Shërbimit Psiko-Social, ZVAP Shkodër

Shërbimit Psiko-Social, ZVAP Shkodër Kjo është faqja e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social, ZVAP Shkodër.

Kjo faqe do të jetë promovuese e veprimtarive të ShPS në shkolla dhe një burim info mbi zhvillimin e fëmijëve, problemet në sjellje, problemet psiko-emocionale, aftsinë e kufizuar, etj.

Në kuadër të muajit shkurt – Muajit Ndërgjegjësues për Internetin e Sigurt, Shërbimi Psiko-Social pranë Zyrës Vendore Ar...
27/02/2026

Në kuadër të muajit shkurt – Muajit Ndërgjegjësues për Internetin e Sigurt, Shërbimi Psiko-Social pranë Zyrës Vendore Arsimore Shkodër organizoi një aktivitet dinamik me titull “60 Sekonda Argument”, duke sjellë në qendër të vëmendjes përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit nga të rinjtë.
Në këtë debat morën pjesë 9 gjimnaze të qytetit të Shkodër, me 18 nxënës të përzgjedhur, të cilët u përballën në tre raunde sfiduese. Formati kërkonte që çdo pjesëmarrës të paraqiste idetë dhe argumentet e tij brenda vetëm 60 sekondave, duke nxitur mendimin kritik, reagimin e shpejtë dhe aftësinë për të strukturuar qartë qëndrimet mbi çështje që lidhen me sigurinë online, bullizmin kibernetik dhe etikën digjitale.
Pas një gare të fortë dhe mjaft mbresëlënëse:
🥇 Vendi i parë u fitua nga Andir Belisha, nxënës i Maarif School Shkodër.
🥈 Vendi i dytë u rendit Adriana Kroni nga Gjimnazi Atë Pjetër Meshkalla.
🥉 Vendi i tretë u fitua nga Admar Selja, gjithashtu nga Gjimnazi Atë Pjetër Meshkalla.
Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e një interneti të sigurt, zhvillimin e kulturës së debatit, si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve për tema që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.
Shërbimi Psiko-Social në shkolla luan një rol thelbësor në mbështetjen emocionale dhe sociale të nxënësve, në promovimin e mirëqenies psikologjike, në parandalimin e fenomeneve si bullizmi dhe dhuna, si dhe në ndërtimin e një klime pozitive e gjithëpërfshirëse në institucionet arsimore. Përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe formateve inovative si ky debat, synohet edukimi i brezit të ri me vlera, përgjegjësi dhe aftësi për të përballuar sfidat e epokës digjitale.

Address

Shkoder
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shërbimit Psiko-Social, ZVAP Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category