17/04/2023
🩸𝘽𝙚𝙩𝙖𝙞𝙣𝙖 e parë u zbulua nga rrënja e panxharit. Njihet në botën shkencore si Trimetilglicina (TMG).
● Ul nivelin e Homocisteinës së dëmshme duke e transformuar në Metioninë të dobishme për organizmin.
● Akumulimi i Homocisteinës në gjak, nuk është sëmundje në vetvete, por simptomë e disa patologjive të trashëgueshme ose jo dhe të stilit të gabuar të jetës.
Pra, efekti pozitiv i Betainës qëndron në uljen e përqendrimit të saj në gjak, shpesh e shoqëruar me acid folik, vitaminat B12 dhe B6 në formën e tyre aktive.
● Detoksifikon thellë mëlçinë: grupet metilike lidhen me yndyrna dhe toksina që në këtë mënyrë eliminohen lehtë nga trupi.
● Ka aftësi të asistojë si kofaktor proçeset e metilimit që përfshijnë edhe sintezën e neurotransmetuesve si Dopamina dhe Serotonina. Nëpërmjet metilimit gjeneron SAME (S-Adenozil-L-Methionyne) me veti antidepresive dhe Kolinën, molekulë e rëndësishme për kujtesën dhe përqendrimin.
● 𝘽𝙚𝙩𝙖𝙞𝙣𝙖 ka shfaqur edhe një veprim të lehtë antidepresiv (pasi konvertohet në S-adenosilmetioninë, substancë me veti antidepresive) dhe mbrojtëse të neuroneve përkundrejt dëmeve të shkaktuara nga alkoli. Në bashkëpunim me vitaminat e grupit B të metiluara, përmirëson polimorfizmin genetik MTHFR.
● Duket se 𝘽𝙚𝙩𝙖𝙞𝙣𝙖 ka edhe veti dobësuese nepërmjet mekanizmit të veprimit osmolit. Përqendrimi i lartë i saj në qelizë, rregullon përqindjen e hidratimit, detoksifikon sistemin linfatik dhe ruan strukturën e qelizës duke e bërë më rezistente ndaj stresit.