Qendra Shëndetësore Novoselë.

Qendra Shëndetësore Novoselë. Qendra Shëndetësore Novoselë ofron shërbim shëndetësor të mjekësisë të familjes, shërbimi

09/09/2025

📌Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën🌏

👉A po kujdeseni ju për zemrën tuaj? Më poshtë po ju japim disa këshilla📣 që ju mund të ndiqni për të reduktuar rrezikun për atak në zemër dhe goditej në tru, si dhe për të patur një zemër të shëndetshme.

18/07/2025

💧 Uji është jetë – le ta mbrojmë së bashku!

🌱 Ndihmon në tretje, qarkullim dhe mirëqenie
🐟 Mbështet natyrën dhe ekosistemet
🚿 Është thelbësor për pastrim dhe higjienë
🔧 Kursimi nis nga veprimet e vogla: riparoni rrjedhjet, fikni rubinetin kur nuk e përdorni
🌊 Ruani pastërtinë e lumenjve dhe liqeneve – është pasuri për brezat që vijnë!

15/07/2025

🌡️ Gjatë stinës së nxehtë të verës mikrobet shumohen shpejt!
Ushqimet mund të bëhen vatër bakteresh, duke shkaktuar helmime që rrezikojnë shëndetin.

🥗 Për një ushqim të sigurt, ndiqni këto këshilla:

✅ Pastrojeni rregullisht frigoriferin
✅ Ndani ushqimet e gatuara nga ato të pagatuarat
✅ Ulni temperaturën e frigoriferit gjatë verës
✅ Përdorni enë termike gjatë udhëtimeve
✅ Ruani perimet në vende të freskëta

❗Mos harroni:
Ushqimi i paketuar është i sigurt vetëm për aq kohë sa tregohet në etiketë – nëse dyshoni, hidheni!

12/07/2025

☀️ Djegia nga dielli

Djegia nga dielli është shenja më e dukshme që tregon se keni qëndruar për një kohë të gjatë në diell. Dëmtimi nga dielli nuk është gjithmonë i dukshëm.
– Kur pësoni djegie nga dielli, lëkura juaj kthehet në ngjyrë të kuqe dhe ka dhimbje.
– Nëse djegia është e rëndë, mund të shoqërohet me ënjtje dhe fluska të djegies nga dielli.
– Madje mund të ndjeheni sikur keni ftohje, ethe, dridhje, lodhje, dhimbje koke dhe dobësi. 🧴🌡️🧢

HPV: MBROJTJA FILLON ME INFORMIMIN!🔬 Çfarë është HPV?Një infeksion viral shumë i përhapur që përfshin mbi 100 lloje, dis...
09/07/2025

HPV: MBROJTJA FILLON ME INFORMIMIN!

🔬 Çfarë është HPV?
Një infeksion viral shumë i përhapur që përfshin mbi 100 lloje, disa me rrezik të lartë për kancer.

⚠️ Rreziqet kryesore:

75% e grave infektohen gjatë jetës.

Shkakton 70% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Mund të jetë asimptomatik, por ende të jetë i rrezikshëm.

💡 Pse të vaksinoheni?
✅ 95% efektiv kundër llojeve më të rrezikshme.
✅ E sigurt për djem dhe vajza (mbi 13 vjeç).
✅ Më e mirë para mardhënies të parë gjinore.

📢 Vaksinohuni sot! Na kontaktoni për konsultim.

08/07/2025

🕊 A e dinit? Gjetja e një zogu të ngordhur mund të jetë tregues i qarkullimit të virusit të Nilit Perëndimor, pasi zogjtë janë një nga bartësit kryesorë të këtij virusi.

📢 Nëse gjeni një zog të ngordhur në ambientet publike apo rreth shtëpisë suaj:

✅ Mos e prekni me duar të pambrojtura
✅ Raportoni menjëherë pranë autoriteteve të shëndetit publik ose veterinar

🔍 Monitorimi i rasteve të tilla ndihmon në parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit!

🛡️ Mbro veten, komunitetin dhe shëndetin publik.

05/07/2025

🌡️☀️ Kujdes me sigurinë ushqimore në ditët me temperatura të larta!

🔹 Vendosni ushqimin në frigorifer menjëherë pas konsumit.
🔹 Mos konsumoni ushqime që kanë qëndruar më shumë se 2 orë jashtë frigoriferit.
🔹 Konsumoni ushqimet e mbetura brenda 2–3 ditëve.
🔹 Mos e mbushni frigoriferin përtej kapacitetit.
🔹 Mbani temperaturën nën 5°C.
🔹 Përdorni çanta termike gjatë piknikëve.
🔹 Shkrini dhe marinoni mishin vetëm në frigorifer.

🧊❄️ Kujdesi i sotëm mbron shëndetin tuaj dhe të familjes suaj!

https://www.facebook.com/share/12MmE4ySAuf/

02/07/2025

Vaksina kundër HPV ofrohet falas në 🏥 Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin.

18/06/2025
17/06/2025

Të moshuarit janë më të rrezikuar nga efektet e temperaturave të larta dhe i nxehti ekstrem. Ja disa këshilla të rëndësishme për t’u mbrojtur:

UNICEF Albania

17/06/2025

Hidratimi: Uji është jetik për ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve të trupit. Ai përfaqëson afërsisht 60% të peshës trupore të një të rrituri dhe është i përfshirë në pothuajse të gjitha proceset biologjike. Hidratimi adekuat ndihmon në parandalimin e dehidrimit, i cili mund të çojë në një sërë problemesh shëndetësore.

Address

Novoselë
7412

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Shëndetësore Novoselë. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra Shëndetësore Novoselë.:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category