Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje

Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje Monitorimi i kujdesit të shëndetit parësor të rrethit.

22/04/2026

🏖️ Thirrje për aplikim

Forcimi i shërbimeve shëndetësore në zonat turistike Sezoni veror 2026

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shpall thirrjen për aplikim për profesionistë të shëndetit, me qëllim angazhimin e tyre të përkohshëm në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Në funksion të përballimit të fluksit të shtuar të vizitorëve gjatë sezonit turistik, kjo nismë synon forcimin e kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, duke garantuar akses të shpejtë dhe shërbim cilësor për qytetarët dhe turistët.

👉 Pozicionet e shpallura:

* Mjek
* Infermier

📅 Afati i aplikimit:

20 Prill 2026 – 27 Prill 2026
🕘 Ora: 08:00 – 16:30

📍 Vendi i dorëzimit të aplikimit:

Drejtoria Qendrore e OSHKSH
Rr. “Marubi”, Laprakë, Tiranë

📄 Dokumentacioni i nevojshëm:

* Formular aplikimi
* Curriculum Vitae (CV)
* Fotokopje e dokumentit të identifikimit
* Diplomë + listë notash (e detyrueshme)
* Licencë profesionale (e detyrueshme)
* Librezë pune dhe dokumente të tjera mbështetëse (opsionale)

👉 Klikoni në linkun më poshtë për informacion të plotë dhe formularin që duhet të plotësoni.

https://oshksh.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-punesim-ne-pozicionet-mjek-dhe-infermier-ne-qendrat-shendetesore-te-zonave-turistike-gjate-sezonit-veror-2026/

💬 Qëllimi i thirrjes

Përmes kësaj thirrjeje, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor synon të sigurojë mbulim të plotë shëndetësor në zonat turistike gjatë sezonit veror, si dhe të mbështesë profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore në terren.

22/04/2026

🫀 Masat për reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare

🚭 Ndërprerja e duhanpirjes - Redukton ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut.
🧂 Reduktimi i konsumit të kripës - Kontribuon në kontrollin e presionit arterial dhe parandalimin e hipertensionit.
🥗 Rritja e konsumit të frutave dhe perimeve - Ndihmon në përmirësimin e nivelit të yndyrnave dhe shëndetit kardiovaskular.
🏃‍♂️ Aktivitet fizik i rregullt - Rekomandohet për ruajtjen e funksionit të zemrës. Bëni të paktën 150 minuta në javë aktivitet fizik me intensitet të moderuar.
💊 Pacientët me hipertension arterial, diabet ose dislipidemi duhet të marrin rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e aksesit në shërbime ...
08/04/2026

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, organizuam një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e aksesit në shërbime shëndetësore dhe promovimin e stilit të jetesës së shëndetshme në komunitetin rom.
🩺 Shëndeti është e drejtë për të gjithë!

🌍 Në Ditën Botërore të Shëndetit, rikujtojmë rëndësinë e kujdesit për veten përmes shërbimeve parandaluese që ofrohen në...
07/04/2026

🌍 Në Ditën Botërore të Shëndetit, rikujtojmë rëndësinë e kujdesit për veten përmes shërbimeve parandaluese që ofrohen në qendrat shëndetësore.

Kontrollet e rregullta si:
🩺 Matja e tensionit arterial
🩸 Kontrolli i nivelit të sheqerit në gjak
🎗️ Depistimi për kancerin e gjirit
🎗️ Depistimi për kancerin e qafës së mitrës
💉 Vaksinimi dhe Kontrolli Mjekësor Bazë

janë thelbësore për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve.

Shëndeti nuk është rastësi — është kujdes i vazhdueshëm dhe vendime të informuara. Besoni në shkencë, besoni në mjekësi dhe drejtohuni pranë qendrave tuaja shëndetësore për të përfituar nga këto shërbime.

🧑‍⚕️ Parandalimi shpëton jetë.

07/04/2026

Testime të shpejta (RT) për COVID-19

OSHKSH vijon monitorimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend, duke garantuar shërbime të vazhdueshme dhe cilësore për qytetarët.

🔬 Gjatë periudhës janar–mars 2026:

Janë kryer gjithsej 3,248 teste të shpejta (RT) për COVID-19

Janë identifikuar 26 raste pozitive

👩‍⚕️ OSHKSH mbetet e angazhuar në:
Monitorimin e vazhdueshëm të situatës
Garantimin e aksesit në testim
Mbrojtjen e shëndetit publik

🙏 Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e treguar.

07/04/2026

🌍 Dita Botërore e Shëndetit

Shëndeti është pasuria më e madhe. Sot kujtojmë rëndësinë e kujdesit për veten dhe për njëri-tjetrin.

🩺 OSHKSH është gjithmonë pranë jush, për shërbime shëndetësore cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë.

💙 Kujdesu për veten. Shëndeti yt ka rëndësi!

07/04/2026

🌍 7 Prill – Dita Botërore e Shëndetit
🩺 Kujdesi i hershëm dhe parandalimi janë zgjedhja dhe mburoja më e sigurt për veten dhe familjet tona. ISHP-ja i bën thirrje të gjithë qytetarëve të kryejnë kontrolle periodike dhe të vazhdueshme.

🔍 Depistimi i hershëm shpëton jetë. Programet kombëtare falas të depistimit janë të arritshme për të gjithë dhe ndihmojnë në zbulimin në kohë të sëmundjeve që shpesh nuk shfaqin shenja. ISHP-ja ju fton të përfitoni nga këto shërbime të domosdoshme dhe të sigurta.

💉 Vaksinimi është një nga mjetet më të fuqishme të shkencës për të mbrojtur shëndetin. Nga fëmijët te të rriturit, vaksinat sigurojnë jetë të shëndetshme dhe komunitete të mbrojtura. ISHP-ja ju inkurajon të ndiqni kalendarin e vaksinimit dhe të informoheni vetëm nga burime të besueshme.

📘 Në Ditën Botërore të Shëndetit, Instituti i Shëndtit Publik ju fton të bëni zgjedhjet e duhura, të informoheni drejt dhe të kujdeseni për veten me vendime të bazuara në fakte dhe prova.

07/04/2026

🌍 7 Prill – Dita Botërore e Shëndetit

📍Së bashku për shëndetin – Beso në shkencë!

Shëndeti i mirë fillon nga vendimet që marrim çdo ditë dhe nga besimi në informacion të saktë. Në një kohë kur përballemi me shumë sfida, shkenca mbetet udhërrëfyesi ynë më i besueshëm për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e individit dhe të komunitetit.

Le të punojmë së bashku për të promovuar mënyra jetese të shëndetshme, për të mbështetur vaksinimin, për të parandaluar sëmundjet dhe për të forcuar sistemin tonë shëndetësor.

Shëndeti është përgjegjësi e përbashkët.
Beso në shkencë. Zgjidh shëndetin. 💚

Shëndeti yt është prioritet, jo opsion 💖Një kontroll i thjeshtë si mamografia mund të bëjë diferencën mes frikës dhe shp...
03/04/2026

Shëndeti yt është prioritet, jo opsion 💖

Një kontroll i thjeshtë si mamografia mund të bëjë diferencën mes frikës dhe shpresës. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm.

Mos harro: kujdesi për veten është një akt dashurie. Bëje kontrollin, fol për të dhe frymëzo të tjerat të bëjnë të njëjtën gjë.

03/04/2026

💔 Dhuna në familje mund të prekë këdo dhe shpesh i dhunuari e vuan në heshtje. Disa shenja të zakonshme përfshijnë:
⚠️ Fyerje, kërcënime dhe poshtërim.
👀 Kontroll i vazhdueshëm mbi veprimet dhe kontaktet.
🚫 Izolim nga familja apo miqtë.
✋ Dhunë fizike.
😨 Ndjenja frike dhe pasigurie.

Si mund të veprojmë?
🗣️ Flisni me një person të besuar.
📞 Kërkoni ndihmë nga shërbimet përkatëse.
❌ Mos e justifikoni dhunën.
📣 Raportoni rastet.

Dhuna në familje përfshin formën fizike, psikologjike, ekonomike apo seksuale dhe ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, dhe mirëqenien e individit.

💪 Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, por një hap i rëndësishëm drejt sigurisë dhe mbrojtjes. Ndërgjegjësimi dhe reagimi i hershëm ndihmojnë në parandalimin e pasojave më të rënda.

03/04/2026
03/04/2026

Në total, gjysma e të gjithë plastikës së prodhuar është projektuar për qëllime njëpërdorimshe – për t’u hedhur më pas. Ndërkohë ne jemi bërë të varur nga produktet plastike, me pasoja të rënda mjedisore, sociale, ekonomike dhe shëndetësore 🌍⚠️.
Ato po bëhen pjesë e të dhënave fosile të Tokës, deri aty, sa i kanë dhënë emrin e tyre një habitati të ri mikrobik detar të quajtur "plastisfera".

Ndotja plastike qoftë e vetëm një dite, është rrezik për shumë ditë dhe vite jetë! ♻️❗

Address

Rruga Donika Kastrioti
Krujë
1501

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35551122279

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njësia Vendore E Kujdesit Shëndetësor Kruje:

Share

Category