
07/01/2020
Alexandrite Laser
Se fundmi pas shume kerkesash nga ana juaj ,Elixir-it i shtohet edhe sherbimi i depilimit me lazer.
•Teknologjia Alexandrite
Evolucioni i teknologjisë na prezanton me lazerin më të shpejtë dhe efektiv të momentit. Lazeri Alexandrite përdor kristalin alexandrite, nëpërmjet të cilit emeton një gjatësi vale të spektrit infrared (infra të kuqe) prej 755 nm.Lazeri Alexandrite funksionon duke konvertuar energjinë e rrezatimit në nxehtësi, e cila targeton dhe vepron në një zonë shumë specifike, duke lënë indet në zonat përreth të padëmtuara. Trajtimi me këtë lazer kryhet në një kohë të shkurtër dhe pa dhimbje. Ajo që ju do të ndjeni gjatë trajtimit është një ndjesi e lehtë nxehtësie në lëkurë e cila kalon menjëherë. Kjo lloj teknologjie lejon që të trajtohet çdo zonë e trupit pa përjashtim pasi nuk shkakton asnjë rrezikshmëri. Trajtimi është tepër komod, zgjat disa minuta dhe kryhet nga specialiste e trajnuar dhe me eksperiencë në fushën e lazerit. Këtë teknologji kaq të avancuar për depilimin permanent e gjeni pranë Elixir Spa me cmim të arsyeshëm dhe aplikimi kryhet vetëm nga specialiste ne kete fushe.
•Lazeri Alexandrite nëpërmjet veprimit të drejtpërdrejtë në folikulin e qimes shkakton rënien e qimeve dhe minimizimin e rritjes së mëtejshme të tyre. Mund të aplikohet në çdo zonë të trupit pa shkaktuar asnjë dëm por përkundrazi, pas disa seancave ju do të keni lëkurë më të lëmuar dhe pa qime. Për rezultate afatgjata dhe sygjerohet të kryhen 6 – 8 seanca me një hapësirë kohore 5 javë nga njëra tjetra. Mund të keni nevojë për seanca mirëmbajtje të cilat aplikohen çdo 8 – 12 muaj.
Mjekët dermatologë e sygjerojnë depilimin e qimeve me lazer veçnëriasht për ata persona që vuajnë nga dalja e qimeve nën lëkurë.
•Per informacione me te detajuara na kontaktoni ne 0695301900