11/10/2025
Ka përfunduar rikonstruksioni i plotë i godinës së spitalit Lezhë. Tashmë infrastrukturë moderne dhe aparatura biomjekësore të teknologjisë së lartë do të jenë në shërbim të pacientëve tanë ndërkohë që stafi mjekësor do ofrojë shërbim në ambiente pune dinjitoze. Kjo shënon mbylljen e fazës së dytë të projektit të rikonstruksionit të spitalit Lezhë, faza e tretë e së cilit është rikonstruksioni i Poliklinikës së specialiteteve dhe rikualifikimi i territorit të spitalit. Dua të falenderoj secilin punonjës të spitalit Lezhë për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kushte jo optimale gjatë kësaj periudhe dhe para së gjithash një falenderim i përzemërt për çdo pacient dhe qytetarët e Lezhës për durimin, mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar gjatë kohës së punimeve.
Përpara me fazën e 3 përmbyllëse të kolanës që i ndryshon faqen plotësisht spitalit rajonal Lezhë ashtu siç bashkëqytetarët tanë e meritojnë!