Tirana Eye Clinic

Tirana Eye Clinic Tirana Eye Clinic është një institucion i ri mjekësor që ofron cilësinë më të lartë të diagnozës, imazhit dhe kirurgjisë oftalmike.

6 këshilla si të parandaloni lodhjen e syve në punë😁
15/04/2026

6 këshilla si të parandaloni lodhjen e syve në punë😁

Pashkë të gëzuar dhe të bekuara! 🌿✨Qoftë kjo ditë një fillim i ri plot dritë dhe shpresë.
12/04/2026

Pashkë të gëzuar dhe të bekuara! 🌿✨
Qoftë kjo ditë një fillim i ri plot dritë dhe shpresë.

Në vitet 1950, shkencëtarët zbuluan se toksina e bakterit Clostridium botulinum mund të zvogëlojë spazmat muskulare. Në ...
07/04/2026

Në vitet 1950, shkencëtarët zbuluan se toksina e bakterit Clostridium botulinum mund të zvogëlojë spazmat muskulare. Në vitet 1960 dhe 1970, studiuesit panë efektin e tij te pacientët me strabizëm. Në vitin 1989, Allergan (një kompani farmaceutike që prodhon produkte farmaceutike për syrin) prezantoi Botox-in, toksinën e parë botulinike të miratuar nga FDA për të trajtuar blefarospazmat (lëvizjet e pavullnetshme të kapakëve të syve) si dhe strabizmin(devijimin e syve). Botox-i është përdorur nga okulistët ekskluzivisht për më shumë se një dekadë, por pasi njohu ndikimin që kjo toksinë kishte në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave, FDA miratoi Botox-in për të minimizuar linjat midis vetullave në vitin 2002.

Gëzuar Pashkën Katolike! 🥰🐣Paqe, dashuri dhe shumë gëzim në familjen tuaj! 🙏✨
05/04/2026

Gëzuar Pashkën Katolike! 🥰🐣
Paqe, dashuri dhe shumë gëzim në familjen tuaj! 🙏✨

03/04/2026

80% e të mësuarit tek fëmijët realizohet nëpërmjet shikimit, që do të thotë se fëmijët me shikim të dobët janë në disavantazh të madh.
Ky nuk është një problem afatshkurtër.
Fëmijët që vuajnë nga problemet e shikimit kanë më pak gjasa të kenë sukses në shkollë.
Diagnostikimi i hershëm i problemeve të shikimit tek femijët, bën të mundur korrigjimin e plotë të tyre.

Lëndimet e syve tek fëmijët të shkaktuara gjatë lojës janë të zakonshme dhe mund të çojnë në shikim të ulët të pakthyesh...
01/04/2026

Lëndimet e syve tek fëmijët të shkaktuara gjatë lojës janë të zakonshme dhe mund të çojnë në shikim të ulët të pakthyeshëm.

Shkaqet më të zakonshme në mjedisin familjar përfshijnë:
- Keqpërdorimi i lodrave, veçanërisht ato me majë të mprehtë
- Përdorimi i enëve të kuzhinës, të tilla si thika dhe pirunë, ose objekte të tjera si stilolapsa, lapsa, kapëse letre, etj.
- Në sport, shkaku më i shpeshtë i lëndimeve të syrit është nga grushtat, bërrylat, ose një top që godet drejtpërdrejt syrin.

Shumë lëndime mund të shmangen dhe masat e duhura parandaluese janë:

- Shmangi objekte të tilla si gërshërët, pirunët dhe produktet e pastrimit (zbardhues, amoniak, detergjentë, etj)
- Përdorimi i lodrave me majë të mprehtë, duhet të bëhet vetëm me mbikëqyrjen e të rriturve
- Shmangni lojën me degë ose gurë në kopësht.

Nëse shikoni që fëmija juaj ka një problem okular, shkoni në një qendër oftalmologjike për të kontrolluar për ndonjë dëmtim intraokular. Nëse aksidenti përfshin një produkt kimik që hyn në sy, fillimisht shpëlajeni tërësisht me ujë të ftohtë.

27/03/2026

Shkaqet më të zakonshme të lotimit të syve.
1- Keni sy të thatë
2- Bllokimi i kanaleve të lotëve
3- Alergjitë
4- Konjuktiviti
5- Infeksionet e syrit
6- Problemet me kornenë e syrit
7- Paraliza e fytyrës
8- Probleme me gjëndrat meboiane

Opsionet për trajtimin e kapakëve të syrit:Rënia e kapakëve, rrathët e zinj dhe dhjami në qepalla janë shenja të dukshme...
24/03/2026

Opsionet për trajtimin e kapakëve të syrit:

Rënia e kapakëve, rrathët e zinj dhe dhjami në qepalla janë shenja të dukshme të plakjes. Sot ekzistojnë disa trajtime, me ose pa kirurgji:

Pa kirurgji

* Trajtimi me laser CO2 (“Mini Bleph”) përdoret për tepricë të lehtë të lëkurës ose për të zgjatur efektin e një ndërhyrjeje të mëparshme.

* Injektimi i acidit hialuronik ndihmon në rikthimin e volumit dhe
përmirësimin e pamjes së kapakëve ose vetullave.

Me kirurgji

* Blefaroplastika është ndërhyrja më efektive për korrigjimin e lëkurës dhe yndyrës së tepërt në kapakët e sipërm dhe/ose të poshtëm, e personalizuar sipas çdo pacienti.

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙Paqe, shëndet dhe lumturi për ju dhe familjen tuaj. 🤍
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙
Paqe, shëndet dhe lumturi për ju dhe familjen tuaj. 🤍

20/03/2026
Çfarë është konjuktiviti alergjik?Konjuktiviti alergjik është një situatë e shpeshtë gjatë stinës së pranverës.Në këtë r...
17/03/2026

Çfarë është konjuktiviti alergjik?
Konjuktiviti alergjik është një situatë e shpeshtë gjatë stinës së pranverës.
Në këtë rast shtresa e hollë transparente që mbulon sipërfaqen e syrit(konjuktiva), inflamohet(irritohet) për shkak të ekspozimit ndaj alergenëve si, polenet, pluhuri dhe irritues të tjerë që gjenden në ajër në këtë periudhë të vitit.
Në këtë situatëgjëja e parë që duhet bërë është shplarja e syve me ujë të ftohtë, për të eleminuar sa më shumë alergenin që ndodhet në kontakt me syrin. Është e nevojshme të këshilloheni me okulistin tuaj, pasi në disa raste nevojitet përdorimi i solucioneve lokale për reduktimin e simptomave.
Në raste më të rënda mund të jetë e nevojshme marrja e terapisë sistemike( medikamente nga goja).

Address

TIRANA EYE CLINIC, Rruga E Kavajes, Kompleksi Square 21 Shkalla 1, Kati 1, Ap. 5
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tirana Eye Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Tirana Eye Clinic:

Share