20/02/2026
Si ta kuptoni nëse keni vezore policistike?
Ja shenjat që nuk duhen injoruar!
Dr. Juxhin Gjoshe, Obstetër-Gjinekolog, pranë Poliklinikës CCL në rrugën e Elbasanit, shpjegon se sindroma e vezores policistike (PCOS), manifestohet përmes disa shenjave të qarta klinike, të cilat shpesh mbeten të pavërejtura ose keqinterpretohen:
🔹 Çrregullimet menstruale janë simptoma më e zakonshme zakonisht vonesa të gjata të ciklit (deri në 40–45 ditë) ose cikle të parregullta, që bëhen edhe arsyeja kryesore për të cilën pacientet kërkojnë vizitë tek mjeku gjinekolog.
🔹 Aknet e theksuara, me karakter mashkullor puçra të mëdha dhe të dhimbshme, të cilat nuk kanë lidhje me ciklin menstrual.
🔹 Rritja e qimeve në mënyrë jo të zakonshme, sidomos në fytyrë, mjekër, apo bark shpesh çon pacientet fillimisht te mjeku dermatolog për diagnozë.
🔹 Shtimi në peshë, sidomos në zonën abdominale (obeziteti me shpërndarje mashkullore), që lidhet ngushtë me rezistencën ndaj insulinës dhe një stil jetese sedentare. Ky është si një shkak, ashtu edhe pasojë e PCOS.
🔹 Vështirësi në shtatzani, për shkak të cikleve anovulatore – ku mungon ovulacioni i rregullt, duke ndikuar drejtpërdrejt në fertilitetin e femrës.
📌 Dr. Juxhini thekson se, ndryshimi i stilit të jetesës, me aktivitet fizik të rregullt dhe një regjim të shëndetshëm ushqimor – është një hap kyç në trajtimin dhe menaxhimin e vezores policistike.
📲 Telefononi në 068 200 1907 për të lënë orar me mjekun e mirënjohur gjinekolog, pranë Poliklinikës CCL, rruga e Elbasanit.
Cambridge Clinical Laboratories, të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush!