Lamtumirë ilaçe

Lamtumirë ilaçe Dije që nuk sponsorizohet nga kompanitë farmaceutike

🔃 Ekstremet bashkohen. 🏅Pas Zvicrës (83.3%), Shqipëria (82.8%) zë vendin e dytë në Europë për vetëperceptimin e lartë që...
22/02/2023

🔃 Ekstremet bashkohen.

🏅Pas Zvicrës (83.3%), Shqipëria (82.8%) zë vendin e dytë në Europë për vetëperceptimin e lartë që kanë njerëzit për shëndetin e tyre.

☣ A tregon kjo se shqiptarët janë të shëndetshëm apo tregon se shqiptarët nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e shëndetit të tyre?

Përse ata që ndjekin dietën pa karbohidrate hanë vetëm çokollatë të zezë?Sepse çokollatat me qumësht kanë sheqer të bara...
12/10/2022

Përse ata që ndjekin dietën pa karbohidrate hanë vetëm çokollatë të zezë?

Sepse çokollatat me qumësht kanë sheqer të barabartë me 14 lugë çaji për çdo 100 gram.😱 Shihni se si bie sasia e sheqerit kur çokollata është e zezë.

Sa shpesh njerëzit ankohen se kanë 'varësi nga çokollata' por nuk e pëlqejnë çokollatën e zezë, ne themi se ata kanë varësi nga sheqeri.

Miti nr. 1: Një kalori është një kalori  “Rregulli” i parë i dietës që do të doja të hidhja poshtë është ai që thotë se ...
11/10/2022

Miti nr. 1: Një kalori është një kalori

“Rregulli” i parë i dietës që do të doja të hidhja poshtë është ai që thotë se pesha juaj është kryekëput rezultat i një matematike të thjeshtë: kaloritë që hani, minus kaloritë që digjni. Në fund të fundit, një kalori është një kalori.

Gabim!

Zgjedhjet tuaja në jetë në afatgjatë janë çelësi i suksesit dietik. Përveç kësaj, një dietë me kalori të reduktuara është e vështirë për t’u mbajtur për shumicën e njerëzve. Edhe kur pesha juaj bie, ajo do të rikthehet kur ju riktheni zakonet tuaja të të ushqyerit.

Nëse kaloritë që konsumoni vijnë kryesisht nga sheqeri dhe drithërat – bukë, pasta, oriz, biskota, madje edhe fruta – ju po e kushtëzoni trupin të djegë sheqer si burimin kryesor të energjisë. Kur ju konsumoni sheqer apo drithëra, trupi juaj e magazinon sheqerin si glikogjen në melçi dhe muskuj. Pasi magazinat e glikogjenit mbushen, çdo sheqer shtesë që ju hani konvertohet në yndyrë për t’u përdorur si energji në afat të gjatë kohor.

Ushqimet me shumë sheqer dhe drithërat do ta shuajnë urinë aktuale, por ata do t’ju fusin në hullinjtë e katastrofës metabolike si obeziteti, pafuqia, diabeti dhe sëmundjet e zemrës, si dhe mund të shkaktojnë yndyrë të shtuar në trup dhe sëmundje të lidhura me obezitetin.

Mbani mend që kur hani sheqer, trupi juaj prodhon insulinë dhe leptinë. Këto hormone luajnë një rol kyç në rregullimin e sasisë së energjisë që marrim dhe shpenzojmë, duke rezervuar energjinë ose duke çliruar rezervat e energjisë. Në fund, nëse trupi juaj zhvillon rezistencë ndaj insulinës dhe leptinës, ju do të keni nevojë për sasi më të mëdha të secilës që të kryejnë funksionin. Trupi juaj nuk do t’i dëgjojë më sinjalet e tij për të ndalur ngrënien, djegur dhjamin apo për të lënë ushqimet me sheqer. Nëse jeni rezistent ndaj insulinës, atëherë ngrënia e vetëm një sasie të vogël frutash apo brumërash mund të jetë problem për ju.

Rezultati?

Ju ndjeni uri. Ju hahen ëmbëlsirat. Dhe trupi juaj stivos edhe më shumë dhjam, veçanërisht rreth belit. Sëmundje të tjera që zhvillohen si rezultat i rezistencës ndaj insulinës dhe leptinës janë:

- Pesha e tepërt
- Tensioni i lartë i gjakut
- Diabeti
- Norma mbinormale të kolesterolit
- Kanceri

A nuk do të ishte gjë e mrekullueshme të kish*t një strategji që funksionon pa qenë e nevojshme të kacafyteni me dëshirën për të ngrënë sheqer dhe të numëroni kaloritë gjatë gjithë ditës?

Për fat të mirë, kjo është pikërisht ajo që ofron të ushqyerit pa u sforcuar.

Dr. Joseph Mercola (2015). Shërimi pa Sforcim: 9 Rrugë të Thjeshta për të Tejkaluar Sëmundjen, Hequr Peshën e Tepërt dhe Ndihmuar Trupin të Shërojë Veten

GËNJESHTRAT E DOKTORIT TIMShkëputur nga libri "Gënjeshtrat e Doktorit Tim - Mite mjekësore që mund të dëmtojnë zemrën" t...
10/10/2022

GËNJESHTRAT E DOKTORIT TIM



Shkëputur nga libri "Gënjeshtrat e Doktorit Tim - Mite mjekësore që mund të dëmtojnë zemrën" të mjekut dhe studiuesit Ken D. Berry, MD (2017).

Shkenca dje: Ne dimë çdo gjë, besojini shkencës! Shkenca sot: Mijëra vdekje, nuk e dimë shkakun.
06/10/2022

Shkenca dje: Ne dimë çdo gjë, besojini shkencës!
Shkenca sot: Mijëra vdekje, nuk e dimë shkakun.

04/10/2022

Efekti sinergjik i dietës që imiton agjërimin dhe vitaminës C kundër kancerit

Dietat që imitojnë agjërimin, ngadalësojnë progresin e tumoreve dhe rrisin ndjeshmërinë e një game të gjerë tumoresh ndaj kimioterapisë. Në studimin e tyre të paraqitur në artikullin shkencor me titull “Efekti sinergjik i dietës që imiton agjërimin dhe vitaminës C kundër kancerit” një grup autorësh, me të cilëve edhe studiuesi me famë botërore Valter Longo, gjetën se fuqia terapeutike e këtij dietës në që imiton agjërimin dhe vitaminës C në kombinim me elementët jocitotoksikë është kuptuar shumë pak.

Ishte agjërimi ai që e zgjeronte aktivitetin toksik të vitaminës C ndaj qelizave kancerogjene. Artikulli citon një numër studimesh që vërtetojnë se vitamina C karakterizohet nga një lloj toksiciteti selektiv që sulmon vetëm qëlizat mutative. Mirëpo, disa lloje kancerash janë shumë rezistentë edhe ndaj vitaminës C (acidit askorbik).

Studiuesit eksperimentuan një dietë me kalori të ulëta për një popullim minjsh. Dieta konsistonte në përgjysmimin e konsumit ditor të kalorive për ditën 1 të dietës dhe uljen me 90% të kalorive ditore për ditët 2-4 të dietës. Asnjëri nga kaviet nuk humbi më shumë se 20% të peshës trupore gjatë 4 ditëve të agjërimit. Rezultatet treguan se dietat që imitojnë agjërimin 3-ditë në javë kishin ndikim të njëjtë me trajtimin me doza të larta të vitaminës C në reduktimin e rritjes së tumoreve.

Burimi: Di Tano, M., Raucci, F., Vernieri, C. et al. Synergistic effect of fasting-mimicking diet and vitamin C against KRAS mutated cancers. Nature Communications 11, 2332 (2020).

Ndonëse mjekët e trajtuan dhe i dhanë ilaçe për të pirë, ai prapëseprapë u shërua.Leon Tolstoi, "Lufta dhe Paqja"
01/10/2022

Ndonëse mjekët e trajtuan dhe i dhanë ilaçe për të pirë, ai prapëseprapë u shërua.

Leon Tolstoi, "Lufta dhe Paqja"

Përse sëmuremi?  JEMI SËMURË! Në shkallë botërore, të gjithë po luftojmë me sëmundje që dikur ishin shumë të rralla – dh...
30/09/2022

Përse sëmuremi?

JEMI SËMURË! Në shkallë botërore, të gjithë po luftojmë me sëmundje që dikur ishin shumë të rralla – dhe në shumë raste, po e humbasim këtë luftë. Çdo vit, rreth 10 milion njerëz vdesin nga kanceri dhe pothuajse 20 milion vdesin nga sëmundjes e zemrës në të gjithë botën. Një tjetër 50 milionësh në të gjithë globin vuajnë nga Alzheimer dhe pothuajse gjysëm miliardi prej nesh kanë diabet.

Ndërkohë që sëmundje si këto po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, të tjera, më pak vdekjeprurëse, janë gjithashtu në rritje. Rreth 40% e të rriturve në të gjithë botën konsiderohen mbipeshë ose obezë. Për më tepër, afërsisht gjysma e burrave mbi 45 vjeç kanë nivel më të ulët testosteroni se niveli optimal, ndërsa rreth 10% e gravë përjetojnë çrregullime menstruale ose infertilitet.

Megjithëse këto mund të duken pa lidhje me njëra-tjetrën, të gjithë këto çrregullimi dhe të tjera kanë një të përbashkët: në një masë ose në një tjetër, rezistenca ndaj insulinës i shkakton ose i përkeqëson ato. Dhe këtë mund ta kesh edhe ti. Shanset janë që e ke – një studim I fundit vë në dukje se deri në 85% e të gjithë të rriturve në SHBA vuajnë prej saj,[1] ashtu sikurse gjysma e të gjithë të rriturve në Meksikë, Kinë dhe Indi dhe më shumë se një e treta e tyre në Europë dhe Kanada. Problemi është të paktën po aq mbizotërues edhe në ishujt e Paqësorit, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.

Në fakt, rezistenca ndaj insulinës është çrregullimi më i zakonshëm shëndetësor në shkallë botërore dhe ajo ndikon më shumë njerëz – të rritur dhe fëmijë - çdo vit e më shumë. Prapëseprapë, shumica dërrmuese e njerëzve nuk janë familjarë me termin “rezistencë ndaj insulinës”, ose edhe kur janë, ata nuk e kuptojnë. Nuk ka pse të jetë çudi. Unë jam shkencëtar biomjekësor dhe profesor, dhe megjithëse jam fokusuar tani tek rezistenca ndaj insulinës, dikur edhe unë isha tërësisht në errësirë për sa i përket kësaj gjendjeje.

Dr. Benjamin Bikman (Ph.D). (2020) Përse sëmuremi: Epidemia e Fshehtë në Themel të Sëmundjes më Kronike – dhe si ta luftojmë. BenBella Books.

[1] Araujo, J., J. Cai, and J. Stevens, Prevalence of optimal metabolic health in American adults: National Health and Nutrition Examination Survey 2009-2016. Metabolic Syndrome Related Disorder, 2019. 17(1): p. 46-52.

Albert dhe Mary McMaster kanë dy vajza, Tara dhe Margo. Mary solli Tarën 14-vjeçare për ta vizituar. Mami ishte e shqetë...
30/09/2022

Albert dhe Mary McMaster kanë dy vajza, Tara dhe Margo. Mary solli Tarën 14-vjeçare për ta vizituar. Mami ishte e shqetësuar për një skuqje të irrituar në të dy cepat e gojës së Tarës. "Kam provuar disa kremra pa recetë, por asgjë nuk ka funksionuar," tha mamaja. "Çfarë mendoni se është?"

Pasi ekzaminova skuqjen, u përgjigja: “Kjo skuqje ndonjëherë mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminave. E shoh shpesh këtë skuqje te njerëzit që nuk hanë perime të tilla si brokoli, lakrat e Brukselit, lakra dhe lulelakra, ose perime me gjethe jeshile si spinaqi dhe lakra jeshile. Sa i ha Tara këto perime?”

Tara gërhiti. Mami psherëtiu. "Babai i saj dhe unë ushqehemi shumë shëndetshëm," tha nëna. “Por Tara refuzon të hajë shumicën e perimeve. Për të qenë e sinqertë, për momentin pothuajse të vetmet gjëra që ajo do të hajë janë patatet e skuqura”
"Patatet të skuqura McDonald's," e ndërpreu Tara.
“Patatet të skuqura McDonald’s, pica, krahë p**e dhe patatina”, përfundoi mami. "Kjo është pak a shumë, përveç ëmbëlsirave të ngrira si akulloret italiane."
Po brokoli apo lulelakër? Apo spinaq? - pyeta unë.
Ajo thjesht nuk do t'i hajë ato gjëra - tha Meri.

Do t'i hante po të ishte e uritur sa duhet - thashë me vete. Por nuk e shqiptova.

Dr. Leonard Sax, Kolapsi i Prindërimit, fq. 1.

Address

Tirana
1001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lamtumirë ilaçe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share