Dia'Logo

Dia'Logo Vlerësim/Rehabilitim logopedik/Këshillim për prindër dhe profesionistë

Kur një fëmijë belbëzon, prindërit shpesh janë të prirur ta ndihmojnë duke ia vënë në dukje dhe duke tentuar ta korrigjo...
26/03/2025

Kur një fëmijë belbëzon, prindërit shpesh janë të prirur ta ndihmojnë duke ia vënë në dukje dhe duke tentuar ta korrigjojnë mënyrën e të folurit.

Ky është një instinkt i natyrshëm, pasi çdo prind dëshiron që fëmija të zhvillojë një mënyrë të saktë dhe të rrjedhshme të të folurit por pavarësisht qëllimit të mirë këto ndërhyrje e bëjnë fëmijën të ndjehet i kompleksuar, në presion duke çuar në përkeqësim të situatës.

Lexoni informacionin më lart për të parë se çfarë nuk duhet të bëni gjatë komunikimit me një fëmijë që belbëzon. ⬆️

🫰

🌸
24/03/2025

🌸

Sindroma Down,Sindroma e dashurisë🤍
20/03/2025

Sindroma Down,Sindroma e dashurisë🤍

🌻Terapia logopedike është një proçes që kërkon angazhim dhe përkushtim, dhe ndonëse qëllimi i saj është të ndihmojë fëmi...
17/03/2025

🌻Terapia logopedike është një proçes që kërkon angazhim dhe përkushtim, dhe ndonëse qëllimi i saj është të ndihmojë fëmijën të zhvillojë aftësitë e të folurit dhe të komunikimit, ajo mund të mos jetë gjithmonë një përvojë argëtuese.

🌻Fëmijët, si çdo individ tjetër, mund të përjetojnë momente kur ndihen të lodhur, të frustruar, ose të pasigurt gjatë seancave.
Disa mund të refuzojnë të bashkëpunojnë ose mund të shfaqin sjellje të tilla si të qajnë apo të kërkojnë që të largohen dhe kjo është shumë normale, veçanërisht nëse ndihen të mbingarkuar ose ende nuk kanë arritur të përshtaten.

🌻Në të tilla raste prindërit nuk duhet të shqetësohen por ta shohin si një mundësi për të adresuar shqetësimet,problematikat apo frikërat e fëmijës.

🌻Logopedët janë të trajnuar për të menaxhuar këto situata dhe për të përdorur metoda të përshtatshme që i ndihmojnë fëmijët të kalojnë përmes vështirësive të tilla.
Ndërtimi i një marëdhënieje të fortë besimi terapist- fëmijë është celësi që terapia të funksionojë dhe fëmija të zhvillojë kapacitetin e tij maksimal.


🌻Terapia nuk duhet të shihet si një detyrë, por si një mundësi për fëmijën që të zhvillojë aftësi të cilat do ta ndihmojnë të komunikojë më efektivisht dhe të rritet si individ.

gjuhësor

🔎Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e adoleshentëve, si dhe vetë të rriturit që belbëzojnë, është nëse ndërhyrja lo...
13/03/2025

🔎Pyetja më e zakonshme që kanë prindërit e adoleshentëve, si dhe vetë të rriturit që belbëzojnë, është nëse ndërhyrja logopedike mbetet efektive edhe në këto moshë. Shumica mendojnë se ky problem duhet të trajtohet në fëmijëri, por realiteti është që terapia logopedike funksionon shumë mirë edhe tek të rriturit, dhe asnjëherë nuk është vonë për të filluar trajtimin.

🟢Disa përfitime të tjera të terapive logopedike për të rriturit që belbëzojnë përfshijnë:

✔️Përmirësimi i komunikimit profesional dhe social: Terapia ndihmon individët të komunikojnë më efektivisht në mjedise profesionale dhe sociale, duke u mundësuar atyre të përparojnë në karrierë dhe të kenë marrëdhënie më të mira me të tjerët.

✔️Reduktimi i frikës dhe turpit:
Terapia logopedike mund të ndihmojë në adresimin e ndjenjave të turpit dhe frikës që shpesh lidhen me belbëzimin, duke mundësuar një komunikim më të lirë dhe më të sigurt.

✔️Përmirësimi i kontrollit të frymëmarrjes: Terapia mund të ndihmojë në zhvillimin e teknikave për kontrollin e frymëmarrjes gjatë të folurit, një faktor i rëndësishëm për zvogëlimin e belbëzimit.

✔️Më shumë mundësi në jetën e përditshme: Të rriturit që belbëzojnë mund të përfitojnë në aspektin e mundësive të jetës, duke përfshirë mundësi punësimi, ndërveprime shoqërore dhe aktivitete të tjera ku komunikimi është kyç.

✔️Rritja e aftësisë për të shprehur mendimet dhe ndjenjat: Terapia ndihmon individët të shprehin më mirë mendimet dhe ndjenjat e tyre, duke i bërë ata më të qartë dhe më të kuptueshëm për të tjerët.





🤍
06/03/2025

🤍

Çrregullimet në të nxënë,Disleksia'' është një trajnim i cili do të realizohet nga Giovanni Masciarelli, neuropsikolog i...
14/01/2025

Çrregullimet në të nxënë,Disleksia'' është një trajnim i cili do të realizohet nga Giovanni Masciarelli, neuropsikolog italian me eksperiencë shumëvjeçare në psikologji dhe neuropsikologji.

Ky trajnim vjen në ndihmë të profesionistëve të logopedisë, psikologjisë, mësues, edukatorë, punonjës socialë.

Qëllimi i këtij trajnimi:
☑️Vlerësimi neuropsikologjik i çrregullimit në të nxënë dhe disleksisë.
☑️Rehabilitimi kognitiv në çrregullimet në të nxënë
dhe disleksisë. Përvetësimi dhe zhvillimi i teknikave më të reja të ndërhyrjes në rehabilitimin e çrregullimit në të nxënë dhe disleksisë.

Trajnimi do te zhvillohet fizikisht dhe do të ofrohet në gjuhën shqipe. Për më
tepër informacion kontaktoni në nr e poshtëshënuar
📲+355 69 9476304

🗣️
03/10/2023

🗣️

Address

Rruga Mine Peza
Tirana
1010

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dia'Logo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram