Farmaci Veterinare Aquila

Farmaci Veterinare Aquila Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Farmaci Veterinare Aquila, Pharmacy / Drugstore, Farmaci Veterinare Aquila
Kamëz, Kamëz.

Farmaci Vetetinare Aquila operon në tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve mjekësore veterinare, ushqimeve dhe aksesorve për të gjitha kafshët gjithashtu tregton ushqime, materiale dhe aksesor që përdoren në fushën e bletarisë.

07/01/2025

Asociatia Medicilor Veterinari pentru animale de Companie din Romania

Cat Hygiene Products.Produkte higjenike për mace
12/11/2024

Cat Hygiene Products.
Produkte higjenike për mace

28 Shtatori është Dita Botërore Kundër Tërbimit. Kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim që të rritet vetëdija për parandali...
29/08/2024

28 Shtatori është Dita Botërore Kundër Tërbimit. Kjo ditë shënohet çdo vit me qëllim që të rritet vetëdija për parandalimin e tërbimit dhe për të vënë theksin te rëndësia e mposhtjes së kësaj sëmundjeje të tmerrshme.
në kuadër të ditës botërore të Tëbimit, do të ofrojë vaksinimin kundër Tërbimit me një çmim simbolik, prej 500 lekësh. Kjo fushatë sensibilizusese do të zgjasë për gjatë gjithë muajit shtator dhe të gjithë katërputroshët tuaj, do vaksinohen me një nga vaksinat më të mira ne tregun tonë, atë të Nobivac Rabies të kompanisë Intervet-MSD.

👉“Praktikat e mira në bletari për prodhimin e mjaltit cilësor dhe të sigurtë” ishte tema e trajnimit dy ditor të mbajtur...
12/02/2024

👉“Praktikat e mira në bletari për prodhimin e mjaltit cilësor dhe të sigurtë” ishte tema e trajnimit dy ditor të mbajtur në Pallatin e Kulturës Kamëz organizuar nga Farmaci Veterinare Aquila dhe Kopshti i Bletës.

🟢Në këtë takim morën pjesë bletar nga Kamza, Tirana, Vora dhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë.
🗣️Ky trajnim u mbajt nga:
Dr. Vitor Malutaj President i Federatës së Bletërritësave të Shqipërisë.
Prof. Dr. Lumturi Sena pedagoge në Universitetin Bujqësor Të Tiranës
Dr. Gëzime Shehu përgjegjëse e sektorit të veterinarisë pranë drejtorisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjës se Bimëve Tiranë.
DMV. Abdyl Arifaj kryetar i shoqatës së Apiterapisë në Shqiperi.
DMV. Klodian Cara Mjek Veterinar dhe administrator i “Kopshtit të Bletës”.

🏡Trajnimi kryesisht u fokusua në praktikat e mira të mbarështimit të bletëve, njohjen dhe trajtimin e sëmundjeve kryesore që prekin bletën, PMV e lejuara për përdorim në bletari, Apiterapia dhe vlerat e saj, ndër të tjera u bë prezantimi dhe njohja me ligjin e Bletarisë i cili hyn në fuqi me 1 maj të këtij viti.

🙏Dua të falenderoj të gjithë pjesëmarrësit të cilët ju bashkuan këtij trajnimi dy ditor për të bashkndarë njohuri dhe eksperienca të ndryshme për bletarinë bashkohore.
Falenderime dhe mirnjohje pafund për Lektorët e këtij trajnimi të cilët ishin padiskutim aktorët më të rëndësishëm në realizimin me sukses maksimal të kësaj nisme.
Falenderime pafund dhe për drejtoreshën e pallatit të Kulturës Kamëz znj. Rigelca Gupe e cila na siguroj mbështetjen e saj të pakursyeshme për realizimin e këtij trajnimi.
Faleminderit miqve dhe Kolegve të mij që punuan për realizimin me sukses të këtij evenimenti: .shkreli

Farmaci Veterinare “Aquila” ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2024. Le të jetë një vit i mbarë dhe i begatë në çdo aspekt të jet...
31/12/2023

Farmaci Veterinare “Aquila” ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2024. Le të jetë një vit i mbarë dhe i begatë në çdo aspekt të jetës tuaj.
Gëzuar 2💙24!
🐝

Bëhuni klienti ynë preferencial duke u pajisur më Kartën e Klientit “Aquila” përfitoni zbritje ose bonuse, për çdo blerj...
23/12/2023

Bëhuni klienti ynë preferencial duke u pajisur më Kartën e Klientit “Aquila” përfitoni zbritje ose bonuse, për çdo blerje në farmacinë tonë. Vlera dhe perfitimi juaj vjen vetëm duke u rritur nga blerja në blerje. Çdo vlerë e blerjeve tuaja do shtohet në mënyre automatike kartës tuaj, deri në arritjen e vlerës maksimale prej 200,000 Lekë, ku pas kësaj vlere ju do shpërbleheni me një kupon me një vlerë të caktuar. Me Kartën e Klientit “Aquila” do ketë aplikime në zbritje për produkte të ndryshme që do varjojë nga 5-10% për aq kohë sa ju do të jeni klientë i jonë preferencial.
“Ne e vlerësojmë mundësinë për t’ju shërbyer”.

22/12/2023

3 vjet më parë unë kurrë së kisha menduar se “Farmaci Veterinare Aquila” do kishte kaq sukses. Kur e nisëm rrugëtimin to...
10/12/2023

3 vjet më parë unë kurrë së kisha menduar se “Farmaci Veterinare Aquila” do kishte kaq sukses.
Kur e nisëm rrugëtimin tonë para 3 vitesh, e nisëm me misionin për të ofruar një shërbim adekuat për fermerët, bletarët, dashamirësve të 4-putroshëve dhe çdokujt që kishte nevojë për të. Sot pas 3 vitesh jemi te suprizuar nga besimi, që aktorët e mësipërm na kanë dhënë.
Të dashur fërmerë, bletarë dhe familjarë të 4- putroshëve, besimi që ju keni tek ne, neve na jep një sadisfaksion shumë të madh, na bën që çdo ditë të përmirsojmë punën tonë, shërbimet tona edhe vetën tonë si në aspketin profesional dhe atë human. Rritja kaq e shpejtë e “Aquilës” nuk do kishte ndodhur do pa dashamirsinë tuaj dhe suportin tuaj.
Për këtë ne do ju jemi mirnjohës dhe falendërues për♥️sisht.
Faleminderit bashkpuntorve të mij në aspektin e biznesit, depove farmaceutike, parafarmaceutike, importuesve dhe prodhuesve me të cilët ne kemi mardhënie të ndërsjellta biznesi.
Faleminderit për të gjithë kolegët e mij që me suportin e tyre kanë qënë një shtysë e mirë për në rrugën e suksesit.
Faleminderit familjes dhe miqve të mij të cilët kanë shërbyer si dora e djathtë gjatë kësaj kohe.
Faleminderit doktoreshës Frida Boka\Thaka pasi me përkushtimin dhe profesionalizmin e saj pa dyshim ka dhënë një kontribut të vyer për “Aquilen”.

Shampo e thatë 100 grShampo për larje të thatë në formë pudre. Indikacionet: Është menduar për pastrim kimik të gëzofit ...
09/12/2023

Shampo e thatë 100 gr

Shampo për larje të thatë në formë pudre.

Indikacionet: Është menduar për pastrim kimik të gëzofit dhe qimeve të qenve dhe maceve. Mund të përdoret tek kafshët e të gjitha racave.
Përveç pastrimit të flokëve, aplikimi pudrës neutralizon edhe aromat e pakëndshme dhe flokët bëhen të bukur dhe me të rregulluar.

Përdorimi: Aplikojeni pluhurin në flokët të thatë, duke e masazhuar butësisht me gishta derisa papastërtia të përthithet plotësisht. Lëreni të veprojë për disa minuta krehni derisa papastërtia të zhduket nga flokët.

Të gjitha produktet e linjës “VELELEK” do kenë 40% ulje për 4-putroshët tuaj!
20/11/2023

Të gjitha produktet e linjës “VELELEK” do kenë 40% ulje për 4-putroshët tuaj!

NexGard Kombo është Produkti Mjekësor Veterinar ideal për të trajtuar macen tuaj nga endoparazizët dhe ektoparazitët.
07/11/2023

NexGard Kombo është Produkti Mjekësor Veterinar ideal për të trajtuar macen tuaj nga endoparazizët dhe ektoparazitët.

Lodrat për kafshët shtëpiake lejojnë që 4-putroshët tuaj të mbajnë shkathtësinë e tyre dhe koordinimin e lëvizjeve, të n...
06/11/2023

Lodrat për kafshët shtëpiake lejojnë që 4-putroshët tuaj të mbajnë shkathtësinë e tyre dhe koordinimin e lëvizjeve, të normalizojnë tretjen dhe të forcojnë muskujt. Ata shërbejnë dhe për argëtim për ta sepse ashtu siç njeriu kalon momente ankthi shpesherë dhe kafshët tona mund ti përjetojnë momentet e ankthit dhe stresit ndaj prania e lodrave në shtëpitë e “prindërve” të qenit dhe maceve është gjithmonë e domosdoshme.

Address

Farmaci Veterinare Aquila Kamëz
Kamëz
1030

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00
Sunday 08:00 - 13:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Farmaci Veterinare Aquila posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Farmaci Veterinare Aquila:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram