Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Kruje

Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Kruje Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Kruje, Hospital, Rruga Nene Tereza, Krujë.

Sot, më 30 tetor, mbushen 44 vjet nga ndarja nga jeta e Dr. Stefan Gjonit (1906–1981)Kujtojmë me respekt, mirënjohje dhe...
30/10/2025

Sot, më 30 tetor, mbushen 44 vjet nga ndarja nga jeta e Dr. Stefan Gjonit (1906–1981)
Kujtojmë me respekt, mirënjohje dhe dashuri një nga figurat më të ndritura të mjekësisë shqiptare – mjekun që ia kushtoi tërë jetën shërbimit ndaj njerëzve dhe që mbetet një simbol i humanizmit në qytetin e Krujës.
Dr. Stefan Gjoni lindi në fshatin Dhërmi, në një familje të thjeshtë me tradita patriotike. Në moshën 14-vjeçare u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u bashkua me të atin në Washington D.C. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Emerson High School, ai vijoi studimet e larta në George Town Medical College dhe më pas në George Town Medical University, ku në vitin 1934 u diplomua si Medical Doctor (MD).
Pas diplomimit, Dr. Gjoni u kthye në Shqipëri, u martua në Sarandë, dhe pas një specializimi dyvjeçar pasuniversitar për të përshtatur formimin amerikan me sistemin europian, nisi punën si mjek në Tropojë, duke mbuluar edhe zonat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës.
Në vitin 1939 u transferua në Kukës, ndërsa gjatë luftës italo-greke shërbeu në Gjirokastër, Peqin, Kavajë, e më pas në Krujë, ku do të mbetej deri në fund të jetës.
Nga viti 1945, Dr. Gjoni shërbeu me përkushtim në qytetin dhe rrethin e Krujës. Ai udhëtonte çdo javë për të vizituar pacientët në Milot, Mamurras, Laç dhe Fushë-Krujë, duke punuar me pasion dhe përulësi. Ishte gjithmonë në lëvizje, ditë e natë, pranë çdo pacienti që kishte nevojë për ndihmë.
Punoi për vite me radhë me një ekip të shkëlqyer profesionistësh si Mustafa Paja, Qazim Saja, Petrit Saliaga, Kamber Kovaci, Maliq Shullazi dhe Ali Halili – emra që qyteti i Krujës i ruan me nderim.
Dr. Gjoni ishte i dashur për njerëzit, i thjeshtë në sjellje, dhe shpesh shihej në biseda miqësore me qytetarët te dyqani i Faj Rames, tek kafja e Xak Menecit, apo te nallbani Hoxha.
Ai e deshi Krujën si shtëpinë e tij dhe zgjodhi që edhe prehja e fundit të ishte këtu, në këtë tokë që e mirëpriti me dashuri.
🕊️ Dr. Stefan Gjoni u nda nga jeta më 30 tetor 1981, duke lënë pas një kujtim të paharruar dhe një trashëgimi shpirtërore që vazhdon të jetojë në çdo krutan.
Sot, Spitali i Krujës mban me krenari emrin e tij – “ Dr. Stefan Gjoni” – dhe Këshilli Bashkiak i Krujës e ka nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi i Krujës”.
Në kujtim të tij, i ndjeri Ing. Vasil Gjoni i kushtoi këto vargje prekëse:
_Në short të jetës plot lavdi,
Në viset tona veriore,
Dr. Gjoni, vetëm ti,
I thure vetes përmendore_.
I paharruar qoftë kujtimi Dr. Stefan Gjonit!
Një jetë e tërë në shërbim të njeriut!

25/10/2025
25/10/2025

NE JA DOLËM!
JA DOLËM TË PËRFUNDONIM NJË INVESTIM MADHËSHTOR!
JA DOLËM TA PAISIM ME PAISJE TË REJA!
JA DOLËM TA KOMPLETOJMË ME TË GJITHA SPECIALITETET E NEVOJSHME!
JA DOLËM TA VEMË STRUKTURËN NË PUNË!
SHPRESOJ SHUMË QË TË REALIZOHEN DHE TË GJITHA PUNËT QË KEMI NË MES DHE QË KEMI PLANIFIKUAR!
ME DËSHIRË DHE VULLNET ÇDO GJË ARRIHET!

TA GËZOJË KRUJA, TA GËZOJË I GJITHË KOMUNITETI 🙏🏼
FALEMINDERIT TË GJITHËVE
Yllka Sheta Kukalaj

23/10/2025
📌 Nga data 1 Gusht ka hyrë në fuqi formati i ri i recetës mjekësore.📍Çfarë ka ndryshuar me recetën mjekësore?✅ 1. Recetë...
03/08/2025

📌 Nga data 1 Gusht ka hyrë në fuqi formati i ri i recetës mjekësore.
📍Çfarë ka ndryshuar me recetën mjekësore?

✅ 1. Recetë vetëm në formatin e ri
• Që nga 1 gushti, vetëm formati i ri i recetës pranohet në farmaci.
• Recetat e vjetra nuk do të jenë më të vlefshme.

✅ 2. Emri gjenerik i ilaçit, jo më emra tregtarë
• Mjekët janë të detyruar të përshkruajnë emrin gjenerik të barnave (jo emrin tregtar).
• Kjo shmang abuzimet dhe ndikimet nga kompani farmaceutike.

✅ 3. Barnat duhet të jenë të regjistruara
• Receta mund të përshkruajë vetëm barna të regjistruara në Regjistrin Kombëtar të Barnave të miratuara nga MSHMS.
• Barnat me recetë nuk mund të sh*ten pa recetë.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Për pacientët me sëmundje kronike

✅ 4. Recetë që vlen për 6 muaj
• Nuk ka më nevojë për vizita mujore te mjeku.
• Pacientët mund të marrin barnat çdo muaj përmes një recete të vetme që vlen 6 muaj.

✅ 5. Recetë periodike (e zgjatur)
• E lehtëson ndjeshëm trajtimin afatgjatë të pacientëve kronikë.

💊 Risi për farmacitë

✅ 6. Ekzekutim i pjesshëm i recetës
• Nëse një farmaci nuk ka të gjitha barnat:
• Jep ato që ka në dispozicion.
• Shënon emrin e barnave të dhëna, sasinë, datën, firmën dhe vulën.
• Pacienti mund të marrë barnat e mbetura në një farmaci tjetër, pa vonesa në kurë.

✅ 7. Sh*tja pa recetë vetëm për barnat e lejuara
• Farmacitë mund të shesin pa recetë vetëm barnat e lejuara sipas listës së MSHMS.

⚠️ Sanksione
• Mjekët, farmacistët dhe profesionistët e shëndetit që nuk zbatojnë udhëzimin, do të penalizohen në bazë të legjislacionit në fuqi për barnat dhe shërbimin farmaceutik.

02/08/2025
02/08/2025
02/08/2025
01/08/2025
01/08/2025

Address

Rruga Nene Tereza
Krujë
1501

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Kruje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali Bashkiak "Dr. Stefan Gjoni " Kruje:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category