KRUJA - Let's talk

KRUJA - Let's talk Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from KRUJA - Let's talk, Kruje, Krujë.

“KRUJA – Let’s talk” shpreson të bashkojë në bashkëbisedim të gjithë krutanët që janë në Krujë, ata që janë larguar, ata që presin të largohen dhe ata që punojnë për t’u kthyer,dhe... të gjithë miqtë e Krujës...

14/07/2017

Inhabited by the Illyrian tribe of the Albani, in 1190 Krujë became the capital of the first autonomous Albanian state in the middle ages, the Principality of Arbër. Later it was the capital of the Kingdom of Albania, while in the early 15th century Krujë was conquered by the Ottoman Empire, but the...

24/02/2016
16/08/2014

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças,
Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit,
ësht' kafsh*t për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata "Grand Cordon"!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t'ju thërres'
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes'
dhe të quheni përhera luftëtar' e patriot',
në ka zot dhe do duroj', posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris'sate, që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal' në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar' në errësira!
Ç'na pa syri, ç'na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk' dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor' të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj', puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe "bej" i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr' e qorrit, vlen për goj' e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull', shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir' njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit' që nis e vrëret do mbaroj' me bubullimë,
ky i sotmi zër' i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafsh*t' për goj'!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor'
nuk ësht' yti, nuk ësht' imi, është i kombit arbror,
ësht' i syrit në lot mëkuar, ësht' i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

Mund te firmose kushdo, qofte edhe nje bir blloku apo nje ishkomunist...por ky eshte nje hap drejt endrres se mijra e mi...
25/06/2014

Mund te firmose kushdo, qofte edhe nje bir blloku apo nje ishkomunist...por ky eshte nje hap drejt endrres se mijra e mijra te persekutuarve per shkak te po kesaj endrre, eshte deshira dhe pritja e mijra antikomunisteve e te djathteve, eshte FITORJA e atyre qe ne 90-en mbushen sheshet me dy gishta dhe me thirrjet "E DUAM SHQIPERINE SI GJITHE EUROPA"...une jam nje nga ata prandaj kjo eshte FITORJA IME

Accessibility tools Service tools Language selector Search Navigation path Left navigation Additional tools European Commission - MEMO/14/439 � 24/06/2014 Other available languages: none European Commission MEMO Brussels, 24 June 2014 EU candidate status for Albania At the General Affairs Council me…

02/05/2014

NUk kemi qene shume aktive por po behemi 1000 ;)

23/12/2013

Historia e vajzës që lindi dhe u rrit në internim duke vuajtur dënimin komunist që i dhanë stërgjysh*t të saj, Mustafa Krujës. Sot është drejtuesja e koleksionit të femrave për Evropën në një nga kompanitë më të mëdha të botës të modës.

11/12/2013

ADRI NURELLARI Vendimi i qeverisë për të ndryshuar në mënyrë radikale sistemin fiskal duke hequr taksën e sheshtë dhe vendosur taksën progresive, është një regres i mirëfilltë i shumëfishtë për jetën ekonomike dhe politike shqiptare dhe ka për të dëmtuar drejtpërdrejt atë pjesë të shqiptarëve të rre...

24/06/2013

Qarku Durres:
Totali i votuesve: 159,434
Votat e numeruara: 45,236
Votat e panumeruara: 113,719
ndarje ne %
PS 18000 6 MANDATE
PD 14000 5 MANDATE
PR 9000 1 MANDAT
LSI 8000 1 MANDAT

Address

Kruje
Krujë
0000111

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KRUJA - Let's talk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share