Ifoodsteps

Ifoodsteps Food as a storyteller.

Një bisedë e hapur plot kureshtje, për të zbuluar botën e padukshme të mikroorganizmave dhe udhëtimin e tyre përmes sist...
20/10/2025

Një bisedë e hapur plot kureshtje, për të zbuluar botën e padukshme të mikroorganizmave dhe udhëtimin e tyre përmes sistemit tonë ushqimor. 🌱
Fëmijët biseduan për punën e mikroorganizmave dhe se si këto qenie të vogla ndikojnë në shëndetin e tokës, ajrit, bimëve, kafshëve dhe njeriut. 🌍

Bashkë eksperimentuam “zgjimin” e majasë në kushte të ndryshme, duke kuptuar si ndikon mjedisi në punën e saj, si dhe vrojtuam mikroorganizmat që na ndihmojnë të përgatisim kosin në shtëpi. 🧫🥛

Një e diel plot zbulime, të qeshura dhe mënyra të reja për “të parë” bashkëbanorët tanë të padukshëm. 🌿

Faleminderit për mikpritjen dhe përkushtimin në organizimin e këtij aktiviteti. 💚

“There is an urgent need for food-literate citizens who understand and act on how food systems function, and under what ...
16/10/2025

“There is an urgent need for food-literate citizens who understand and act on how food systems function, and under what conditions.” - EIT Food Literacy Report, 2025

Është urgjente! I bashkohem plotësisht kësaj thirrjeje.

Koha të hedhim hapa konkretë, duke nisur nga “fillimi”: shtimi në kurrikulën bërthamë të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar të një lënde të detyrueshme dedikuar edukimit për ushqimin dhe jetesën e shëndetshme, si pjesë e fushës së të nxënit “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti.”

Ushqimi nuk ka të bëjë vetëm me trupin, por me mendjen, marrëdhëniet, mjedisin dhe ekonominë që ndërtojmë çdo ditë përreth nesh.
Të ushqehesh me vetëdije do të thotë të kuptosh ndikimin e zgjedhjeve të tua në shëndetin personal, në komunitet dhe në planetin që është shtëpia jonë.

Por këto zgjedhje të përditshme vështirë të jenë të duhura nëse mungon dija mbi vetë ushqimin:
- çfarë është?
- si prodhohet?
- si arrin deri në pjatë dhe cilët janë aktorët natyrorë e social që ndikojnë në këtë proces?
Vetëm përmes kësaj dije mund të formohen qytetarë që kuptojnë se çdo vakt është një akt që prek shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.

Le të kalojmë në shkollë të paktën po aq kohë duke mësuar çfarë do të thotë të jesh njeri dhe pjesë e natyrës, sa kalojmë duke mësuar si të përdorim teknologjinë. 💚

Historia na ka treguar se nuk kemi nevojë të flasim të njëjtën gjuhë për të krijuar gjëra që vlejnë.Një kujtesë e thjesh...
10/07/2025

Historia na ka treguar se nuk kemi nevojë të flasim të njëjtën gjuhë për të krijuar gjëra që vlejnë.

Një kujtesë e thjeshtë për një bisedë kaq të lashtë aq të përditshme, atë mes njerëzve dhe mikrobeve. Një tryezë e rrumbullakët ndër-specieve, ku punojmë së bashku në harmoni për të krijuar diçka kaq thelbësore si buka.

Vlen gjithmonë të kujtojmë se këta bashkëpunëtorë të padukshëm formësojnë shëndetin, jetën dhe kulturën tonë. Buka, ky produkt “i thjeshtë” i një pune të përbashkët, mund të jetë kujtesa më e fuqishme e lidhjes sonë me ta.

Dhe ndoshta, thjesht ndoshta, mund të frymëzojë edhe mënyrën si ndërtojmë qytetet tona.

As a biologist nutritionist engaged in food and health education, I see this as a valuable opportunity to highlight the ...
30/06/2025

As a biologist nutritionist engaged in food and health education, I see this as a valuable opportunity to highlight the need to introduce food and health education as a mandatory subject at every level of pre-university education, starting from pre-school.

EIT Food offers a dedicated space for food educators, providing well-structured resources that can help both educators and parents engage young people in healthier habits and greater environmental awareness.
Excited to see the positive impact this initiative can have on our community!
Thank you to

Back from the first Venice Climate Week, and I’m still processing the intensity of the conversations we shared.In Venice...
14/06/2025

Back from the first Venice Climate Week, and I’m still processing the intensity of the conversations we shared.

In Venice, you can't escape the feeling that we do live on an ACQUA planet, where water isn't just scenery, but the connection between all life, all change, all the uncertainty we face.

A guiding question echoed through our days: How will we get out of this? It shaped how we listened, challenged each other, and envisioned next steps.

We heard a clear message: adaptation is not enough. We must act on the root causes, and we must act together.

What inspired me most was hearing so many different voices, from local farmers to policymakers, artists to scientists, all working toward the same goal: making climate action more real and relational.

Discussions on finance, responsibility, and systems change reminded me that every decision matters. Working at the intersection of education, science, and food systems, I left feeling this deeper urgency, especially for those of us working with the next generation.

I also found myself reflecting on what it means to be “close to action”, not just a listener, but a doer. Most of all, the importance of becoming who we need to be to meet these challenges, while learning from the emerging future.

How will we get out of this? It wasn’t just a theme, but a threshold: a collective invitation to rethink our roles, reimagine what’s possible, and cross into action together.

🦠 Diku mes një majaje që “zgjohet” nën mikroskop, një gote kombucha që flluskon në duart e një fëmije dhe një vizatimi q...
02/06/2025

🦠 Diku mes një majaje që “zgjohet” nën mikroskop, një gote kombucha që flluskon në duart e një fëmije dhe një vizatimi që portretizon një mikrob me sy të mëdhenj,  po ndodh diçka më shumë se një workshop: po mbillet kureshtje, po ushqehet mendja, po ndërtohet vetëdija për jetën në të gjitha format e saj.

Mikrobiota është një "univers" i padukshëm për ne njerëzit, por thelbësor: për shëndetin e trupit, të tokës, të ushqimit dhe të gjithë ekosistemit. Kur një fëmijët fillon të njohë këtë bashkëjetesë që në moshë të vogël, nuk rritet thjesht më të shëndetshëm, por edhe më të vëmendshëm, më mendjehapur, më të përfshirë.

Gjatë kësaj aventure, fëmijët patën mundësi të eksplorojnë botën mikroskopike përmes aktiviteteve kreative dhe edukative. Pas një prezantimi të shkurtër me botën mikroskopike dhe rëndësisë që ajo ka për shëndetin e njeriut dhe të mjedisit, fëmijët:

🦠u njohën me ushqime të fermentuara si dhe përgatitën kombuchën e tyre me shijen e preferuar.

🍞përgatitën tharmin e tyre për bukë, duke marrë me vete edhe fletoren me shënimet dhe guidën për kujdesin e tharmit e kombuch-ës në shtëpi.

🌸nëpërmjet art-craft i dhanë formë mikrobeve sipas imagjinatës së tyre.

🔬fëmijët mundën të vrojtojnë qelizat e majasë në mikroskop,

🎈të kryejnë eksperimente për të parë aktivizimin e saj.

Faleminderit .fermentary për ngjyrat, shijet dhe aromat që na prezantoi me produktet e tyre. Një falenderim i veçantë shkon për , që gjithmonë shpërndan shkëndija të kreativiteti, të cilat këtë fundjavë na ndihmuan të ekspozojmë miqtë tanë të padukshëm përmes imagjinatës. Falenderojmë edhe .collective për ambientin e tyre plot gjelbërim, që i dha fëmijëve një hapsirë të mrekullueshme për të mësuar dhe eksploruar.

iFoodsteps vazhdon me misionin e vet për t’u sjellë fëmijëve informacion dhe dije mbi të ushqyerin dhe jetesën e shëndetshme, në mënyrë krijuese dhe të arritshme për të gjithë. Faleminderit që na u bashkuat në këtë rrugëtim edukativ!

As a biologist nutritionist engaged in food and health education, I see this as a valuable opportunity to highlight the ...
30/05/2025

As a biologist nutritionist engaged in food and health education, I see this as a valuable opportunity to highlight the need to introduce food and health education as a mandatory subject at every level of pre-university education, starting from pre-school.

EIT Food offers a dedicated space for food educators, providing well-structured resources that can help both educators and parents engage young people in healthier habits and greater environmental awareness.

Excited to see the positive impact this initiative can have on our community!
Thank you to EIT Community Hub Albania.

🌍 Toka, ky lëmsh i dashur jete, i cili endet në pezulli, është adresa jonë në univers.Çfarë fati të lindësh prej dhe të ...
22/04/2025

🌍 Toka, ky lëmsh i dashur jete, i cili endet në pezulli, është adresa jonë në univers.
Çfarë fati të lindësh prej dhe të jetosh për të përzgjedhurën e Diellit. ☀️

Sot është dita botërore e mikrobiotës💚aleatët e shtrenjtë të shëndetit fizik dhe mendor.
27/06/2024

Sot është dita botërore e mikrobiotës💚aleatët e shtrenjtë të shëndetit fizik dhe mendor.

31/01/2022

Temperatura e rregulluar (shpesh konstante) për orë të gjata është një tjetër problematikë e jetesës "moderne". Zyra masive, të pa ajrosura me temperaturë të rregulluar, shtëpi apo supermarkete, kudo që shkojmë e kalojmë kohë, përballemi me temperaturë të rregulluar së jashtmi.

Mekanizmat fiziologjik të termorregullimit janë mjaft komplekse, po aq sa procesi përzgjedhës i tyre përgjatë evolucionit, prandaj është shumë e rëndësishme që këto mekanizma të mos atrofizohen nga zgjedhje të papërshtatshme.

Shtoj këtu një efekt që besoj do të ngjallë interes 😉 është shumë herë më e thjeshtë të kontrollosh peshën trupore në një ambjent ku temperatura ndryshon.

24/01/2022

💻 Teknologjia si një opsion jo si normë. 💚

English below ⬇️

Jetojmë në kohën e “një app për këdo e çdo gjë”.

E ardhmja e njeriut është njeriu, teknologjia është mjet, vegël, zgjatim i dijes tonë nëse doni.

Prekja në sipërfaqe të sheshta e të lëmuara, si ekrani i një pajisje elektronike, është stimul i pamjaftueshëm për të rudhur korteksin e një truri në zhvillim të një fëmije.

Teksturat, ndryshimet e temperaturës, aromat, tingujt e shumë stimuj të tjerë kompleks që marrim nga bota reale, natyra, nuk riprodhohen dot nga teknologjia. As sot as kurrë, sa kohë ne vazhdojmë të bashkë evolojmë me dhe prej këtyre stimujve kompleks.
Technology as an option, not as the norm.

We live in the time of an app for everything.

Technology is a tool of ours or an extension of our knowledge.

Touching flat, smooth surfaces, such as the screen of an electronic device, is an insufficient stimulus to shrink the cortex of a developing child's brain.

Textures, temperature changes, aromas, sounds, and many other complex stimuli that we receive from the real world, nature, can not be reproduced by technology. Not now, not ever, since we are co-evolving with and because of these stimuli.

24/01/2022

📚 Mësuesja Natyrë 💚

English below ⬇️

24 Janari njihet nga Kombet e Bashkuara si dita Ndërkombëtare e Edukimit.

Fëmijët janë ADN-ja e së ardhmes.
Para se tu mësojmë rregullat e civilizimit është shumë e dobishme të njohin cili është vendi ynë në botën e vërtetë, në natyrë.

Të mësojnë mbi lidhjen e patjetërsueshme që kemi me diellin, oqeanin e tokën.

Ushqimi është rrëfyesi më i mirë i kësaj bisede.
Çdo ditë ushqimi n’a furnizon me energji dhe lëndë për të ruajtur funksionet dhe formën tonë. Çdo ditë sjell edhe lajmet e fundit nga jashtë për qelizat tona dhe ato të mikrobiotës. I tregon për rrethinat, për stinën për burimet që toka apo oqeani ofron.

Të gjithë ne mund të mësojmë shumë nga ushqimi nëse i japim vetes mundësi për të ndërvepruar me të.

Le të edukojmë njeriun para qytetarit, e qytetarin para konsumatorit.
Nature as a teacher.

Children are the DNA of our future. Before we teach them about the rules of civilization, it is better to teach them what our place is in the real world, in nature.

Teach about our unique connection with the sun, the ocean, and the soil.

Food is the best narrator for this conversation.
Daily food supplies us with energy and nutrients to maintain our functions and shape. But our food also informs our cells and our microbiota about the outside world. We know very little about language as our cells have evolved in the function of natural resources.

We can learn so much from food if we give ourselves a chance to interact with it.

Let's educate the humans before the citizens/consumers.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ifoodsteps posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Ifoodsteps:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

iFoodsteps

Following the food steps through life's web. We are all made of stars 🌟 that is why we need to have more of what the 🌞 serves. Founded by a biologist.