Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Njesia Vendore  e Kujdesit Shendetesor Permet Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet

Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese  në komunitet  ku u bë ...
14/04/2026

Infermieret 👩‍⚕️e NJVKSH Përmet vazhdojnë takimet sensibilizuese ,ndërgjegjësuese dhe informuese në komunitet ku u bë matja e presionit arterial (TA)të gjakut🩸si dhe u dhanë këshilla lidhur me:
👉Virozat e stinës
👉Gripin sezonal
👉Ushqyerjen e shëndetshme
👉Konsumimin e lëngjeve💦
👉Konsumimin e frutave dhe perimeve të freskëta🥑🍏🥬🥦🍋🍊
👉Kujdesin për higjenën personale
👉Aktivitetin fizik🚶‍♀️🚶🚶‍♂️
👉Qëndrimi nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekut të familjes 🧑‍⚕️🩺.



🏥🚑 Aktivitet edukues mbi Ndihmën e Parë📍 Shkolla “Meleq Gosnishti” – klasat e 4a&bDitën e sotme u zhvillua një aktivitet...
10/04/2026

🏥🚑 Aktivitet edukues mbi Ndihmën e Parë
📍 Shkolla “Meleq Gosnishti” – klasat e 4a&b
Ditën e sotme u zhvillua një aktivitet me nxënësit me temë “Njohja me ndihmën e parë” 🩹✨përshtatur me njohuri sipas moshës së fëmijëve nga infermierja në shkollë!

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me situata të thjeshta të përditshme si rrëzime, gërvishtje apo gjendje të lehta të papritura të përshtatura me moshën e tyre dhe mësuan si të reagojnë në mënyrë të sigurt dhe të qetë 🧠💙

U theksua rëndësia e:
🤝 qëndrimit të qetë në çdo situatë
📞 kërkimit të ndihmës nga të rriturit
🧼 kujdesit bazë për plagë të vogla
🚫 shmangies së veprimeve të rrezikshme
📌U diskutuan situatat me te shpeshta me te cilat mund te hasen femijet dhe si të veprojmë :
🩹 1. Prerjet dhe carjet e lekurës
🔥 2. Djegiet e lehta në shtëpi
🤕 3. Rrëzimet dhe goditjet gjatë lojës
Aktiviteti u shoqërua me shpjegime të thjeshta, demonstrime praktike dhe bashkëbisedim me nxënësit, të cilët treguan shumë interes dhe pjesëmarrje aktive 👏📚

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcohet kultura e sigurisë dhe kujdesit ndaj vetes dhe njëri-tjetrit që në moshë të vogël 🌱
📌Këto janë situata të përditshme ku njohuritë bazë të ndihmës së parë ndihmojnë në reagim të shpejtë dhe të sigurt, deri në marrjen e ndihmës së specializuar.

👨‍👩‍👧 Edukimi i fëmijëve për qetësinë, kujdesin dhe kërkimin e ndihmës së të rriturve është thelbësor për parandalimin e komplikacioneve dhe mbrojtjen e shëndetit.

🤝 NJVKSH mbetet e angazhuar në promovimin e shëndetit dhe edukimit shëndetësor në shkolla dhe komunitet !



Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim...
09/04/2026

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim shëndetësor duke qëndruar sa më afër komunitetit.Për çdo problem shëndetësor që komuniteti paraqet raportohet tek Mjekët e Familjes. Personeli infermieror bën planifikime për shërbime të tjera shëndetësore si:
👉Kontrollin Mjekësor Bazë
👉Vaksinim të fëmijëve 0-14 vjeç.
👉Edukim Shëndetësor.
👉Shërbimin në banesë.
👉Kujdesi për të sëmurët kronik.
👉Planifikim tek Mjeku Specialist.
👉Injeksione dhe Mjekime
👉 M***e e TA
👉Promocion dhe edukim shendetsor



👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në ban...
08/04/2026

👉Qëndra Shëndetësore Petran- Çarshovë vazhdon punën e përditëshme me përkujdesje për komunitetin në ambulanca dhe në banesë🏡
👉Puna vazhdon me ritme normale si:
✅Në kujdesin e 👫fëmijëve 0-14 vjeç
✅Kujdesin e gruas shtatzanë 🤰.
✅Kujdesin e të sëmurëve kronikë🩺💊
✅Injeksione 💉
✅Mjekime
✅Vaksinimet💉
✅Kontrolli Mjekësor Bazë(Check-Up)
✅Kontrolli Mjekësor në Banesë 🏡.
.
-Çarshovë.


7 Prill "Dita Botërore e Shëndetit"Në kuadër të kësaj dite, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në qëndër të qytetit...
07/04/2026

7 Prill "Dita Botërore e Shëndetit"
Në kuadër të kësaj dite, u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në qëndër të qytetit të Këlcyrës në bashkëpunim me stomatologen dhe infermieren e shkollës.
Në këtë aktivitet qytetarët patën mundësinë të përfitojnë shërbim duke i këshilluar dhe informuar sipas rastit.
Gjatë aktivitetit u ofruan gjithashtu m***e të tensionit arterial dhe të glicemisë, duke synuar parandalimin dhe kujdesin e hershëm për shëndetin.
Le të kujdesemi çdo ditë për shëndetin tonë – sepse një trup i shëndetshëm është çelësi i një jete të lumtur!



Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim...
03/04/2026

Në Qëndrën Shëndetësore Piskovë - Frashër puna vazhdon me ritme të njëjta si në ambulanca ashtu dhe në banesë me shërbim shëndetësor duke qëndruar sa më afër komunitetit.Për çdo problem shëndetësor që komuniteti paraqet raportohet tek Mjekët e Familjes. Personeli infermieror bën planifikime për shërbime të tjera shëndetësore si:
👉Kontrollin Mjekësor Bazë
👉Vaksinim të fëmijëve 0-14 vjeç.
👉Edukim Shëndetësor.
👉Shërbimin në banesë.
👉Kujdesi për të sëmurët kronik.
👉Planifikim tek Mjeku Specialist.
👉Injeksione dhe Mjekime
👉 M***e e TA
👉Promocion dhe edukim shëndetsor


🧠💙 Aktivitet ndërgjegjësues mbi Autizmin2 prill 2026U zhvillua një bisedë informuese me nxënëset e klasës 11C në gjimnaz...
02/04/2026

🧠💙 Aktivitet ndërgjegjësues mbi Autizmin
2 prill 2026
U zhvillua një bisedë informuese me nxënëset e klasës 11C në gjimnazin “Sami Frashëri” 🏫, me temë “Autizmi dhe rëndësia e përfshirjes sociale” 🤝.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit mbi Çrregullimin e Spektrit të Autizmit 🧩, njohja me sfidat që hasin personat me autizëm, si dhe nxitja e empatisë dhe pranimit në shoqëri ❤️.

Gjatë bisedës u trajtuan:
• Çfarë është autizmi dhe si manifestohet 🧠
• Shenjat kryesore dhe rëndësia e diagnostikimit të hershëm ⏱️
• Diferencat individuale brenda spektrit 🌈
• Roli i shoqërisë dhe bashkëmoshatarëve në përfshirje 🤗

Nxënëset morën pjesë aktive në diskutim 💬, ndanë mendime dhe bënë pyetje ❓, duke reflektuar mbi mënyrat konkrete se si mund të jenë më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse në jetën e përditshme 🌍.

Aktiviteti u zhvillua si nje bisede e perbashket ✨, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për respektin dhe pranimin e diversitetit 💙.



Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit 💙 u zhvillua një aktivitet i veçantë në kuadër të ndërgjegjësimit për Autizmin, ...
02/04/2026

Në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit 💙 u zhvillua një aktivitet i veçantë në kuadër të ndërgjegjësimit për Autizmin, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve kujdestarë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin, mirëkuptimin dhe pranimin e personave me autizëm në shoqërinë tonë.
Gjatë këtij organizimi, nxënësit u angazhuan në diskutime, aktivitete kreative dhe prezantime të ndryshme, duke mësuar më shumë rreth autizmit, sfidave që përballen individët në spektrin autik, si dhe rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së tyre në jetën e përditshme.
Ky aktivitet shërbeu si një kujtesë e fortë se secili prej nesh është unik dhe se diversiteti është një vlerë që duhet respektuar dhe festuar. Vetëm përmes mirëkuptimit dhe pranimit mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Së bashku për më shumë ndërgjegjësim, më shumë dashuri dhe më shumë përfshirje 💙



Në shkollën “Meleq Gosnishti”, me nxënësit e klasës së 9-të u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues nga infermierja pran...
25/03/2026

Në shkollën “Meleq Gosnishti”, me nxënësit e klasës së 9-të u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues nga infermierja pranë Njvksh Përmet me fokus të veçantë te çrregullimet e të ngrënit në adoleshencë, si anoreksia dhe bulimia nervore 🍎⚠️

Gjatë bisedës të zhvilluar si një orë mësimi ndryshe u diskutua mbi rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme si bazë për një zhvillim të mirë fizik dhe emocional 🥗💪 Nxënësit u njohën me parimet e një diete të balancuar dhe ndikimin që ushqimi ka në energjinë, përqendrimin dhe mirëqenien e përditshme ⚡🧠

Theksi kryesor i aktivitetit ishte te kuptimi i çrregullimeve të të ngrënit, duke shpjeguar se çfarë janë anoreksia dhe bulimia nervore, si zhvillohen dhe cilat janë pasojat që ato mund të kenë në shëndetin fizik dhe atë mendor ⚠️💔
U diskutuan faktorët që ndikojnë, si presioni social, vetëvlerësimi i ulët dhe perceptimi i shtrembëruar për trupin 📱🪞

Nxënësit u njohën edhe me shenjat paralajmëruese, si ndryshimet e theksuara në peshë, shmangia e vakteve, shqetësimet e vazhdueshme për pamjen fizike dhe marrëdhënia jo e shëndetshme me ushqimin 🚫🍽️
Gjithashtu, u theksua rëndësia e kërkimit të ndihmës në kohë dhe mbështetjes nga familja, mësuesit dhe profesionistët e shëndetit 🤝👩‍⚕️

Aktiviteti u zhvillua në formë bashkëbisedimi, duke inkurajuar nxënësit të shprehin mendimet dhe pyetjet e tyre 💬😊 dhe për të promovuar një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin dhe trupin ❤️

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimi i të rinjve për të mbrojtur shëndetin e tyre fizik dhe mendor 🌱





Address

Permeti

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355672048745

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Permet:

Share