16/11/2025
🔹 Pse është kaq i rëndësishëm kategorizimi?
Sepse truri i njeriut funksionon përmes skemave — strukturave mendore që na ndihmojnë të kuptojmë, organizojmë dhe rikujtojmë botën. Kur një fëmijë mëson të klasifikojë objektet (p.sh. që molla është frut, që macja është kafshë), ai nuk mëson vetëm një fjalë të re… ai po ndërton lidhje të reja neurale që forcojnë:
• zhvillimin e gjuhës
• të kuptuarit e botës
• kujtesën
• aftësinë për të generalizuar
• mendimin logjik
Në terapinë gjuhësore, kategorizimi është një nga bazat më të forta për të pasuruar fjalorin, për të strukturuar të folurën dhe për të ndërtuar komunikimin funksional. Kur një fëmijë identifikon, artikulon dhe i vendos fjalët në “vendin e duhur”, ai po hedh themelet e një komunikimi të qartë dhe të sigurt.
Sot, një tjetër hap përpara.
Ngadalë, me punë, me durim… por gjithmonë me progres. 🌱✨
❣️