Logopedi__

Logopedi__ Logopedi__

13/01/2022

Mbështeteni dhe shtyjeni fëmijën ta zhvillojë si aftësi pikturën apo vizatimin!Shkumsa me ngjyra, bojra uji, lapsa apo s...
10/11/2021

Mbështeteni dhe shtyjeni fëmijën ta zhvillojë si aftësi pikturën apo vizatimin!
Shkumsa me ngjyra, bojra uji, lapsa apo stilolapsa, bojtusha, penel apo qoftë edhe një gur i rrugës që bën vija aq më mirë është për fëmijën!
E rëndësishme është që fëmija mos të detyrohet të pikturojë, por të jetë i lirë në zgjedhjen e tij, në kreativitetin e tij, lejojeni të jetë ai i pari që të marrë iniciativën të jetë krijues dhe më pas ju si prind mund të bashkoheni për ta çuar idenë me tej, për ta zgjeruar në detaje apo për ti dhënë një formë konkrete!
Argëtimi duhet të jetë gjithmonë në plan të parë, dhe duke u argëtuar i paraprini fillimit të shkollës me shkrimin, vëmendjen e nevojshme dhe perceptimin e hapësirës!
Normalisht do të pyesni: Ç'lidhje ka kjo me zhvillimin gjuhësor të fëmijës?
-Përgjigja është: Një fëmijë që mund të kontrollojë emocionet e veta, që ka vëmendjen dhe përqëndrimin, që është i aftë për të qënë krijues, gjuhën e folur e ka si "buka me djathë" 😁😁
📌A i pëlqen fëmijës tuaj të pikurojë muret e shtëpisë? 😂

Ndoshta është pyetja më e shpeshtë që vjen në inbox, por nuk është aq e lehtë sa të japësh një përgjigje kalimtare, seps...
10/11/2021

Ndoshta është pyetja më e shpeshtë që vjen në inbox, por nuk është aq e lehtë sa të japësh një përgjigje kalimtare, sepse përvetësimi i hershëm i gjuhës nga fëmija është gjithmonë një variabël i ndryshueshëm dhe diapazoni i fjalëve që flasin fëmijët është shumë i madh! Patjetër që duam t’i japim çdo fëmije kohën e vetë për tu zhvilluar, me ritmin e vetë, sepse çdo fëmijë është unik!
Të dhënat e publikuara më sipër nuk i përcaktojmë ne si Logoped, por janë përfundime nga studime ndërkombëtare dhe janë standarte për çdo fëmijë duke shërbyer si një element i rëndësishëm për evidentimin e hershëm të vonesave gjuhësore, apo anomali të tjera të zhvillimit.
Shpesh herë si prindër me siguri keni lexuar deklarata kontradiktore.
Dikush thotë që fëmija 12 muaj duhet të flasi një fjalë dhe dikush tjetër thotë që duhet të flasë 5 fjalë, dhe prindi nuk di kë të besojë pa ditur se të dyja këto përgjigje janë të sakta dhe krijon konfuzion në kokën e tij dhe ndoshta gjen një problem aty ku nuk ka!
MOS BINI PRE E NUMRAVE, MBAJNI KËTO TË DHËNA VETËM PËR T'U ORIENTUAR!
Pra: nëse fëmija juaj në moshën 18 muaj ka vetëm 10 fjalë por jo 50, s'ka asnjë problem, i nevojitet vetëm kohë për të arritur tek 50 sepse po ecën me ritmin e vetë të zhvillimit!
Por nëse fëmija juaj në moshën 24 muaj ka vetëm 3 apo 4 fjalë, nuk mundeni thjesht të prisni që koha do të bëjë mrekullinë, këtij fëmije i duhet ndihmë dhe ju si prind duhet t'ia ofroni!
📌Sa fjalë flet fëmija juaj, sigurisht nëse mundeni ti numroni? 😆

Në një pjesë të mirë të rasteve kjo fjali është e vërtetë, gjuha e kuptuar e fëmijës është konform moshës së tij dhe i m...
08/10/2021

Në një pjesë të mirë të rasteve kjo fjali është e vërtetë, gjuha e kuptuar e fëmijës është konform moshës së tij dhe i mungojnë vetëm fjalët, por në pjesën më të madhe të rasteve nuk ndodh kështu...

Fëmijët që hasin vështirësi në të kuptuar, shpesh herë mashtrojnë prindërit e tyre, duke i'u lënë atyre të mendojnë se kuptojnë shumë më tepër sesa gjendja e tyre reale e gjuhës së kuptuar. Kur themi mashtrojnë, nuk nënkuptojmë që po e bëjnë qëllimisht, por janë strategjitë e tyre (kopiuese) të cilat i ndihmojnë të dalin nga situata.

📍Bëjeni fëmijën të zgjedhë!
Shpesh herë fëmijës i ofrohet zgjedhja gati, pra i thuhet a e do mollën ?- Fëmija zgjat dorën dhe e merr. Me këtë veprim prindi mendon se fëmija kupton dhe e di që po merr një mollë, por nuk është kështu.
Ofrojini 2 fruta, mollë dhe banane dhe pyesni fëmijën çfarë do?
Nëse zgjedh mollën, provoni sërish një pyetje të dytë, nëse sërish zgjedh mollën atëherë jeni të bindur se fëmija e di çfarë po i kërkoni dhe e di çfarë po zgjedh!

📍Vëmendja e përbashkët!
Fëmijët manipulojnë shumë, duke shfrytëzuar vëmendjen e prindit, ndaj kërkesave që po i bën atij!
Nëse ti si prind je duke parë telefonin, dhe i kërkon fëmijës të të sjellë telefonin, apo nëse i tregon me gisht dhe i thua shko mbyll derën fëmija me siguri do i bëjë të dyja!
Për t'u bindur që gjuha e kuptuar i fëmijës është e mirë, mundohuni që kërkesat tuaja ti bëni pa u fokusuar tek objekti, apo pa treguar me gisht veprimin që doni të bëni, pra mos i jepni fëmijës asnjë ndihmë, sado e vogël qoftë!

📍Përdorimi i një objekti në bazë të funksionit të tij!
Nëse i jep topin në dorë fëmijës dhe i kërkon ta hedhi, sigurisht që ai do e bejë, sepse këtë bëjmë me topin "e hedhim" apo jo? Provo ti kërkosh fëmijës të ulët mbi top, apo ta vendosë te koshi i lodrave, për të përcaktuar nëse vërtet fëmija e di çfarë po i kërkoni!

Instagram: logopedi__

📌Sa interes kanë fëmijët tuaj për librat? Për shumë postime të tjera na gjeni në instagram
07/09/2021

📌Sa interes kanë fëmijët tuaj për librat?
Për shumë postime të tjera na gjeni në instagram

Për më tepër postime dhe aktivitete nga përditshmëria jonë e punës na ndiqni në  Presim feedbackun tuaj lidhur me idetë ...
16/06/2021

Për më tepër postime dhe aktivitete nga përditshmëria jonë e punës na ndiqni në

Presim feedbackun tuaj lidhur me idetë e përmendura më sipër, pse jo edhe video sesi i aplikoni me fëmijët tuaj! 😁

Për më shumë postime na ndiqni në instagram
12/06/2021

Për më shumë postime na ndiqni në instagram

20/05/2021

Për më shumë postime dhe video na ndiqni në instagram

Teksa shihni fëmijën tuaj të rritet, lehtësisht do të vëreni rritjen e vëmendjes dhe përqëndrimit tek ta.Interesimi ndaj...
20/05/2021

Teksa shihni fëmijën tuaj të rritet, lehtësisht do të vëreni rritjen e vëmendjes dhe përqëndrimit tek ta.
Interesimi ndaj lojës bëhet më i madh, iniciativa më e shprehur, aftësia për të dëgjuar të tjeret bëhet më e dukshme!Emocionet e tyre bëhen më të organizuar dhe fëmija mëson të kontrollojë veten në situata stresuese!
Nëse fëmija ka probleme me vetëmenaxhimin, apo vëmendja dhe përqëndrimi i tij/saj nuk janë përmirësuar dukshëm me moshën atëherë ky duhet të shërbejë për ju si prind si "flamur i kuq" i cili tregon se femija nuk është ende gati për të përvetësuar aftësitë e reja akademike me të cilat do të përballet në vazhdim.

20/05/2021

Address

Tirana

Telephone

+355684287489

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopedi__ posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram