Dr. Dorina Ibi, Shkencëtare Kardiometabolike dhe Jetëgjatësi

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • Dr. Dorina Ibi, Shkencëtare Kardiometabolike dhe Jetëgjatësi

Dr. Dorina Ibi, Shkencëtare Kardiometabolike dhe Jetëgjatësi Unë jam Dr. Dorina Ibi — shkencëtare e trajnuar në Holandë dhe SHBA, specializuar në gjenetikë, shëndetin kardiometabolik dhe jetëgjatësinë.

Shpjegoj shkencën më të fundit në mënyrë praktike për shëndetin e zemrës, trurit dhe mirëqenies suaj.

27/05/2026

Mos bli magnezin e gabuar!

26/05/2026

Mengjesi: a eshte vertet i nevojshem?

26/05/2026

A funksionojnë vërtet infuzionet me NAD+?

Infuzionet me NAD+ shpesh janë të dhimbshme dhe lidhen me një përgjigje të sistemit imunitar të lindur, sepse vetë NAD+ ende nuk është forma që futet direkt në qeliza.

25/05/2026

Problemi nuk është pse nuk dobësohesh. Problemi është që trupi yt nuk do të humbasë peshën që tashmë e quan normale.

23/05/2026

Ndalimi i ushqimit të paktën 3 orë para gjumit mund të jetë një nga mënyrat më të thjeshta për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular.

Tretja mund të zgjasë rreth 5 orë, ndaj ngrënia shumë afër gjumit mund të ndërhyjë në kalimin e trupit në gjendjen parasimpatike — faza ku ulen tensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës gjatë natës.

Në një studim, personat që ndalonin së ngrëni mbi 3 orë para gjumit kishin:
• ulje më të mirë të tensionit gjatë natës
• rrahje zemre më të ulëta
• kortizol më të ulët
• ndjeshmëri më të mirë ndaj insulinës

Rëndësi ka çfarë ha.
Por po aq rëndësi ka edhe kur ha!

✨Frymëzim Fundjave!💬 Je dakord? Komento: PO!🙌💌 Njeh dikë që ka nevojë të dëgjojë këtë? Etiketojeni@!
23/05/2026

✨Frymëzim Fundjave!

💬 Je dakord? Komento: PO!🙌
💌 Njeh dikë që ka nevojë të dëgjojë këtë? Etiketojeni@!


21/05/2026

Nivelet më të larta të vitaminës D në moshën e mesme lidhen me më pak akumulim të tau-t, një nga shenjat karakteristike të Alzheimerit.

Mbrojtja më e fortë u pa te ata me nivele të vitaminës D në pjesën më të lartë të grupit (rreth 50–57 ng/mL), jo thjesht te ata që shmangnin mungesën.

Interesant është fakti që nuk u pa lidhje mes vitaminës D dhe ngarkesës me amyloid beta.

Kjo nuk do të thotë që vitamina D është një “ilaç” kundër demencës, apo që të gjithë duhet të synojnë nivele të larta.

Por sugjeron se statusi i vitaminës D në moshën e mesme (dhe në çdo moshë) është diçka që ia vlen t’i kushtohet vëmendje.

19/05/2026

Pothuajse te gjitheve na duhet me shume magnez por ja disa situata ku mund te duhet me shume.

🇦🇱🌍

18/05/2026

Vitamina D ka nevojë për magnezin për t’u aktivizuar dhe përdorur siç duhet nga trupi. ☀️

17/05/2026

💦Per sa ujë ka nevojë trupi yt?

Përgjigjja ndryshon sipas shumë faktorëve: moshës, peshës, aktivitetit fizik, temperaturës së ambientit, ushqimit dhe madje edhe disa medikamenteve.

Nuk ka të njëjtën nevojë për ujë një i ri që stërvitet çdo ditë dhe një i moshuar sedentare.

Si rregull i përgjithshëm, shumë njerëz kanë nevojë për rreth 2 litra ujë në ditë.Por kjo është vetëm një referencë, jo një formulë fikse.

Trupi zakonisht jep sinjale të qarta:etja, goja e thatë, lodhja, dhimbja e kokës apo urina shumë e errët mund të tregojnë dehidratim.

Dhe diçka e rëndësishme:me kalimin e moshës, ndjesia e etjes zvogëlohet.

Prandaj shumë të moshuar pijnë më pak ujë sesa kanë nevojë, pa e kuptuar.

Hidratimi nuk është një detaj i vogël.Uji merr pjesë në funksionimin e trurit, zemrës, muskujve dhe pothuajse çdo qelize të organizmit.

15/05/2026

Berberina: nje nutraceutical qe ul kolesterolin, trigliceridet, sheqerin, tensionin dhe inflamacionin. Nje target per sindromen metabolike dhe rrezikut kardiovaskular.

*Shënim: Ky informacion është për qëllime edukative dhe nuk zëvendëson këshillën mjekësore. Për çdo shqetësim, konsultohuni me mjekun.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Dorina Ibi, Shkencëtare Kardiometabolike dhe Jetëgjatësi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share