informues me personelin e Kopshtit Nr.10  mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës. U diskutua ...
19/02/2026

Takim informues me personelin e Kopshtit Nr.10 mbi rëndësinë e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës.
U diskutua roli i depistimit të hershëm dhe Pap testit si mënyra efektive për mbrojtjen e shëndetit të grave.
Informimi dhe ndërgjegjësimi mbeten hapi më i fortë drejt parandalimit.

Zbulimi i hershëm, përmirëson shanset për një trajtim të suksesshëm. Mos prit të shfaqen simtomat, por kryej PAP-TEST-in...
18/02/2026

Zbulimi i hershëm, përmirëson shanset për një trajtim të suksesshëm. Mos prit të shfaqen simtomat, por kryej PAP-TEST-in në mënyrë periodike.

Informim-ndërgjegjësim në konsultorin e fëmijës në Qsh.Nr 2 për vaksinimin kundër HPV të djemve dhe vajzave . Në bashkëp...
17/02/2026

Informim-ndërgjegjësim në konsultorin e fëmijës në Qsh.Nr 2 për vaksinimin kundër HPV të djemve dhe vajzave . Në bashkëpunim me stafin shëndetësor u informuan prindërit mbi përfitimet e vaksinës, sigurinë dhe kohën e duhur të aplikimit, si edhe u orientuan për skemën e vaksinimit.

Roli i konsultorit të grave ështe thelbësor në këshillimin, orientimin dhe ndërgjegjësimin mbi kancerin e qafës së mitrë...
17/02/2026

Roli i konsultorit të grave ështe thelbësor në këshillimin, orientimin dhe ndërgjegjësimin mbi kancerin e qafës së mitrës. Gjatë bisedës u theksua rëndësia e depistimit të hershëm dhe e kryerjes së Pap Test-it si egzaminim kyç për zbulim në kohë.

Përmes informimit dhe mbështetjes, gratë inkurajohen të kryejnë kontrolle periodike dhe testime parandaluese për mbrojtjen e shëndetit tyre.

Address

Jani Bakalli
Fier
34

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35534222571

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram