11/04/2026
🩺 Njoftim – Orari i vaksinimit nëpër shkolla
▪️Të nderuar prindër dhe qytetarë, QKMF Skenderaj ju njofton se është publikuar orari i vaksinimit nëpër institucionet shkollore të komunës sonë.
Ky proces realizohet nga ekipet tona shëndetësore në terren dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, në kuadër të programit të rregullt të imunizimit.
Ju lutemi të përcillni orarin e bashkangjitur dhe të bashkëpunoni me ekipet shëndetësore për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi.
QKMF Skenderaj mbetet e përkushtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim.
QKMF Skenderaj Qkmf Skenderaj