04/05/2025
VLERËSIM PSIKO-SOCIO-
EMOCIONAL PËR FËMIJËT
Qendra Don Orione - Romë | 23-27 Qershor 2025
Me kenaqesi ju njoftojme se gjate datave 23-27
Qershor 2025, në ambientet e Qendres Don Orione, në
Romë, do te zhvillohet nje program i strukturuar per
vlerësimin psiko-socio-emocional te femijëve, organizuar nga Umano Felice me pranine e stafit te saj multidisiplinar.
Ky program synon te ofroje nje vieresim te thelluar dhe
gjitheperfshires per zhvillimin emocional, shogeror,
psikologjik dhe motorik te femijeve, nëpërmjet perdorimit te mjeteve dhe metodologjive te avancuara ne fushën e neuropsikologjisë dhe terapive zhvillimore.
Elementët perberës të vlerësimit perfshijnë:
• Teste psikologjike dhe psiko-emocionale të
standardizuara
Vlerësim social dhe ndërveprues në kontekste
te strukturuara dhe natyrale
• Perdorimi i metodave inovative në:
• Neuropsikomotricitetin ne ujë, me qellim
vezhgimin dhe stimulimin e levizshmerisë dhe organizimit te skemës trupore ne nje mjedis stimulues
dhe te kontrolluar
Dhoma sensoriale (Stanza Sensoriale), per të esploruar pergjigjet ndaj stimujve multisensoriale dhe
për të vlerësiar rregullimin emocional dhe
ndjeshmërinë sensoriale te fëmijes.
Numri i femijeve pjesemarres do te jete i kufizuar në vetëm 10, per të garantuar një vemendje të personalizuar dhe një cilësi te lartë te vlerësimit.
Prenotimi eshte i detyrueshem dhe duhet te behet menjehere, per shkak te kufizimeve te vendit dhe per te mundesuar pergatitjen optimale te procesit te vlerësimit për secilin fëmije.
Per me shume informacion ose per te bërë një prenotim, ju lutemi kontaktoni në adresën zyrtare të Umano Felice ose përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me koordinatorët e projektit.