29/11/2025
7️⃣aktivitete që zhvillojnë trurin e fëmijës tënd nga 1-2 vjeç.
Këto aktivitete mbështesin zhvillimin normal të fëmijës sidomos zhvillimin konjitiv, motorik dhe sensorial.
1️⃣Loja imagjinare
👉Përdor kuzhinën, kukullat, dollapin, pajisjet e pastrimit (fshesa,lopata) etj për të nxitur lojën imagjinare.
💡Një ditë mund të jeni:
Kuzhinier
Doktor
Shtëpiakë etj
2️⃣Kalo format.
👉Përdor një ”shape sorter” për të nxitur njohjen e formave të ndryshme.
👉Nxit zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillon motorikën fine.
3️⃣Pako sensoriale
👉Krijoni pako sensoriale për të nxitur eksplorimin sensorial, kuriziositetin, imagjinatën dhe motorikën fine.
👉Mund t’i mbushni këto pako me materiale të ndryshme si ujë, xixa, lodra të vogla, xhel, makarona, oriz etj.
4️⃣Puzzle
👉Zgjidhni puzzle të ndryshme të përshtatshme për moshën 1-2 vjeç.
👉Lexoni udhëzimet e përdorimit tek puzzle që do të përdorni.
5️⃣Obstacle Course
💡Krijoni pengesa të ndryshme në ambientet e shtëpisë ose edhe jashtë saj.
👉Nuk ka nevojë për shpenzime.
👉Përdorni jastëkë, karrige, tavolina, për të nxitur kërcimin, ecjen këmbadorasi etj.
6️⃣Freeze Dance
💡Vendosni një këngë.
👉Lejoni kërcimin sipas dëshirës dhe kur muzika ndalon duhet të NGRINI.
👉Përfshihet gjithë familja.
👉Argëton dhe zhvillon motorikën grose.
7️⃣Ndërtoni një kullë.
👉Përdorni kubat për këtë ose unazat e mëdha.
👉Nxisni motorikën fine dhe koordinimin sy dorë
👉Nëse në vitin e parë përdorni gota, kuba të mëdhenj, tani reduktoni pak përmasat e kubave.
💚Dërgoja një mami që ka një fëmijë 1-2 vjeç.