My Therapist

My Therapist Klinikë shërbimesh psikologjike
� Schema Therapy
� CBT
� Acceptance and Commitment Therapy
?

10/10/2022

Askush nuk ka nevojë të dëgjojë fjalë të tilla në momente të vështira. Dhimbja e tjetrit është dhimbja më e vogël. Në mo...
08/01/2022

Askush nuk ka nevojë të dëgjojë fjalë të tilla në momente të vështira. Dhimbja e tjetrit është dhimbja më e vogël. Në momente të tilla, gjithkush ka nevojë të ndihet i/e dëgjuar dhe kuptuar.

17/11/2021
Nëse shfaqni simptoma somatike, kini parasysh që ato janë të vërteta edhe pse nuk kanë një shpjegim mjekësor. Simptomat ...
03/11/2021

Nëse shfaqni simptoma somatike, kini parasysh që ato janë të vërteta edhe pse nuk kanë një shpjegim mjekësor. Simptomat somatike janë gjuha që zgjedh trupi për të komunikuar se po vuan. Tregohuni të vëmendshëm të dëgjoni vuajtjet e brendshme nëpërmjet simptomave që përjetoni duke u treguar mbështetës ndaj nevojave psikologjike.

“Tension is who you think you should be. Relaxation is who you are.”                               —Chinese proverb
02/11/2021

“Tension is who you think you should be. Relaxation is who you are.”
—Chinese proverb

Kjo video u realizua në kuadër të projektit “Përgjigje gjithëperfshirëse ndaj Covid-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri” ...

A ju ka ndodhur që të përjetoni simptoma të tilla si: dhimbje koke, dhimbje kraharori, dhimbje stomaku apo dhimbje fizik...
31/10/2021

A ju ka ndodhur që të përjetoni simptoma të tilla si: dhimbje koke, dhimbje kraharori, dhimbje stomaku apo dhimbje fizike ne pjesë të ndryshme të trupit pa patur ndonjë dëmtim fizik? Apo simptoma të tilla si probleme me frymëmarrjen, ndjesi lodhje dhe mungesë energjie, ndjesi për të vjellë dhe mpirje në zona të caktuara të trupit? A ju ka ndodhur që pasi i keni përjetuar për një kohë të gjatë këto simptoma dhe pasi keni bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore nuk ju është konfirmuar asnjë shpjegim mjekësor për këto simptoma?

Simptomat fizike që nuk kanë asnjë shpjegim mjekësor quhen simptoma somatike. Ato shfaqen kryesisht në situata me ngarkesë të lartë emocionale dhe psikologjike.

Një prej parimeve kryesore të funksionimit të mendjes dhe trupit është që organizmi përgjigjet si një i tërë. Kjo do të thotë se gjendje të tilla si sëmundjet, traumat apo konfliktet e brendshme dhe të jashtme, reflektohen në të gjitha dimensionet e qenies njerëzore. Mos harroni se trupi ynë ndjen dhe përjeton çdo emocion dhe simptomat somatike ndodhin për shkak të lidhjes së ngushtë midis trupit dhe mendjes.

“Simptomat somatike janë gjuha që zgjedh trupi për të na thënë se po vuan”
28/10/2021

“Simptomat somatike janë gjuha që zgjedh trupi për të na thënë se po vuan”

Kjo video u realizua në kuadër të projektit “Përgjigje gjithëperfshirëse ndaj Covid-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri” ...

Në emër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është e rëndësishme të shfaqim empati dhe përkujdesje për të gjithë indiv...
10/10/2021

Në emër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është e rëndësishme të shfaqim empati dhe përkujdesje për të gjithë individët që kanë vuajtur dhe vuajnë nga shqetësimet e shëndetit mendor. Janë rreth 55,1 milionë individë në të gjithë botën që vuajnë nga depresioni, ankthi, traumat komplekse dhe varësitë. Mos harroni që ka shumë profesionistë të shëndetit mendorë me të cilët mund të ndani pa frikën e gjykimit eksperiencat dhe shqetësimet tuaja të shëndetit mendor. Është ok të kërkosh ndihmë! Është ok të normalizojmë bisedat për shëndetin mendor!

Nëse përballeni me një humbje është shumë e zakonshme që të ndjeni emocione të forta dhe të përjetoni zinë. Zia është nj...
23/09/2021

Nëse përballeni me një humbje është shumë e zakonshme që të ndjeni emocione të forta dhe të përjetoni zinë. Zia është një gjendje e fuqishme psikologjike dhe fizike që vjen si pasojë e humbjes së dikujt ose të diçkaje. Gjatë përjetimit të zisë mund të përjetoni ndjenja shumë të forta trishtimi, hidhërimi dhe pikëllimi që shoqërohen me ndjenja të forta malli ndaj personit që keni humbur. Gjithashtu, mund te ndjeheni të mpirë dhe bosh dhe nuk gjeni më kuptim në asgjë. Në shumë raste mund të ndjeni zemërim ndaj personit që keni humbur pasi ndjeheni të vetmuar dhe të braktisur. Zia shoqërohet edhe me simptoma fizike dhe mund të keni vështirësi për të ngrënë ose për të fjetur si edhe të ndjeni boshllëk ose ngurtësim në zonën e barkut dhe të stomakut. Të gjitha këto ndjenja vijne dhe ikin në formë valësh duke bërë që disa herë t’i përjetoni shumë më fortë dhe disa herë më lehtë Të gjitha këto ndjesi janë pjesë normale e procesit të zisë.

24/06/2021

“Si u ndjeve sot?” është një pyetje më domethënëse dhe më e bukur sesa “Ku ishe?” “Çfarë hëngre?” “A fjete?” “A ke veshur kanatjere?” “Çfarë note more?”

Address

Rruga Mihal Popi
Tirana
1020

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when My Therapist posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to My Therapist:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram