05/10/2025
🫶 Omega-3 – Yndyrnat që mbrojnë zemrën, trurin dhe qelizat!
💧 Çfarë është?
Omega-3 janë acide yndyrore esenciale që trupi nuk i prodhon vetë. Ato gjenden në vajin e peshkut, algave detare dhe disa burime bimore.
Janë anti-inflamatore, ulin trigliceridet dhe mbrojnë enët e gjakut.
⸻
🔍 Si ta zgjedhim Omega-3 cilësor në farmaci:
✅ Lexo etiketën!
Shiko përmbajtjen e dy përbërësve aktivë kryesorë:
• EPA (Eicosapentaenoic Acid) → Mbron zemrën dhe qarkullimin e gjakut
• DHA (Docosahexaenoic Acid) → Ushqen trurin, sytë dhe sistemin nervor
💡 Rregulli i artë:
Zgjidh produktin që ka të paktën 1000 mg total EPA + DHA për dozë ditore.
Omega-3 me përmbajtje më të ulët (p.sh. 300-500 mg) janë shpesh më pak efektive.
⸻
🕒 Kur dhe si duhet të merret:
🥗 Gjatë vaktit kryesor që përmban yndyrë (dreka ose darka) – ndihmon në përthithje më të mirë.
💧 Shmang marrjen me stomak bosh.
📅 Rekomandohet çdo ditë për 2-3 muaj, me pushime të shkurtra periodike.
⸻
💊 Si ta kërkoni në farmaci:
🗣 “Dua një Omega-3 me përmbajtje të lartë EPA dhe DHA, e pastër nga metale të rënda, e çertifikuar IFOS.”
💙 Pyet farmacistin për origjinën (vaj peshku, kril, apo alga) – produktet nga peshq të vegjël detarë (anchovy, sardine) janë më të pastrat.
⸻
📍 Farmaci Esler – Shëndeti fillon nga qeliza!