Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri (PITSHE) është një program i zhvilluar nga Fondacioni Ndërkombëtar i Spitalit Elektronik Virtual (IVeH). “PITSHE” është i financuar nga USAID Shqipëri, nëpërmjet një Marrëveshjeje Bashkëpunimi që fillimisht mbulonte periudhën ndërmjet shtatorit 2009 dhe nëntorit 2011, e vijuar nga një marrëveshjeje të dytë për periudhën ndërmjet nëntorit 2011 deri në shtator 2013 dhe fazën e tretë për periudhën tetor 2013-shtator 2015. Mbështetja e projektit realizohet nëpërmjet fondeve direkte bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të përmendur më lart, gjithashtu dhe nëpërmjet donacioneve të ngjashme. Mbështetja e USAID Shqipëri për PITSHE-Sh tejkalon 2.1 milion USD, nga të cilat 1.7 milion USD ishin financime direkte. Ministria e Shëndetsisë në Republikën e Shqipërisë është një kontribues tjetër i rëndësishëm në PITSHE-sh, ajo bëri të mundur mjediset e programit që varjojnë nga 90 m2 deri në 800 m2. Që në vitin 2011, Ministria e Shëndetsisë po mbështet kostot operative të PITSHE-sh, përfshirë linjën e internetit, elektricitetin, ujin, sigurinë, etj. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (KIUShB) kontribuon nëpërmjet rinovimit të mjediseve në të cilat është i vendosur programi. Deri në fund të 2014, të gjitha mjediset në të cilat ndodhen qendrat kombëtare dhe rajonale të telemjeksisë do të rinovohen plotësisht falë kontributit të programit humanitar të KIUShB. Ajo përbëhet nga dy dhoma ku është vendosur çdo pajisje teknike e Telemjekësisë. Dhoma e parë është, dhoma e Konferencave. Kjo dhomë është e pajisur me një monitor , të lidhur me aparatin e Tele-Konferencave “Polycom”, e cila mundëson lidhjen e kësaj qendre me të gjithë Rrjetin Shqiptar të Telemjekësisë dhe gjithashtu rrjetin e saj ndërkombëtar. Aparati i përdorur në këtë dhomë është “Polycom HDX 7000”, i cili mundëson Video-Konferenca në cilësi “HD”. Një rol të rëndësishëm luan gjithashtu edhe dhoma e dytë, Biblioteka Elektronike, e cila është e pajisur me 4 kompjutera, të gjithë të lidhur me bibliotekën elektronike mbarëbotërore, të ofruar nga Qendra e Telemjekësisë në Shqipëri. Një tjetër hap i rëndesishëm në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë Korçë, është përdorimi i Kartave të Telekonferencave, e cila është një pajisje e përbërë nga një aparat “Polycom HDX 6000” dhe një kompjuter, i cili ruan të dhënat e pacientit dhe mundëson monitorimin në kohë reale të shenjave të tij jetësore. Rëndësia e saj qëndron në përdorimin e saj në pacientë që nuk kanë mundësinë të lëvizin në sallën e konferencave, kur nevojitet një telekonsultë në kohë reale.