Qendra e STROKE Spitali Amerikan 3

Qendra e STROKE Spitali Amerikan 3 Ne Qenden e STROKE prane Spitalit Amerikan 3 kryhet trajtimi mini invaziv per semundjet e eneve te Kjo i shërben atyre dhe njerëzve të tyre të afërt. Krahët.

Stroku (goditja në tru) ndodh atëherë, kur një pjesë e trurit ndalon së funksionuari ose nuk e kryen funksionin e tij të plotë. Kur truri ndalon së furnizuari me oksigjen, e që në shumë pak minuta qelizat e trurit fillojnë të vdesin. Stroke do të thotë urgjencë, ndaj trajtimi i duhur mjekësor në kohë minimizon dëmtimet e trurit, si dhe ul shansin e pasojave që lë kjo sëmundje. Lajmi i mirë është s

e tashmë kjo sëmundje mund të trajtohet dhe parandalohet. Në ditët e sotme, sipas statistikave, numri i personave që humbin jetën nga goditja në tru është reduktuar ndjeshëm. Simptomat

Është e rëndësishme që të gjithë të njihen me simptomat e Stroke. Shenjat e para se si të dallojmë një person të prekur nga stroke janë:

Probleme me të folurin dhe të kuptuarin. Ndodh kur një person shfaq shenja në mos artikulimin e fjalëve në formën e duhur apo vonesë në të kuptuar, konfuzitet dhe përhumbje. Paralizë e gjysmës së fytyrës, këmbës apo dorës. Kjo ndodh kur papritmas një person ndjen mpirje, këputje, paralizë të fytyrës, krahut apo këmbës. Zakonisht kjo ndodh në një pjesë të trupit të pacientit që ka pësuar stroke. Për të kuptuar nëse kjo është një goditje në tru, provoni të ngrini sipër kokës të dy krahët. Nëse njëri prej tyre bie poshtë dhe nuk e komandoni dot mund të jetë një shenjë e goditjes në tru. Probleme me shikimin; me një ose të dy sytë. Papritur personi i prekur nga Stroke, mund të ketë shikim të turbullt, errësirë apo shikim të dyfishtë në njërin apo në të dy sytë. Dhembje koke. Dhembja e kokës është një shenjë e Stroke gjithashtu. Dhembja e kokës fillon duke u shoqëruar me të vjella dhe marrje mendsh. Vështirësi në të ecur. Të prekurit nga Stroke humbin ekuilibrin në qëndrim dhe ecje. Kur duhet të njoftojmë urgjencën? I prekuri nga Stroke ka nevojë për trajtim të menjëhershëm. Drejtojuni mjekut edhe nëse vëreni që shenjat janë zhdukur. Është e rëndësishme të kryeni testet si më poshtë:

Kërkojini personit të buzëqeshë; vëreni nëse njëra anë e buzës bie. Ngritja e krahëve njëkohësisht; vëreni nëse ai rrëzohet pavetëdije
E folura. Tentoni të flisni me personin që dyshoni se ka pësuar goditje. Vëreni nëse e folura e tij është e paqartë dhe e çuditshme. Nëse një i afërmi juaj shfaq këto shenja, mos prisni që simptomat të kalojnë, por menjëherë drejtohuni qendrës së urgjencës. Çdo minutë kushton, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë rritet risku i vdekjeve nga stroke. Përse ndodh Stroke? Sepse 1.9 milion qeliza nervore të trurit vdesin në minutë. Bllokimi i arteries kryesore të madhe të trurit çon në 120 milionë qeliza të vdesin në 1 orë dhe në rast mos zhbllokimi të arteries, riperfuzionit të zonës çdo 30 minuta, probabiliteti i përmirësimit pas goditjes ulet me 10%. Qendra e Stroke në Spitalin Amerikan

Spitali Amerikan çdo muaj pret një numër të madh rastesh të të prekurve nga Stroke (goditjet në tru). Vlen të theksojmë se goditjet në tru janë të rrezikshmet, në rast se pacienti humbet dhe 1 minutë kohë më shumë nga çasti i goditjes. Në Spitalin Amerikan kemi ngritur zinxhirin e organizimit të sistemit të Stroke në mënyrën më efektive për pacientin dhe ekipin mjekësor që e asiston atë. Në këtë qendër vlerësim maksimal merr koha, si faktori primar i shpëtimit të jetëve nga goditjet në tru. Pas telefonatës në nr. e urgjencës 042357535/0688008000 ekipi i mjekëve të njësisë Stroke nisen menjëherë drejt vendndodhjes së pacientit, duke asistuar me të gjitha mënyrat e duhura mjekësore për t’u siguruar se gjendja e pacientit nuk është përkeqësuar deri në momentin që ata e sjellin atë pranë urgjencës së Spitalit Amerikan. Kur pacienti mbërrin në spital kryhet një zinxhir ekzaminimesh, duke filluar nga analizat e gjakut e deri te rezonanca e kokës, për të parë tipin e Stroke. Kur rastet e pacientëve janë të komplikuara, ata i nënshtrohen kirurgjisë së menjëhershme. Në rastet më të lehta, ato trajtohen në pavion dhe në reanimacion. Mjekët neurologë të Spitalit Amerikan theksojnë se është shumë e rëndësishme njohja e shenjave të para të goditjes në tru, pasi shpëtojnë jetën e personit të prekur. Çdo minutë vlen jetë! Për më shumë informacion ose vizitë me mjekun neurolog, kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

STROKE ose goditja në tru, është ndërprerja e furnizimit me gjak në tru, e cila mund të shkaktojë dëmtime serioze neurol...
06/06/2025

STROKE ose goditja në tru, është ndërprerja e furnizimit me gjak në tru, e cila mund të shkaktojë dëmtime serioze neurologjike. Në nivel global, 1 në 4 të rritur mbi 25 vjeç pësojnë STROKE gjatë jetës së tyre.

Më shumë se 100 milion njerëz kanë përjetuar goditje në tru, dhe probabiliteti rritet me moshën. Duhet të dini se: mbi 60% e goditjeve ndodhin tek personat nën 70 vjeç, dhe 16% te ata nën 50 vjeç!

Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë çelësi për parandalim. Ndani këtë informacion për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve!

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

🧠 Faktorët që rrisin rrezikun për stroke (goditje në tru):– Tensioni i lartë i gjakut– Kolesteroli i lartë– Mungesa e ak...
05/06/2025

🧠 Faktorët që rrisin rrezikun për stroke (goditje në tru):
– Tensioni i lartë i gjakut
– Kolesteroli i lartë
– Mungesa e aktivitetit fizik
– Duhanpirja dhe alkooli
– Sëmundjet e zemrës

Këto janë ndër shkaqet më të zakonshme që çojnë në goditje në tru. Çfarë këshillohet për uljen e ndikimit të këtyre faktorëve?

•Ushqyerje e shëndetshme dhe e balancuar
•Ndalimi i duhanpirjes dhe reduktimi i konsumit të alkoolit
•Aktivitet fizik i rregullt
•Kontroll i rregullt mjekësor

Kujdesi ndaj faktorëve të riskut është hapi i parë drejt parandalimit. Bëni zgjedhje të shëndetshme, për një jetë më të sigurt.

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Qendra e STROKE merret me trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe hemoragjive nëpërmjet teknikave më të avancuara t...
03/06/2025

Qendra e STROKE merret me trajtimin e goditjeve në tru, trombozave dhe hemoragjive nëpërmjet teknikave më të avancuara të intervencionimit neuroendovaskular.

Trombektomia, procedurat e embolizimit shërbejnë për të trajtuar mpiksjet e gjakut në kokë, të aneurizmave dhe hemoragjive të shkaktuara nga aneurizmat si dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare të cilat mund të jenë shkaktare të sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit.

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Çdo minutë vlen sa një jetë!Njohja e shenjave të para të goditjes në tru është jetësore. Është e rëndësishme të reagoni ...
02/06/2025

Çdo minutë vlen sa një jetë!

Njohja e shenjave të para të goditjes në tru është jetësore. Është e rëndësishme të reagoni shpejt për të shpëtuar jetën e personit të prekur. Nuk ka kohë për humbur!

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Fytyrë asimetrike, dobësi në një krah, vështirësi në të folur – janë simptomat më të zakonshme që shfaqen menjëherë pas ...
30/05/2025

Fytyrë asimetrike, dobësi në një krah, vështirësi në të folur – janë simptomat më të zakonshme që shfaqen menjëherë pas ndërprerjes së qarkullimit të gjakut në tru.

Stroke është një urgjencë neurologjike. Pa trajtim, qelizat nervore fillojnë të vdesin brenda pak minutash, duke rritur rrezikun për dëmtime të përhershme dhe invaliditet.

📌 Njohja e shenjave përmes parimit F.A.S.T. (Face, Arm, Speech, Time) dhe thirrja e menjëhershme e ndihmës mjekësore mund të shpëtojë jetë dhe të ruajë funksionet neurologjike.

📞 Në rast të simptomave të dyshimta, veproni menjëherë – Time is brain!

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Është e rëndësishme që të gjithë të njihen me simptomat e Stroke. Kjo i shërben atyre dhe njerëzve të tyre të afërt. She...
27/05/2025

Është e rëndësishme që të gjithë të njihen me simptomat e Stroke. Kjo i shërben atyre dhe njerëzve të tyre të afërt. Shenjat e para se si të dallojmë një person të prekur nga stroke janë:

•Vështirësi në të ecur. Të prekurit nga Stroke humbin ekuilibrin në qëndrim dhe ecje.
•Probleme me shikimin; me një ose të dy sytë. Papritur personi i prekur nga Stroke, mund të ketë shikim të turbullt, errësirë apo shikim të dyfishtë në njërin apo në të dy sytë.
•Paralizë e gjysmës së fytyrës, këmbës apo dorës. Kjo ndodh kur papritmas një person ndjen mpirje, këputje, paralizë të fytyrës, krahut apo këmbës. Zakonisht kjo ndodh në një pjesë të trupit të pacientit që ka pësuar stroke.
•Probleme me të folurin dhe të kuptuarin. Ndodh kur një person shfaq shenja në mos artikulimin e fjalëve në formën e duhur apo vonesë në të kuptuar, konfuzitet dhe përhumbje.

Kur duhet të njoftojmë urgjencën?
I prekuri nga Stroke ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Telefononi menjëherë: 📞 068 800 8000
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Aspekte klinike të infarktit trunorGoditja në tru është një emergjencë mjekësore që ndikon në funksionin e trurit. Ndrys...
20/05/2025

Aspekte klinike të infarktit trunor
Goditja në tru është një emergjencë mjekësore që ndikon në funksionin e trurit. Ndryshimet në simptomat e saj varen nga zona e trurit që preket.
📍 Në anën e majtë të trurit:
•Dobësi ose paralizë në anën e djathtë të trupit.
•Vështirësi në të folur dhe kuptimin e gjuhës.
•Çrregullime në të menduar dhe organizimin e informacionit.
📍 Në anën e djathtë të trurit:
•Dobësi ose paralizë në anën e majtë të trupit.
•Vështirësi në njohjen e objekteve dhe orientimin në hapësirë.
•Problemet me përqendrimin dhe vlerësimin e situatave.

Simptomat e tjera përfshijnë dhimbje koke të papritur, marramendje dhe vështirësi në ecje. Nëse dyshoni për STROKE, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Njohja e shenjave është kyçe për shpëtimin e jetës.

Telefononi 📞 068 800 8000 në raste urgjence.
Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 📲 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Address

Rr. Sabaudin Gabrani Nr. 2
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e STROKE Spitali Amerikan 3 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e STROKE Spitali Amerikan 3:

Share

Category