20/07/2025
Faktori V Leiden është një variacion gjenetik që ndikon në procesin e koagulimit të gjakut, duke rritur rrezikun për zhvillimin e trombozës. Ky ndryshim ndodh për shkak të një mutacioni në gjenin që kodon për faktorin V, ku ndodhi një zëvendësim bazash G me bazën A në pozitat 1691 (G1691A). Si pasojë, krijohet një formë e ndryshuar e faktorit V, e njohur si "varianti Leiden", i cili ka një aktivitet më të lartë pro-koagulant, duke stimuluar më shumë aktivizimin e protrombinës (faktori II) dhe trombinës, dy enzima të rëndësishme në kaskadën e koagulimit.
👉Ky mutacion i bën individët më të predispozuar ndaj trombozës, e cila është formimi i mpiksjes së gjakut brenda enëve të gjakut dhe mund të çojë në komplikacione serioze shëndetësore.
👉Varianti Leiden është i pranishëm në rreth 1.4 - 4.2% të popullsisë evropiane dhe është më i përhapur tek individët me origjinë europiane.
👉Individët heterozigotë, që kanë një kopje të variantit të mutuar dhe një të zakonshme, kanë një risk 8 herë më të lartë për të zhvilluar trombozë venoze. Ndërsa ata që janë homozigotë, që kanë dy kopje të mutacionit, kanë një rrezik deri në 80 herë më të lartë për këtë gjendje.
📌Kjo e bën testimin e këtij mutacioni të rëndësishëm, veçanërisht për individët me histori familjare të trombozës ose ata që kanë faktorë të tjerë rreziku.
•
Për më shumë informacion na kontaktoni në çdo moment në:
📥 Inbox
📲 +355 69 303 3026
📍GeniusLAB Qendror, Kompleksi Delijorgji, Tiranë
𝐆𝐞𝐧𝐢𝐮𝐬𝐋𝐀𝐁 - 𝗥𝗿𝗷𝗲𝘁 𝗹𝗮𝗯𝗼𝗿𝗮𝘁𝗼𝗿𝗶𝗸 𝗶 𝗮𝗸𝗿𝗲𝗱𝗶𝘁𝘂𝗮𝗿