Abdi Ibrahim Pharmaceuticals Albania

Abdi Ibrahim Pharmaceuticals Albania Representative office of Abdi Ibrahim Pharmaceutical in Albania-Kosovo-N Macedonia

Kanceri i gjirit mbetet një nga sfidat më të mëdha shëndetësore për gratë në mbarë botën, por edhe një nga format më të ...
01/10/2025

Kanceri i gjirit mbetet një nga sfidat më të mëdha shëndetësore për gratë në mbarë botën, por edhe një nga format më të shërueshme kur zbulohet në kohë.

Brenda programit të kontrollit dhe zbulimit të hershëm rekomandohet:
• vetëkontroll mujor,
• 1 kontroll klinik në vit,
• 1 mamografi çdo 2 vjet për gratë 40–69 vjeç.

🎗 Tek Abdi İbrahim, ne besojmë se përmirësimi i jetës fillon me kujdesin ndaj vetes. Vlerëso veten. Mos i neglizho kontrollet.

29/09/2025

Shërojmë jetë. Shërojmë të ardhmen. Ky është misioni ynë.

Zemra është motori i jetës dhe mbrojtja e saj është një mision i përbashkët. Shëndeti kardiovaskular ndikohet nga zgjedh...
29/09/2025

Zemra është motori i jetës dhe mbrojtja e saj është një mision i përbashkët.

Shëndeti kardiovaskular ndikohet nga zgjedhjet tona të përditshme: ushqyerja, lëvizja, menaxhimi i stresit dhe kujdesi i duhur mjekësor.

Abdi İbrahim angazhohet në promovimin e parandalimit të sëmundjeve të zemrës, përmes edukimit dhe terapive moderne që synojnë jetëgjatësinë dhe mirëqenien.

Ruaje zemrën çdo ditë, me dije dhe kujdes.

Në çdo recetë, në çdo këshillë, në çdo trajtim farmacisti është aty.Si një nga hallkat më të rëndësishme të kujdesit shë...
25/09/2025

Në çdo recetë, në çdo këshillë, në çdo trajtim farmacisti është aty.

Si një nga hallkat më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor, farmacistët janë garantues të sigurisë, efikasitetit dhe qasjes së barabartë ndaj terapive.

Në këtë ditë të dedikuar, Abdi İbrahim nderon profesionistët farmaceutikë që me përkushtim dhe dije, shërbejnë çdo ditë në frontin e parë të shëndetit publik.

Ne jemi krenarë të jemi partnerë të tyre, duke ofruar barna me cilësi të lartë dhe mbështetje të vazhdueshme për një sistem më të fortë dhe të sigurt farmaceutik.

Në duart e farmacistëve, çdo trajtim merr jetë.

23/09/2025

Më 23 Shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhëve të Shenjave, kujtojmë se komunikimi është një e drejtë themelore jo një luks.

Gjuha e shenjave nuk është thjesht ndihmëse, por një mënyrë e plotë jetese për miliona njerëz në mbarë botën.

Të gjithë meritojnë të kuptohen dhe të dëgjohen me zë apo pa zë.

Le të flasim për barazi. Me çdo gjuhë.

Komunikimi është një e drejtë themelore. Gjatë kësaj jave, rikujtojmë rëndësinë e përfshirjes, të drejtës për arsimim dh...
22/09/2025

Komunikimi është një e drejtë themelore. Gjatë kësaj jave, rikujtojmë rëndësinë e përfshirjes, të drejtës për arsimim dhe qasje të barabartë në kujdes shëndetësor për personat me vështirësi dëgjimi.

Abdi İbrahim beson në një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës, ku askush nuk mbetet pas. Mbështesim zërat që nuk dëgjohen.

21/09/2025

Alzheimeri nuk prek vetëm kujtesën ai ndryshon jetën e të prekurve dhe të të gjithë atyre që kujdesen për ta.

Në këtë ditë, rikujtojmë rëndësinë e diagnozës së hershme, përkrahjes familjare dhe kërkimeve shkencore.

Abdi İbrahim mbështet përparimin në trajtime dhe edukimin për një të ardhme me më pak harresë.

Sepse çdo kujtim ka vlerë. Dhe asnjë njeri nuk duhet të harrohet.

Siguria e pacientit është baza e çdo sistemi shëndetësor të përgjegjshëm. Çdo veprim, çdo vendim dhe çdo trajtim duhet t...
17/09/2025

Siguria e pacientit është baza e çdo sistemi shëndetësor të përgjegjshëm.

Çdo veprim, çdo vendim dhe çdo trajtim duhet të vendosë pacientin në qendër me respekt, profesionalizëm dhe transparencë.

Abdi İbrahim mbështet iniciativat globale për sigurinë klinike, duke promovuar cilësinë në terapi, etikën në kujdesin farmaceutik, dhe standarde të larta të sigurisë.

Sepse çdo pacient meriton të ndihet i mbrojtur.

Limfoma është një nga format më të zakonshme të kancerit të gjakut, që prek sistemin limfatik, pjesë thelbësore e imunit...
15/09/2025

Limfoma është një nga format më të zakonshme të kancerit të gjakut, që prek sistemin limfatik, pjesë thelbësore e imunitetit tonë. Simptomat shpesh janë të padukshme dhe mund të ngatërrohen me sëmundje të zakonshme, ndaj ndërgjegjësimi është arma e parë në luftën ndaj saj.

Në Abdi İbrahim, ne besojmë se çdo diagnozë duhet të pasohet nga zgjidhje konkrete. Prandaj jemi të përkushtuar ndaj kërkimit, inovacionit dhe prodhimit të terapive efektive për trajtimin e limfomës dhe sëmundjeve hematologjike.

Sepse për ne, shëndeti është përgjegjësi.

Një sëmundje që shpesh kalon pa u vënë re por që mund të kapet në kohë.🔍 Noduse në qafë? Ndryshim në zë? Lodhje e pashpj...
12/09/2025

Një sëmundje që shpesh kalon pa u vënë re por që mund të kapet në kohë.

🔍 Noduse në qafë? Ndryshim në zë? Lodhje e pashpjegueshme? Mos i injoro.
💡 Zbulimi i hershëm bën diferencën.
🕒 Një kontroll zgjat pak minuta.

Kujdesu për shëndetin tënd sepse një veprim i sotëm, ndryshon një të ardhme.

Më 10 Shtator, në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve, i kujtojmë vetes se çdo jetë ka rëndësi dhe çdo zë që ...
10/09/2025

Më 10 Shtator, në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve, i kujtojmë vetes se çdo jetë ka rëndësi dhe çdo zë që dëgjon shpëton.

Kujdesi për shëndetin mendor është po aq thelbësor sa ai për trupin.

Abdi İbrahim mbështet ndërgjegjësimin, empatinë dhe qasjen e hershme për t’u kujdesur për ata që vuajnë në heshtje.

Ajri i pastër nuk është vetëm një mision mjedisor  është një angazhim shëndetësor.Në Abdi İbrahim, çdo hap drejt qëndrue...
07/09/2025

Ajri i pastër nuk është vetëm një mision mjedisor është një angazhim shëndetësor.
Në Abdi İbrahim, çdo hap drejt qëndrueshmërisë matet me frymëmarrje më të pastër.

Nga energjia e rinovueshme te paketimi i gjelbër, nga edukimi mjedisor te neutraliteti i karbonit, po ndërtojmë një të ardhme ku shëndeti dhe natyra bashkëjetojnë.

Sepse ajri i pastër është ilaçi më i parë që meritojmë të gjithë.

Address

Rruga Donika Kastrioti, Pallati 14, Kati 4
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Abdi Ibrahim Pharmaceuticals Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram