19/12/2025
🤧 Riniti alergjik i patrajtuar nuk është “thjesht rrufë”!
Tek fëmijët, ai mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e astmës.
📌 Çfarë është riniti alergjik?
Është një inflamacion alergjik i hundës që shfaqet me:
▪️teshtima të shpeshta
▪️hundë që rrjedh ose bllokohet
▪️kruarje të hundës, syve dhe fytit
▪️Lotim skuqje e syve
⚠️ Pse është i rendesishme te diagnostikohet dhe trajtohet riniti ?
Hunda dhe mushkëritë janë pjesë e të njëjtit sistem të frymëmarrjes.
Inflamacioni kronik në hundë:
➡️mund të përhapet drejt rrugëve të poshtme të frymëmarrje
➡️rrit ndjeshmërinë e bronkeve
➡️favorizon shfaqjen e kollës kronike, fishkëllimës në frymëmarrje dhe astmës
📊 Studimet tregojnë se fëmijët me rinit alergjik të patrajtuar kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar astmë gjatë rritjes
✅ Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i rinitit alergjik:
➡️ul simptomat
➡️përmirëson cilesine e jetes
➡️ndihmon në parandalimin e astmës
👩⚕️👨⚕️ Nëse fëmija juaj ka simptoma alergjie që zgjasin, mos i neglizhoni. Konsultohuni me Alergologun.
💙 Frymëmarrja e shëndetshme fillon nga hunda!