Klinika Dentare Gazioni Dent

Klinika Dentare Gazioni Dent Në këtë klinikë kryhen këto shërbime:
-Kirurgji
-Implantologji
-Terapi
-Protetikë
-Zbardhim Dhëmbësh

E nisim të premten me një ëmbëlsirë!🤩✨
08/07/2022

E nisim të premten me një ëmbëlsirë!🤩✨

19/06/2022

🦷ℕ𝕦𝕜 𝕖𝕤𝕙𝕥𝕖 𝕒𝕤𝕟𝕛𝕖𝕙𝕖𝕣𝕖 𝕧𝕠𝕟𝕖 𝕡𝕖𝕣 𝕥𝕖 𝕕𝕣𝕖𝕛𝕥𝕦𝕒𝕣 𝕕𝕙𝕖𝕞𝕓𝕖𝕥!🦷

ℝ𝕖𝕫𝕖𝕣𝕧𝕠𝕟𝕚 𝕜𝕠𝕟𝕤𝕦𝕝𝕥𝕖𝕟 𝕥𝕦𝕒𝕛 𝕗𝕒𝕝𝕒𝕤 𝕟ë 𝕟𝕦𝕞𝕣𝕚𝕟 𝕖 𝕞ë𝕡𝕠𝕤𝕙𝕥ë𝕞:

📲 069 2143 885

📤ose na kontaktoni në DM

📍Klinika Dentare Gazioni
Rruga Hafiz Ali Korça
Kavajë📍

📌𝕊𝕒 ℙ𝕒𝕤𝕥ë 𝔻𝕙ë𝕞𝕓ë𝕤𝕙 𝕕𝕦𝕙𝕖𝕥 𝕥ë 𝕡ë𝕣𝕕𝕠𝕣𝕚𝕞?⚜️Sasia e duhur e pastës nuk duhet ta kalojë madhësinë e një kokërr bizeleje. ℝ𝕖𝕫𝕖𝕣...
11/06/2022

📌𝕊𝕒 ℙ𝕒𝕤𝕥ë 𝔻𝕙ë𝕞𝕓ë𝕤𝕙 𝕕𝕦𝕙𝕖𝕥 𝕥ë 𝕡ë𝕣𝕕𝕠𝕣𝕚𝕞?
⚜️Sasia e duhur e pastës nuk duhet ta kalojë madhësinë e një kokërr bizeleje.

ℝ𝕖𝕫𝕖𝕣𝕧𝕠𝕟𝕚 𝕜𝕠𝕟𝕤𝕦𝕝𝕥𝕖𝕟 𝕥𝕦𝕒𝕛 𝕗𝕒𝕝𝕒𝕤 𝕟ë 𝕟𝕦𝕞𝕣𝕚𝕟 𝕖 𝕞ë𝕡𝕠𝕤𝕙𝕥ë𝕞:

📲 069 2143 885

📤ose na kontaktoni në DM

📍Klinika Dentare Gazioni
Rruga Hafiz Ali Korça
Kavajë📍

16/05/2021

𝕍𝕖𝕟𝕕𝕠𝕤𝕛𝕒 𝕞𝕖 𝕤𝕦𝕜𝕤𝕖𝕤 𝕖 𝕟𝕛ë 𝕚𝕞𝕡𝕝𝕒𝕟𝕥𝕚 𝕞𝕒𝕜𝕤𝕚𝕝𝕒𝕣 🦷💉😷

• 09/04/2019• Aplikimi me sukses i implanteve ne nofullen maxilare me metoden P.R.P.• 🕛 Koha: 30 min.• Implantet e certe...
10/04/2019

• 09/04/2019
• Aplikimi me sukses i implanteve ne nofullen maxilare me metoden P.R.P.
• 🕛 Koha: 30 min.
• Implantet e certefikuara nga BASHKIMI EUROPIAN DHE MINISTRIA E SHENDETESISE

@ Kavajë

09/09/2016
HIGH SAFETY AND HIGH TECH
09/09/2015

HIGH SAFETY AND HIGH TECH

01/08/2013
Grafia Panoramike Dentare
01/08/2013

Grafia Panoramike Dentare

30/05/2012

Disa këshilla:

Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç´janë, megjithëse reklamat thonë të kundërtën. Pasta heq njollat nga dhëmbët por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve.
Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla.

Fluori
Mos blini një pastë dhëmbësh që nuk përmban fluor. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 %. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm (pjesë për milion). Të rriturit bëjnë mirë të përdorin një pastë dhëmbësh me përqindjen më të lartë të fluorit që lejohet. Por ajo që është me rëndësi tek një lloj paste dhëmbësh nuk është vetëm përmbajtja e fluorit por edhe aftësia e përmbajtjes së pastës për të lidhur kimikisht fluorin me emalin. Pasta dhëmbësh me një aftësi të tillë janë p.sh. Dentosal apo Euro Shopper. Pasta dhëmbësh me aftësi të keqe janë p.sh. Vademecum dhe Stomatol. Dy lloje fluori mund të përdoren në një pastë dhëmbësh, fluorid natriumi (në anglisht quhet sodiumfluorid) dhe monofluorfosfat natriumi. Që të dyja mbrojnë dhëmbët ndaj gërryerjeve por lloji i parë mbron pak më mirë. Që fluori të japë efektin më të madh në gojë duhet që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, pas ngrënies së mëngjesit dhe pas ngrënies së darkës.

Larja e dhëmbëve
Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës. Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mish*t të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët. Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën. Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”.

Kërcitja e dhëmbëve
Kush kërcet dhëmbët në gjumë është duke bluar një problem – qoftë mekanik apo shpirtëror. Kërcitja e dhëmbëve në gjumë nuk është ndonjë dukuri e rrallë tek njerëzit. Sipas një studimi që bëri Maurice Ohayon dhe trupa e tij e Universitetit të Standord-it të SHBA-së, duke hulumtuar mbi 13 000 vetë në Gjermani, Angli, dhe Itali doli se më tepër se 8% të të pyeturve kërcisnin dhëmbët të paktën një herë në javë. Kjo kërcitje shkakton më tepër se shqetësimin e bashkëshortit në prehjen e natës.

Pse është e rëndësishme higjiena
Dhëmbë të pastër dhe një furçe e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Sipas lidhjes amerikane të dentistëve dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes.

Rritja e dhëmbëve në laborator
Shkencëtarët kanë përdor me sukses teknikat inxhinierike të indeve për të rritur dhëmbë pothuajse në formën e plotë në kafshë. Ata besojnë se ky zbulim i madh do të mund të çonte drejt krijimit të dhëmbëve surrogatë biologjikë që do të zëvendësonin dhëmbët e njeriut. Dr Pamela Yelick është e mendimit se një ditë do të bëhet e mundur rritja e dhëmbëve të njeriut në madhësinë dhe formën e dëshiruar të cilët do të zënin vend në nofull posi dhëmbët natyrorë. Ajo parashikon se brenda 5 vjetëve, do të marrim vesh me saktësi nëse qelizat zanafillëse të dhëmbëve mund të manipulohen për të bioinxhinieruar dhëmbët. Pastaj për të mbërritur në krijimin e dhëmbëve të njeriut do të duheshin edhe 5 deri 10 vjet të tjera.

Pse duhet përdorur Koenzima Q 10
Koenzima Q10 (ubiquinone) bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Ajo është një lëndë – mund të jetë vitaminë ose e ngjashme me të që është e pranishme në çdo qelizë të trupit të njeriut që përveç të tjerash mundëson qelizat të marrin frymë. Trupi i njerëzve që merren me punë që kërkojnë lëvizje të shpeshta apo shtrydhje koke ka një nevojë më të madhe për koenzimën Q10, sidomos ata që i kanë kaluar të 35 vjetët. Por njerëzit që ndjehen të shëndetshëm nuk kanë përse të marrin ekstra Q10. Në të vërtetë Q10-ta është pranishme në sasi të vogla në një numër të madh ushqimesh por përqendrimin më të madh e gjejmë në organet mishtore si zemra, mëlçia dhe veshkat por edhe në tule, vaj luledielli, sardele, skumbri, kikirikë. 450 gram sardele, po ashtu si 900 gram tul, po ashtu si 1 kg e 350 g kikirikë japin 30 mg koenzimë Q10 (CoQ10).

Kërcitja e dhëmbëve, sjell dhimbjen e kokës
Fërkimi i zhurmshëm i dhëmbëve mund të sjellë edhe shqetësime nga ana e shëndetit. Vetë ata që fërkojnë e kërcasin dhëmbët gjatë natës nuk e marrin për kaq shqetësues këtë veprim të tyre dhe shpesh nuk e kuptojnë që pikërisht ky fërkim u jep të nesërmen dhimbje të nofullave, kockave, kokës apo shtrëngim të muskujve të fytyrës. Përsëritja e këtij fërkimi dhe kërcitjeje të dhëmbëve me kohën sjell si pasojë gërvishtje apo edhe vrimë në dhëmbë. Sipas kirurgut të nofullave Ralf-Schön të Universitetit të Freiburg-ut vetëm 15% e të prekurve ndjejnë dhimbje, të cilat mund të jenë tepër të mëdha. Kjo është e kuptueshme pasi hulumtimet kanë treguar se fazat e shtrëngimit të nofullave mund të zgjasin deri në 45 minuta dhe mund të jetë disa herë më i madh se shtrëngimi i zakonshëm I nofullave gjatë mbllaçitjes. Sekrete bukurie

Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)gjeneraten ...
30/05/2012

Njeriu gjate jetes se tij ka dy gjenerata te dhembeve:
gjeneraten e dhembeve te qumeshtit (denticioni paresor)
gjeneraten e dhembeve te perhershem (denticioni permanent)
Dhembet e qumeshtit jane gjithsej njezet. Dhembet e pare dalin perafersisht pas muajit te gjashte te jetes, ku se pari dalin dhembet e poshtem preres. Te gjitha dhembet e qumeshtit dalin perafersisht deri ne moshen 3 vjeçare.
MBANI MEND: Pas ketyre dy gjeneratave te dhembeve nuk ekziston asnje zevendesim tjeter natyror per dhembe!
Dhembet e perhershem jane 28, pa dhemballet e pjekurise. I ashtuquajturi dhembi i pjekurise paraqitet rreth moshes 20 vjeçare.
Pjeset kryesore te dhembit:
çdo dhemb ka pjesen e bardhe te dukshme qe quhet kurora e dhembit dhe pjesen perforcuese ose ngulitese ne ashtin e nofulles qe quhet rrenja e dhembit.
Funksioni i dhembeve
Funksioni kryesor i dhembeve eshte prerja, copetimi dhe bluarja e ushqimit. Pas thermimit dhe bluarjes se ushqimit, me ndihmen e peshtymes behet faza fillestare e tretjes se ushqimit ne goje.
Dhembet luajne rol edhe ne te foluren e drejte, sidomos ne shqiptimin e bashtingelloreve: psh: t, th, s, dh, etj. Duhet theksuar se dhembet e paster dhe te shendoshe ngrisin pamjen estetike te femijes, ndaj keshtu mundesohet nje zhvillim normal psikofizik.
Shkaktaret e “renies” se dhembit
Ekzistojne disa shkaktare kryesore qe ndikojne ne “humbjen” e dhembit:
1. kariesi, prishja e dhembit.
2. pezmatimi (inflamcioni) i aparatit mbeshtetes te dhembit (paradontopatia)
3. trauma, humbja e dhembit per shkak te aksidentit.
Kariesi
Kariesi karakterizohet me shkaterrim te smaltit (shtresa e pare e dhembit) me ecuri te panderprere dhe me mundesi te perfshirjes se dentines dhe te palces se dhembit (shtresa e bute e dhembit). Kariesi nuk trashegohet, por mund te “trashegohet” nga shprehite e keqija, si “moslarja e dhembeve te te gjithe anetareve te familjes, edukata e ulet shendetesore, menyra e te te ushqyerit, etj. Ekzistojne disa faktore qe shkaktojne kariesin. Ato jane bakteriet, foma e dhembit, ushqimi dhe lengjet, peshtyma dhe faktori kohe.
Ushqimet dhe lengjet
Shfaqja e kariesit varet edhe nga ushqimi qe perdorim. Ata qe hane ushqim te embel dhe lengje te pasura me sheqer, jane shume me teper te rrezikuar nga kariesi. Eshte me rendesi te theksohet se sheqeri eshte prezent edhe ne disa prodhime qe ne nuk e presim psh: banane, fruta te thata, majoneze, ketçup.
“Prodhimet e qumeshtit dhe djathi i mbrojne dhembet”
Pasojat e humbjes se dhembit
Dhembet e shendoshe jane xhavahire natyrore, prishja dhe humbja e tyre jep pamje estetike te shemtuar!
Humbja e tyre shkakton çrregullime ne pertypjen e ushqimit.
Dhembet e prishur dhe pezmatimi i aparatit mbeshtetes te dhembit shkaktojne ere te keqe te gojes.
Zevendesimi i dhembeve “te humbur” me proteza ka shume mangesi: humbet shija, kushtojne shtrenjte etj…prandaj rendesia e mbajtjes se higjienes se tyre eshte shume shume e madhe.
Profilaksia, mbrojtja e dhembit nga semundjet
Per parandalimin e paraqitjes se semundjeve te dhembit dhe te gojes ekzistojne kater faktore kryesore:
Higjiena orale: nuk thuhet rastesisht se dhembet e shendoshe, ruajne trupin e shendoshe. Po ashtu, ata qe i pastrojne dhembet rregullisht, çmojne ndjenjen e fresksise dhe te aromes se mire te gojes.
Teknika e larjes se dhembeve:
1. pastrimi i dhembeve duhet te behet:
pas çdo ngrenie, 2 3 here ne dite
gjithsesi gjithnje para gjumit,
larja duhet te zgjase se paku 2 minuta
2. gjithmone perdoreni pasten me fluor dhe mos e shpelani gojen pasi ti pastroni dhembet por vetem peshtyni.
3. nderrojeni furçen tuaj kur te vjeterohet (çdo 3 4 muaj)
4. nuk ka furçe familjare (!) çdo anetar i familjes duhet te kete furçen e tij.
Ushqimi
Gati secilit i pelqen ushqimi i embel! Nuk do te ishte i mundur ndalimi i konsumimit te gjerave te embla. Por eshte me rendesi qe marrja e ushqimit te embel te jete na sasi me te vogel dhe te kontrolluar.
ushqimet e preferuara; buka, djathi, arrat, pemet, qumeshti dhe uji mineral.
Vizita te dentisti
Vizitat e rregullta te dentisti jane tejet te rendesishme per dhenien e keshillave dhe zbulimin e hershem te prishjes se dhembit. Per kete arsye preferohen vizita te rregullta, se paku dy here ne vit.

Address

Lagja 1, Kavaje
Kavajë

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Dentare Gazioni Dent posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Klinika Dentare Gazioni Dent:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category