10/12/2025
📍 “Historia ime. Pse lindi Afër Teje.”
Unë jam lindur dhe rritur në Lezhë. Këtu kam kaluar fëmijërinë, ketu jam shkolluar , ketu kam njerëzit e mi.
Më pas, jeta më zhvendosi në Tiranë qe te ushtroj profesionin tim si infermiere dhe më pas në Itali,tashme jan bere plot 10 vite qe jetoj e punoj ne Rome. Nuk jam larguar asnjehere nga profesioni im pavaresisht veshtiresive fillestare ne mergim dhe i kam kushtuar nje pjese te mire te experinces time profesionale pikerisht perkujdesit infiermieror dhe asistencial te pazintente ne shtepi.
I gjithë ky rrugëtim profesional më bëri të kuptoj diçka shumë të rëndësishme:
Sa shumë mungon ky lloj shërbimi në vendin tonë.
Sa shumë të moshuar jetojnë vetëm.
Sa shumë familje përpiqen, por nuk ia dalin dot pa ndihmë.
Dhe sa pak mbështetje konkrete marrin nga institucionet.
Kështu lindi ëndrra ime:
Të krijoj një qendër shërbimesh të personalizuar, të ndërtuar mbi nevojat reale të çdo familjeje.
Një vend ku të moshuarit të mund të jetojnë ditët e tyre me më shumë qetësi, dinjitet dhe cilësi…
dhe njëkohësisht, familjarët të kenë më pak stres, më pak ankth, dhe të dinë se te dashurit e tyre kanë dikë afër – dikë që kujdeset me zemër.
Kjo është arsyeja pse sot ekziston "Afër Teje" qendra e Sherbime ne Shtepi .
Për njerëzit tanë. Për qytetin tonë. Për ato familje që kanë nevojë të mos jenë vetëm.