Klinika Davinci

Klinika Davinci Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klinika Davinci, Pas Garden Building, Kavaja Street, Tirana.

Klinika DaVINCI ofron shërbime të kirurgjisë estetike, oto-rino-laringlologjisë, mbjelljen e flokëve si edhe trajtime estetike jo kirurgjikale për fytyrën dhe trupin.

20/04/2026

Liposucioni dhe addominoplastika, një kombinim i menduar për të rikthyer formën, harmoninë dhe komfortin në trup

Kjo procedurë ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt dhe në shtrëngimin e zonës së barkut, duke përmirësuar ndjeshëm konturin e trupit dhe duke dhënë një rezultat më të tonifikuar dhe natyral

Nuk është vetëm një ndryshim estetik, por edhe një investim në vetëbesim dhe mirëqenie

Te Klinika DaVINCI, çdo trajtim personalizohet sipas nevojave të pacientit, duke kombinuar eksperiencën me teknologjinë më të avancuar për rezultate të sigurta dhe harmonike

Nëse po mendon për një transformim të tillë, na shkruaj në DM për më shumë informacione ose për të rezervuar një konsultë

VASER Lipo apo liposucioni tradicional? Të dyja janë metoda efektive për heqjen e yndyrës dhe përmirësimin e formës së t...
18/04/2026

VASER Lipo apo liposucioni tradicional?

Të dyja janë metoda efektive për heqjen e yndyrës dhe përmirësimin e formës së trupit, por ndryshojnë në teknikë dhe rezultate.

Liposucioni tradicional përdor metodë mekanike dhe është ideal për heqjen e sasive më të mëdha të yndyrës.

VASER Lipo përdor ultratinguj për të “shkrirë” yndyrën, duke ofruar më pak traumë, rikuperim më të shpejtë dhe konturim më të detajuar.

Zgjedhja varet nga trupi yt, objektivat dhe pritshmëritë që ke. Të dyja metodat japin rezultate të qëndrueshme kur shoqërohen me një stil jetese të shëndetshëm.

Kontakto klinikën DaVinci për një konsultë të personalizuar dhe zbulo trajtimin më të përshtatshëm për ty.

17/04/2026

Rinoplastika nuk është vetëm një ndryshim estetik është një ndërhyrje që mund të përmirësojë harmoninë e fytyrës dhe, në disa raste, edhe funksionin e frymëmarrjes. Një formë më e balancuar e hundës mund të rrisë vetëbesimin dhe të sjellë një profil më natyral dhe të harmonizuar me tiparet e tjera të fytyrës.

Vendimi për rinoplastikë duhet të jetë i mirëinformuar dhe i personalizuar, duke marrë parasysh strukturën e fytyrës, pritshmëritë dhe këshillën e mjekut specialist.

Estetikë. Funksion. Harmoni.

📍 Rezervo konsultën tënde te DaVinci dhe zbulo rezultatin që i përshtatet më së miri fytyrës tënde.

16/04/2026

Abdominoplastika është një ndërhyrje estetike që ndihmon në heqjen e lëkurës së tepërt dhe shtrëngimin e muskujve të barkut, duke rikthyer një pamje më të tonifikuar dhe të sheshtë.
Është një zgjedhje e zakonshme pas shtatzënisë, humbjes së madhe në peshë apo si pjesë e procesit natyral të plakjes.

Në DaVinci Clinic, kjo ndërhyrje realizohet nga kirurgë italianë me eksperiencë të lartë, duke garantuar standarde profesionale dhe kujdes maksimal për pacientin.

Ky trajtim nuk është vetëm estetik, ai mund të ndikojë pozitivisht edhe në vetëbesimin dhe komoditetin tuaj të përditshëm.

Konsulta me një specialist është hapi i parë për të kuptuar nëse kjo ndërhyrje është e përshtatshme për ju.

Rinoplastika nuk është thjesht një ndryshim estetik, është art dhe precizion në duart e duhura Tek DaVINCI Clinic çdo nd...
15/04/2026

Rinoplastika nuk është thjesht një ndryshim estetik, është art dhe precizion në duart e duhura

Tek DaVINCI Clinic çdo ndërhyrje realizohet me:
• analizë të detajuar të fytyrës
• teknika moderne kirurgjikale
• fokus në rezultate natyrale dhe harmonike

Qëllimi nuk është të ndryshosh kush je, por të përmirësosh balancën e tipareve të tua, duke ruajtur identitetin

Rezultate që duken mirë, por mbi të gjitha… ndihen mirë.

Rezervo konsultën tënde dhe zbulo versionin më të mirë të vetes

14/04/2026

3, 2, 1... dhe gjithçka ndodh sa hap e mbyll sytë!

E vetmja gjë që mban mend është numërimi mbrapsht. Pas tij, vjen zgjimi në një version tëndin që e ke ëndërruar gjithmonë.

Pacientja jonë, e cila mezi po priste këtë ndryshim nën duart e Prof. Dr. Carlo Magliocca. Pasi pa rezultatin e shoqes së saj (e cila kreu të njëjtën procedurë me ne pak muaj më parë), ajo vendosi të na besonte edhe vetë për rikthimin e vetëbesimit dhe pamjen e saj të re.

Kjo ndërhyrje kombinon shkencën mjekësore me artin estetik për të korrigjuar asimetritë dhe për të shtuar volumin e dëshiruar në mënyrë të sigurt. Duke përdorur proteza të teknologjisë së fundit, arrihet një siluetë femërore që përshtatet perfekt me anatominë e çdo pacienteje.

Si ju duket ky ndryshim? Na shkruani në komente! 👇

11/04/2026

Nëse po kërkoni linja perfekte dhe një siluetë harmonike, kombinimi i Vaser Lipo dhe Lipofilling është zgjidhja që po transformon standardet e bukurisë. ⏳

Si funksionon ky proces?

Vaser Lipo (Skulpturimi): Nuk është thjesht heqje dhjami. Kjo teknologji me ultratinguj na lejon të eliminojmë depozitat e padëshiruara të dhjamit me precizion maksimal, duke definuar muskujt dhe duke krijuar një bel të hollë e të skalitur.

Lipofilling (Rimodelimi): Dhjami i marrë dhe i pastruar nga zonat tuaja "problematike" transferohet aty ku keni nevojë për volum—zakonisht tek pjesa e vitheve.

Pse ky kombinim krijon efektin "Hourglass"?
Sekreti qëndron te kontrasti! Duke ngushtuar belin përmes Vaser Lipo dhe duke shtuar volum natyral te vithet përmes Lipofilling, ne krijojmë atë kurbën perfekte që dhuron formën e rërës.

Përfitimet kryesore:
✅ Rezultat tërësisht natyral (përdoret dhjami juaj, jo implante).
✅ Lëkurë më e tërhequr falë teknologjisë Vaser.
✅ Rimodelim i plotë i trupit në një seancë të vetme.
✅ Rikuperim më i shpejtë dhe më pak trauma për indet.

Transformoni trupin tuaj duke i dhënë formën që meriton! 💎

📍 Rezervoni konsulencën tuaj për një plan të personalizuar!
📩 Na shkruani në DM ose na kontaktoni në numrin tonë të telefonit.

TrupPerfet Estetika Transformim KlinikaDaVINCI

Deep Plane Facelift është një teknikë e avancuar lifting-u që vepron në shtresat e thella të fytyrës, duke ripozicionuar...
10/04/2026

Deep Plane Facelift është një teknikë e avancuar lifting-u që vepron në shtresat e thella të fytyrës, duke ripozicionuar muskujt dhe indet në mënyrë natyrale, jo thjesht duke tendosur lëkurën.

Rezultati është një pamje më e freskët, më rinore dhe harmonike, pa efekt artificial dhe duke ruajtur mimikën e fytyrës.

Efekti mund të zgjasë deri në 10–15 vite, duke e bërë një nga zgjidhjet më afatgjata në kirurgjinë estetike.

Në DaVINCI, çdo rast trajtohet në mënyrë të personalizuar për rezultate sa më natyrale.

Rezervo konsultën tënde.

KirurgjiEstetike Estetike BeautyClinic DaVINCI TiranaBeauty

09/04/2026

Zvogëlimi i gjoksit nuk është vetëm një ndërhyrje estetike, është një zgjidhje reale për shumë gra që përjetojnë shqetësime fizike dhe emocionale për shkak të volumit të tepërt të gjoksit.

Kjo ndërhyrje konsiston në heqjen e indit të tepërt dhjamor, gjëndror dhe të lëkurës, duke riformuar gjoksin në një përmasë më proporcionale me trupin.

Rekomandohet për çdo vajzë apo grua që ka:
-Dhimbje kronike në shpinë, qafë apo shpatulla,
-Vështirësi në aktivitetet fizike,
-Irritime të lëkurës nën gjoks,
-Ndjesi të rëndesës dhe mungesë vetëbesimi.

Pas këtij operacioni do të keni një gjoks më të lehtë, më të ngritur dhe më harmonik me linjat e trupit, duke përmirësuar jo vetëm pamjen, por edhe cilësinë e jetës.

Në Klinikën DaVINCI, ndërhyrja realizohet nga kirurgë italianë me mbi 20 vite eksperiencë, duke garantuar rezultate natyrale dhe standarde europiane sigurie.

Rezervoni konsultën tuaj tani!

08/04/2026

E ardhmja e bukurisë quhet: Exosome.

Ky trajtim i avancuar, i preferuar nga VIP-at, përfaqëson inovacionin e vërtetë: rigjenerim natyral në nivel qelizor, pa bisturi.

Exosomet janë nano-pjesëza të prodhuara nga qelizat staminale nga qelizat staminale, që përmbajnë proteina, peptide dhe RNA mesazhere që stimulojnë:
-Rigjenerimin e indeve.
-Prodhimin e kolagjenit.
-Riparimin e thellë të lëkurës.

Pse ky trajtim është kaq inovativ?
-Rigjeneron lëkurën nga brenda në mënyrë inteligjente.
-Nuk ndryshon mimikën apo volumet e fytyrës.
-Është plotësisht biokompatibël.
-Rezultate progresive, afatgjata dhe mjaft natyrale.

Përfitimet kryesore që do të vini re:
- Lëkurë më rrezatuese, tonike dhe uniforme.
- Reduktim i rrudhave të holla dhe poreve të zmadhuara.
- Përmirësim i teksturës (shenjat pas akneve apo dëmtimet nga dielli).
- Qetësim i inflamacionit, skuqjeve dhe shenjave të lodhjes.

Pse është trajtimi i preferuar i VIP-ave?
Sepse ofron rezultate reale pa pasur nevojë për fillers apo botox.

📍 Rezervoni konsulencën tuaj tani!
Na kontaktoni për të zbuluar nëse Exosome është zgjidhja e duhur për lëkurën tuaj.

07/04/2026

Çfarë ndodh kur një protezë gjoksi çahet?
Sot, Dr. Magliocca na prezanton një rast klinik të një pacienteje 45-vjeçare, e cila iu nënshtrua një rimodelimi sekondar të gjoksit. Gjatë kontrolleve u konstatua se njëra nga protezat e vjetra kishte pësuar çarje (rupturë), duke bërë të nevojshëm zëvendësimin e menjëhershëm.

Çfarë bëri konkretisht Dr. Magliocca?
✅ Hoqi protezën e dëmtuar.
✅ Kreu një pastrim të imtësishëm të mbetjeve të silikonit nga xhepi kirurgjikal.
✅ Aplikoi trajtim lokal me antibiotikë për të parandaluar çdo komplikacion.
✅ Vendosi proteza të reja të teknologjisë së fundit, duke rikthyer formën dhe strukturën optimale të gjoksit.

Sa shpesh ndodh çarja e protezave?
Me teknologjinë e sotme dhe përdorimin e implanteve me xhel koheziv, çarja është një ngjarje shumë e rrallë. Megjithatë, asnjë implant nuk është i përjetshëm. Mundësia e një rupture rritet lehtësisht pas 10-15 viteve të para, prandaj kontrollet vjetore me ekografi janë jetike.

Mesazhi ynë: Siguria fillon me informimin! Nëse keni implante prej vitesh, mos harroni kontrollet rutinë. Shëndeti juaj është investimi më i rëndësishëm.

Na kontaktoni për një konsultë me Dr. Magliocca.

07/04/2026

Çfarë ndodh kur një protezë gjoksi çahet?
Sot, Dr. Magliocca na prezanton një rast klinik të një pacienteje 45-vjeçare, e cila iu nënshtrua një rimodelimi sekondar të gjoksit. Gjatë kontrolleve u konstatua se njëra nga protezat e vjetra kishte pësuar çarje (rupturë), duke bërë të nevojshëm zëvendësimin e menjëhershëm.

Çfarë bëri konkretisht Dr. Magliocca?
✅ Hoqi protezën e dëmtuar.
✅ Kreu një pastrim të imtësishëm të mbetjeve të silikonit nga xhepi kirurgjikal.
✅ Aplikoi trajtim lokal me antibiotikë për të parandaluar çdo komplikacion.
✅ Vendosi proteza të reja të teknologjisë së fundit, duke rikthyer formën dhe strukturën optimale të gjoksit.

Sa shpesh ndodh çarja e protezave?
Me teknologjinë e sotme dhe përdorimin e implanteve me xhel koheziv, çarja është një ngjarje shumë e rrallë. Megjithatë, asnjë implant nuk është i përjetshëm. Mundësia e një rupture rritet lehtësisht pas 10-15 viteve të para, prandaj kontrollet vjetore me ekografi janë jetike.

Mesazhi ynë: Siguria fillon me informimin! Nëse keni implante prej vitesh, mos harroni kontrollet rutinë. Shëndeti juaj është investimi më i rëndësishëm.

Na kontaktoni për një konsultë me Dr. Magliocca.

Address

Pas Garden Building, Kavaja Street
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Website

https://davinci.al/

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Davinci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share