Fondacioni "Logoalb"

Fondacioni "Logoalb" ( nëpërmjet Qendrës së shërbimeve terapeutike "LogoMED") �

Fondacioni "LogoALB" është themeluar për tu ardhur në ndihmë të gjithë individëve me nevoja të veçanta duke ofruar shërbimet e tij terapeutike nga specialistë të fushës.

3 Dhjetor 2022. Bashkimi ben fuqine 🧡
03/12/2022

3 Dhjetor 2022. Bashkimi ben fuqine 🧡

Çfarë kanë nevojë të dëgjojnë fëmijët e zemëruar ⬆️•••••••
14/08/2022

Çfarë kanë nevojë të dëgjojnë fëmijët e zemëruar ⬆️






Pse fraza “Ki kujdes” është kundërproduktive?Kur i themi fëmijëve “Ki kujdes” ne jemi duke i thënë se bota rreth tyre nu...
25/07/2022

Pse fraza “Ki kujdes” është kundërproduktive?

Kur i themi fëmijëve “Ki kujdes” ne jemi duke i thënë se bota rreth tyre nuk është e sigurt, se ata nuk duhet që të ndërmarrin rreziqe dhe se frikat tona janë më të rëndësishme sesa eksplorimi dhe të mësuarit e tyre. Si rezultat, ata fillojnë që të krijojnë një sens ankthi dhe mosbesimi ndaj vetes dhe botës rreth tyre. A ka arsye pse ata duhet të jenë të kujdesshëm? Pa dyshim. Por ata mund ta mësojnë këtë gjë pa i ndërprerë ne eksplorimin. Ata mund të mësojnë përmes pasojave natyrale (brenda limiteve të sigurisë). Ata mund të mësojnë duke sjellë vetëdijesim në trupin e tyre dhe më pas duke i ndihmuar që të zgjidhin problemin. Ka plot raste të tjera nëpërmjet të cilave ata do e mësojë problem-zgjidhjen komplet vet. Puna jonë është që të qëndrojmë të qetë dhe të heshtur, ti japim atyre mundësinë që t’i zbulojnë gjërat vet dhe vetëm të japim udhëzime kur është e nevojshme. Kur ne bëjmë këtë gjë, fëmijët tanë fillojnë që të krijojnë një sens të thellë të besimit në vete, resiliencës dhe aftësive të vetes. Me këtë rast edhe risku i lëndimit në fakt ulet sepse ne nuk jemi duke e ndërprerë procesin.

Një mënyrë se si mund të menaxhoni këto situata është që të mos i ndaloni fëmijët të bëjnë atë që mendojnë se mund ta bëjnë, vec rasteve kur rreziku është i madh dhe mund të ketë lëndime të rënda. Nëse fëmija është në një fazë “freeze” dhe po mundohet realisht, jepini 15-20 sekonda kohë në mënyrë që të përpiqet dhe tëkuptojë se si t’ja dalë vetë. Nëse nuk mundet, bëni ju ndërhyrjen tuaj.

Si prezantohet stili i atashimit gjate periudhave te ndryshme te jetes? ⬆️
15/07/2022

Si prezantohet stili i atashimit gjate periudhave te ndryshme te jetes? ⬆️

7 menyra se si t’i pergjigjeni te folurit negativ te femijes ndaj vetes
02/06/2022

7 menyra se si t’i pergjigjeni te folurit negativ te femijes ndaj vetes

Aristoteli dikur ka thënë se “Ne jemi ajo që ne bëjmë vazhdimisht. Kështu ekselenca nuk është një veprim por një zakon”....
27/03/2022

Aristoteli dikur ka thënë se “Ne jemi ajo që ne bëjmë vazhdimisht. Kështu ekselenca nuk është një veprim por një zakon”. Kur vjen puna për të rritur njerëz emocionalisht inteligjentë kjo është më se e aplikueshme. Në fakt, zakonet që ne kultivojmë brenda familjeve tona mund të kenë një impakt të madh në shëndetin emocional të fëmijëve tanë.

Familjet emocionalisht të shëndetshme kanë një tërësi zakonesh të cilat bëjnë vazhdimisht. Kanë një mënyrë specifike se si ndërveprojnë dhe lidhen me njëri-tjetrin. Këto zakone krijojnë një mjedis të sigurt dhe të dashur dhe kjo ndihmon shumë në krijimin e bazave të shëndetshme për të ardhmen.

Është më se e kuptueshme që këto familje nuk i bëjnë GJITHMONË këto zakone dhe nuk janë perfekt gjatë gjithë kohës. Madje mendojnë edhe se t’i bësh gjërat gjithmonë në mënyrën e duhur është jo aq e shëndetshme sepse në fund të fundit nga gabimet mëson.

Një tjetër gjë që ata dinë është se edhe momentet më të thjeshta kanë vlerë sepse janë gjërat e vogla të përditshmërisë ato që krijojnë impaktin më të madh. Me kalimin e kohës, këto momente të vogla shtohen dhe bëhen pjesë e identitetit tonë- si familje dhe si individë.

Nëse ne jemi ajo që bëjmë vazhdimisht, atëherë zakonet emocionalisht të shëndetshme do të krijojnë njerëz resilient, konfident dhe inteligjent emocionalisht.

Terapia narrative “Pema e Jetës”Pema e jetës është një qasje shpresëdhënëse e punës me fëmijët, adoleshëntët dhe të rrit...
10/03/2022

Terapia narrative “Pema e Jetës”

Pema e jetës është një qasje shpresëdhënëse e punës me fëmijët, adoleshëntët dhe të rriturit të cilët janë duke përjetuar kohë të vështira. Kjo i lejon njerëzit të flasin për jetën e tyre në mënyra që nuk janë ritraumatizuese por në vend të kësaj forcon marrdhënien e tyre me historinë që kanë, me kulturën dhe me njerëzit e rëndësishëm në jetë. Kjo teknikë është përdorur në shumë kontëkste që nga grupe t e refugjatëve, ata që kanë përjetuar katastrofa natyrore, fëmijë të cilët janë përjashtuar prej komuniteteve të tyre për shembull shkollat, gratë të cilat kanë qenë pre e dhunës domestike. Po ashtu kjo teknikë rekomandohet edhe në rastet e abuzimit fizik, neglizhimit dhe abuzimit emocional brenda familjes.

Zhvillimi gjuhësor në moshën 2-3 vjeç.
20/02/2022

Zhvillimi gjuhësor në moshën 2-3 vjeç.

Bëni diferencën. Të dyja situatat kanë nevojë per një menaxhim ndryshe.
11/02/2022

Bëni diferencën. Të dyja situatat kanë nevojë per një menaxhim ndryshe.

Zhvillimi gjuhësor në moshën 1-2 vjeç.
02/02/2022

Zhvillimi gjuhësor në moshën 1-2 vjeç.

3 vitet e para të jetës, kur truri është duke u zhvilluar dhe maturuar, janë periudha më intensive për përvetësimin e të...
22/01/2022

3 vitet e para të jetës, kur truri është duke u zhvilluar dhe maturuar, janë periudha më intensive për përvetësimin e të folurit dhe zhvillimin gjuhësor.

Eshtë e rëndësishme që fëmija gjatë kesaj periudhe të jetë I ekspozuar mjaftueshem ndaj stimujve të duhur, për ti dhënë atij mundësine për të përvetësuar gjuhen dhe për të shmangur në këtë menyre vështirësite me të cilat mund të perballet.

Sapo fëmija është i gatshëm të ulet dhe të mbajë gjëra në duar, ai do të adhurojë të eksplorojë koshin e thesareve. Ky ë...
16/01/2022

Sapo fëmija është i gatshëm të ulet dhe të mbajë gjëra në duar, ai do të adhurojë të eksplorojë koshin e thesareve. Ky është një kosh i ulët dhe i fortë që e mund ta keni mbushur me mjete shtëpiake interesante dhe gjëra nga natyra. Këto objekte mund të jenë të mëdha mjaftueshëm të mos gëlltiten dhe mundësisht të mos kenë cepa të mprehtë ose gjithcka tjetër që mund të vendosin fëmijën në rrezik kur preken ose futen në gojë. Vogëlushët pak më të rritur e preferojnë koshin po njëlloj- thjesht kini kujdes që ta prezantoni me objekte të reja, duke fshehur disa kuti të vogla që mund t’i intrigojnë. Bebet adhurojnë që të eksplorojnë gjëra reale që janë shumë ndryshe nga lodrat e tyre plastike ose të buta. Koshi i thesareve ofron një tërësi zgjedhjesh për ngjyra, tekstura, tinguj dhe aroma.

Ndërtimi i vetëdijësimit sensor Që prej lindjes e deri në moshën 6 vjeç , ushtrimet për të zhvilluar vetëdijësimin senso...
06/01/2022

Ndërtimi i vetëdijësimit sensor

Që prej lindjes e deri në moshën 6 vjeç , ushtrimet për të zhvilluar vetëdijësimin sensor janë shumë të vlefshme sepse kjo është koha kur zhvillohet më shumë sistemi nervor. Ndërsa stimulojmë shqisat e fëmijës në mënyra që i kërkojnë të vënë re dhe të dallojnë një objekt nga tjetri, sinjalet dërgohen nga sistemi nervor ne tru dhe pastaj përsëri në sistemin nervor. Sa më shpesh të ndodhë kjo, aq më të forta bëhen rrugët neurale sepse truri merr stimulim të rëndësishëm që është esencial për funksionimin e duhur.

Të mësuarit se si të mësojmë më vonë në jetë varet shumë nëse trurit tënd i janë përforcuar rrugët neurale kur ke qenë në një moshë të hershme.

Gjatë muajve të parë të jetës së tyre, bebet gjithmonë e më shumë fillojnë të shikojnë më shumë gjëra, të dëgjojnë më shumë, prekin, shijojnë dhe nuhasin pothuajse gjithçka në mjedisin ku ata jetojnë. Edukimi sensor i fëmijës ka nisur që në lindjen e tij kur e keni mbajtur ne duar për herë të parë edhe e keni përqafuar pranë jush. Ekspozimi ndaj eksperiencave sensore ka vazhuar ndërsa ka nuhatur aromën rehatuese të lëkurës së prindërve, pamjet, tingujt, nuhatjet e gjithçkaje vërballë, prekja e rrobave kundrejt lëkurës dhe shija e ushqimit të parë solid që i ka kaluar nëpër buzë.

Bebet janë vëzhguesit më të mirë të mjedisit vitet e para të jetës. Gjithçka që një bebe shikon lë një impresion dhe e stimulon trurin dhe sistemin nervor dhe po ashtu ndikon në sensin e sigurisë dhe mbrojtjes tek fëmija.





26/12/2021

Gezuar festat nga Fondacioni "Logoalb" 🎄🎅

Festa jone e vogel per femijet u realizua me shume dashuri nga Anna dhe Ola ( ) 🤶🤶

Faleminderit aktores se dashur Liliana Ristani per perrallen e mrekullueshme dhe dashurine e ofruar per femijet tane. 🤶

Faleminderit dhe babagjyshin qe kenaqi femijet tane me prezencen e tij. 🎅

Faleminderit per dhuratat e bukura.🤶

3 Dhjetor: Dita Nderkombetare e Personave me Aftesi Ndryshe.
03/12/2021

3 Dhjetor: Dita Nderkombetare e Personave me Aftesi Ndryshe.

Fëmijët janë njerëz të vegjël me ndjenja të mëdha. Ata e përjetojnë jetën në mënyrë më intense sesa të rriturit. Ngjarje...
10/04/2021

Fëmijët janë njerëz të vegjël me ndjenja të mëdha. Ata e përjetojnë jetën në mënyrë më intense sesa të rriturit. Ngjarje të vogla siç është të marrit e një baloni, mund t’a mbushë fëmijën tuaj me gëzim. Po ashtu edhe nga ana tjetër, emocionet e fëmijës mund të shpërthejnë edhe negativisht. Mundet që fëmiaj juaj të zemërohet sepse vëllai ose motra i ka prekur lodrën e tij, ose mund të ulërijnë sepse ju i prevët frutin e tyre të preferuar jo ashtu siç e kishin menduar ata. Ata nuk duan që të jenë të vështirë për ju me këto emocione ekstreme. Ata thjesht po përpiqen që të përballen me situatën në mënyrën më të mirë që ata dinë.

Kërkuesit kanë zbuluar tre tipe se si prindërit reagojnë ndaj emocioneve të fëmijës:

👆🏻Prindërit emocion-shmangës- injorojnë emocionet negative të fëmijës ose përpiqen që ti heqin ato qafe shpejt duke i shpërqëndruar ose duke i thënë fëmijës se nuk kanë pse të ndihen në atë mënyrë.

✌🏻Prindërit lejues- janë shumë pranues ndaj ndjenjave të fëmijës por nuk vendosin kufij ose të udhëheqin fëmijët kundrejt emocioneve. Kjo mund të shkaktojë probleme kur të tjerët janë më pak tolerantë ndaj shpërthimeve të fëmijës

👌🏻Prindërit emocion-trajnues- besojnë se koha kur fëmijët bëhen të ndjeshëm janë mundësi për t’u afruar dhe për të mësuar. Ata i vlerësojnë ndjenjat e fëmijës por në të njëjtën kohë i ndihmojnë se si t’i menaxhojnë ato. Kur prindërit trajnojnë emocionet ë fëmijës, ata bëhen të aftë që të kenë kontroll mbi emocionet e tyre, të kenë marrëdhënie më të mira me bashkëmoshatarët, të jenë më të aftë akademikisht dhe po ashtu të kenë edhe shëndet më të mirë fizik



2 April - World Autism Awareness Day 🧩 Dita e vetëdijësimit për Autizmin është njohur data 2 Prill, ku anëtarët e Kombev...
02/04/2021

2 April - World Autism Awareness Day 🧩

Dita e vetëdijësimit për Autizmin është njohur data 2 Prill, ku anëtarët e Kombeve të Bashkuara inkurajohen të marrin masa për rritjen e vetëdijesimit rreth njerëzve me çrregullimin e spektrit të autizmit, duke përfshirë Autizmin dhe Sindromën Asperger kudo në botë.

anxiety

Qëllimet e trajtimit oro-motor janë: 1.Të rrisë vetëdijen për mënyrën e artikulimit. 2.Normalizimi i hiper po hi...
15/03/2021

Qëllimet e trajtimit oro-motor janë:

1.Të rrisë vetëdijen për mënyrën e artikulimit.

2.Normalizimi i hiper po hipo ndjeshmërisë ndaj stimulimit të muskujve të zonës së gojës.

3. Të eleminojë modelet reflective të vjetra të artikulimit dhe ti zëvendësojë me lëvizje të reja të sakta për artikulimin.

4.Të rrisë stabilitetin dhe diferencimin e lëvizjes së strukturave orale.

5.Të përmirësojë artikulimin duke rritur fuqinë dhe njëpasnjëshmërinë e lëvizjeve të komponentëve të mekanizmit oral.

̈mijë

Address

Rruga Koço Koçollari, Nd. 46, H 2, Lagjia Varosh
Gjirokastër
6001

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fondacioni "Logoalb" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Fondacioni "Logoalb":

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram