26/02/2026
5 javë shumë intensive në laboratorin më të madh të citologjisë gjinekologjike në Europë. Nuk do rresht kurrë së qenuri mirënjohëse Limbach Gruppe për mundësinë që të prek dhe punoj në këtë lloj mjekësie. Jam me shumë fat dhe e di!
Në CytoMol njoha shumë njerëz që ma bënë procesin e të mesuarit shumë të këndshëm. Prof Ahr, Dr. Zeiser, Dr. Pook, Frau Faber kanë parë dhe shpjeguar çdo rast me mua.
Megjithatë pa suportin dhe mësimet e Dr. Xhaja, shqiptares sonë, briliante në citologji, nuk do ishte kurrsesi njësoj. Une mendoj që ajo dhe qelizat kane një gjuhë të përbashkët sepse ajo gjithmonë e gjen lezionin e fshehur pas qelizave në dukje jo shumë problematike, edhe kur klinicistet nuk e „kapin“ dot në kolposkopi. Pasioni që ajo ka për punën dhe mënyra se si ajo mendon që pas çdo lame mikroskopie ka nje grua që shqetësohet për shëndetin e saj është shumë inspiruese.
Ndërsa unë lumturohem kur mësoj sepse si mjeke mund të shërbej më mirë, them shërbej sepse në Shqipëri shpesh gjej një lloj ndjenje superioriteti në ata që bëjnë mjekësi, në fund të ditës edhe pse me shumë vite shkollë, ne perseri jemi në shërbim të njerëzve.
Ajo ç‘ka më lumturon edhe më shumë është që këtë lloj kualiteti të diagnostikës laboratorike, që kërkon shumë dekada dhe shumë përkushtim ne shtete të zhvilluara si Gjermania, ne prej 5 vitesh e ofrojmë për pacientet tona në Shqipëri. Nuk do bëhej dot kurrë e mundur nëse nuk do ishim pjesë e familjes së madhe të Grupit Limbach.