
07/07/2025
Demtim i hemisferës së djathtë . (Right Hemisphere Damage – RHD)
Pacientit adult i është thënë te vizatojë një orë dhe të vendosë akrepat në orën 10 :00 .
Rezultati është si ne foto.
Pasojat më të zakonshme të dëmtimit në hemisferën e djathtë:
1. Neglizhenca hapësinore (Left-side neglect)
Pacienti shpesh nuk e vëren anën e majtë të trupit apo të hapësirës.Nuk lexon fjalët në të majtë të faqes
2. Çrregullimet pragmatike të gjuhës
Vështirësi në mbajtjen e temës së bisedës, interpretimin e figurave letrare, humorit, sarkazmës, ose kuptimeve të tërthorta.
Biseda e tyre mund të jetë i pa strukturuar ose me pak ndjeshmëri sociale ndaj bashkëbiseduesit.
3. Çrregullime të prozodisë emocionale
Komunikimi mund të tingëllojë monoton, pa intonacion, sepse pacienti nuk përdor prozodinë për të shprehur emocionet.
4. Vështirësi në organizimin dhe planifikimin
Përfshin probleme në të menduarin logjik, zgjidhjen e problemeve, vëmendjen dhe kujtesën e punes.
5. Anosognozia
Pacienti nuk është i vetëdijshëm për dëmtimin e tij, gjë që e vështirëson bashkëpunimin në terapi.
Care to go beyond ⚕️