18/03/2026
Glaukoma – vrasësi i heshtur i shikimit. Kontrollo sytë sot, mbro shikimin nesër.
Çfarë është tensioni i syrit?
Brenda syrit ka një lëng (humor ujor) që prodhohet dhe drenohet vazhdimisht. Kur ky lëng nuk del siç duhet, presioni rritet → kjo quhet glaukomë.
⚠️Pse është e rrezikshme?
• Dëmton nervin optik
• Humbja e shikimit është e pakthyeshme
• Shpesh në fillim nuk jep simptoma
🔍 Llojet kryesore
1. Glaukoma me kënd të hapur (më e zakonshme)
• Përparon ngadalë
• Pa simptoma në fillim
2. Glaukoma me kënd të mbyllur
• Mund të japë kriza të menjëhershme
• Dhimbje syri, skuqje, mjegullim shikimi
Simptomat (kur shfaqen)
•Ulje graduale e shikimit anësor
•Shikim i turbullt
•Dhimbje syri (në forma akute)
•Drita me halo rreth saj
📊Vlerat normale
-Presioni normal: 10 – 21 mmHg
-Mbi këtë → rrezik për glaukomë (por jo gjithmonë)
Si diagnostikohet?
-Matja e presionit (tonometri)
-Kontrolli i nervit optik
-Fusha vizive
-OCT (skaner i nervit optik)
💊 Trajtimi
Qëllimi: ulja e presionit të syrit
-Pika për sy (më e zakonshmja)
-Laser
-Ndërhyrje kirurgjikale (në raste të avancuara)
Përparon pa simptoma në fillim
-Dëmton gradualisht nervin optik
-Kur pacienti e kupton, dëmi shpesh është i pakthyeshëm
Si optometër e di edhe vetë:
👉 Kontrolli periodik është kyç, sidomos pas moshës 40 vjeç
👉 Edhe pa simptoma, glaukoma mund të jetë prezente