02/04/2026
Falenderoj nga zemra Shoqatën Vatra dhe presidenten e saj, znj. Dallandyshe Hyseni, znj. Raffaela Cinquetti z. Nereo Borgato si dhe znj.Ina Malhani, për përkushtimin dhe mbështetjen të vazhdueshme dhe për kontributin e çmuar me dhurime, si panolina, veshmbathje dhe materiale të ndryshme në ndihmë të të moshuarve.
Një falënderim i veçantë për znj. Raffaela Cinquetti, e cila arriti të sigurojë aparatin që ndihmon në ngritjen e të moshuarve, duke e gjetur atë në një strukturë dhe duke mundësuar dhurimin e tij.
Mirënjohje e veçantë shkon edhe për shoferin e palodhur, z. Agron Çela, i cili realizoi transportin falas të aparatit për të moshuarit e Azilit Kuka, nga Padova në Tiranë.
Kontributi dhe solidariteti juaj janë shembull frymëzimi për të gjithë. Ju faleminderit!