18/03/2026
Dr. Ana Uka është psikologe e licencuar dhe psikoterapiste e certifikuar nga EMDR Europe, me përvojë të gjerë në udhëheqje akademike, praktikë klinike dhe kërkim shkencor. Përvoja e saj profesionale përfshin gjithashtu punën si eksperte psikologe në trajtimin e rasteve klinike të lidhura me traumat, përfshirë PTSD, GAD, Depresionin, OCD, traumat e atashimit etj.
Ajo ka punuar si psikologe edhe në qendra të shëndetit mendor dhe institucione arsimore në Michigan, Ohio dhe Teksas, duke sjellë përvojë të vlefshme ndërkombëtare në fushën e shëndetit mendor.
Dr. Ana Uka do të jetë në klinikën Luarmed çdo ditë të javës në oraret e pasdites.
Për rezervime dhe informacione kontaktoni në:
📲0675000414
Adresa:📍Rruga “Andon Zako Çajupi”, përballë postës nr.8 (Zayed Bussiness Center), Kati 2