Ilir Allkja

Ilir Allkja Ne adresojmë shkakun e sëmundjeve!
(1)

📍 Lugina e Shkumbinit, Babje (Librazhd), 1941Fotografia paraqet një grup mjekësh italianë të vendosur në një spital fush...
12/04/2026

📍 Lugina e Shkumbinit, Babje (Librazhd), 1941
Fotografia paraqet një grup mjekësh italianë të vendosur në një spital fushor gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, në zonën e luginës së lumit Shkumbin, pranë fshatit Babje.
Kjo pamje dokumenton praninë e strukturave mjekësore ushtarake të ushtrisë italiane në territorin shqiptar gjatë viteve të pushtimit (1939–1943), të cilat kishin për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore për trupat ushtarake, por në disa raste edhe për popullsinë vendase.
Nga pikëpamja historike dhe antropologjike, fotografia ofron një dëshmi vizuale mbi:
organizimin e shërbimit mjekësor në kushte fushore
ndërveprimin mes personelit ushtarak dhe mjedisit rural shqiptar
kontekstin gjeografik dhe social të zonës së Librazhdit në fillim të viteve 1940
Autori i fotografisë, Dr. Pierluigi Zamperin, mjek ushtarak, dokumenton përmes kësaj pamjeje një fragment të realitetit të kohës, duke kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike të periudhës.

Në të majtë – një djalë me ëndrra.Në të djathtë – një burrë me histori.Koha merr shumë, por i jep jetës më shumë kuptim
04/04/2026

Në të majtë – një djalë me ëndrra.
Në të djathtë – një burrë me histori.

Koha merr shumë, por i jep jetës më shumë kuptim

Çfarë e dëmton dhe çfarë e mbron veshkat tonaVeshkat punojnë 24/7 për trupin tonë.Mënyra se si ne ushqehemi në përdishmë...
23/01/2026

Çfarë e dëmton dhe çfarë e mbron veshkat tona

Veshkat punojnë 24/7 për trupin tonë.
Mënyra se si ne ushqehemi në përdishmërinë tonë mund t’i ndihmojnë… ose t’i dëmtojnë.

👉 Shikoni tabelën dhe zgjidhni më mirë sot për shëndetin tuaj.

Kujdesuni për veten!

Dr. Ilir Allkja

Që ta dini...
29/12/2025

Që ta dini...

Qeveria mburret me shifrat e turizmit,  i cili sipas të dhënave më së shumti është thjesht turizëm seksual!Pasojat tmerr...
17/12/2025

Qeveria mburret me shifrat e turizmit, i cili sipas të dhënave më së shumti është thjesht turizëm seksual!

Pasojat tmerrësisht katastrofike për të ardhmen e rinisë shqiptare pasi infeksione të tilla si AIDS, HPV, sifilizi etj ndikojnë direkt në lindshmëri, përveç kostove kacafiu shëndetësore dhe ekonomike!

KRIMINELËT E KANË VENDIN NË BURG JO NË QEVERI Nuk është se më pëlqen të shoh  njerëz burgjeve,  aq më pak në burgjet e S...
16/12/2025

KRIMINELËT E KANË VENDIN NË BURG JO NË QEVERI

Nuk është se më pëlqen të shoh njerëz burgjeve, aq më pak në burgjet e Shqipërisë, pasi i kam parë kushtet çnjerëzore aty kur punoja tek urgjenca e Tiranës.

Çuarja në burg e atyre që shkelin ligjet; vrasin, vjedhin e mashtrojnë është kundra bileta që kriminelët duhet të marrin për veprimet e tyre në mënyrë që të tjerët të prapësohen.

Sekuestrimi i pasurisë së vjedhur duhet të ndodhë doemos, në mënyrë që me to të ndërtohen shkolla e spitale që shqiptarët të mos ikin më rrugëve të botës!

10 DËME SHËNDETËSORE QË SHKAKTON USHQIMI FAST FOOD1- Shton kilet e tua.Ushqimi i rrugës është i kollajshëm dhe i lirë, p...
02/12/2025

10 DËME SHËNDETËSORE QË SHKAKTON USHQIMI FAST FOOD

1- Shton kilet e tua.
Ushqimi i rrugës është i kollajshëm dhe i lirë, por në në lidhje me shëndetin është tmerrësisht i keq.
Ato hamburgerë, patate të skuqura dhe coca cola apo pepsi kanë shumë yndyrë e karbohidrate të përpunuara që mund të çojnë shpejt në shtim në peshë dhe obezitet.

2- Dëmton zemrën tuaj
Natriumi e bën ushqimin e shpejtë të shijshëm dhe e pengon atë të prishet.
Natriumi i tepërt rrit tensionin dhe dëmton enët e gjakut. Gjithashtu rrit rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

3- Rrit sheqerin në gjak
Paninet që përdoren janë të pasura me karbohidrate të përpunuara që trupi juaj i zbërthen në sheqer. Rritja e nivelit të sheqerit në gjak shkakton rritjen e insulinës për të normalizuar gjendjen. Me kalimin e kohës, këto rritje të vazhdueshme të sheqerit konsumojnë pankreasin tuaj (organin që prodhon insulinën), ky i fundit dhjamoset nuk mban dot ekuilibrin e sheqerit dhe mirëse erdhët në sëmundjen e diabetit tip 2.

4- Ndikon në humorin tuaj
Ajo që hani dhe pini mund të ndikojë në mënyrën se si ndiheni mendërisht dhe fizikisht. Ushqimit të shpejtë i mungojnë vitaminat, mineralet dhe lëndët e tjera ushqyese që trupi juaj ka nevojë për të përmirësuar humorin tuaj. Hulumtimet tregojnë se ushqimet e shpejta dhe të përpunuara që konsumoni lidhen me rrezik të lartë për depresion.

5- Krijon varësi
Kur një sasi e madhe karbohidratesh të përpunuara hyjnë në sistemin tuaj, sheqeri në gjak rritet shpejt dhe më pas bie po aq shpejt. Kjo mund t'ju bëjë të ndiheni të lodhur dhe krijon ciklin e varësisë nga këto produkte.

6- Ndikon në fertilitet
Ftalatet, kimikate sintetike që tretin materialet dhe i bëjnë plastikat të qëndrueshme, gjenden kudo, nga lodrat te ushqimet e shpejta. Studimet e fundit kanë lidhur ftalatet me problemet e pjellorisë si dhe rreziqe më të larta të çrregullimeve të të sjelljes tek fëmijët.

7- Ndryshon zakonet tuaja të banjës
Meqenëse është shumë i përpunuar, ushqimi i shpejtë është i vështirë për t’u tretur. Sistemi tretës ka vështirësi për ta zbërthyer atë, duke shkaktuar diarre, kapsllëk e deri në kancer të zorrës së trashë.

8- Dëmton dhëmbët
Nivelet e larta të karbohidrateve në ushqimet e shpejta, përfshirë pijet e gazuara, rrisin sasinë e acideve në gojë. Këto dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe prishin dhëmbët e mishrat e dhëmbëve.

9- Dëmton kockat dhe kyçet tuaja
Pesha e tepërt dhe obeziteti i shkaktuar nga fast food ushtron presion shtesë mbi kyçet tuaja, veçanërisht në ije dhe gjunjë. Kjo ju bën më të prirur për të pësuar fraktura në kockat përreth kyçeve tuaja.

10- Dëmton lëkurën
Ushqimi i shpejtë është plot me përbërës që nuk i bëjnë mirë lëkurës suaj. Sheqeri ul nivelet e kolagjenit dhe çon në shenja të plakjes së hershme, si rrudhat. Kripa largon lagështinë nga lëkura juaj, mban ujin e shkakton qeska nën sy. Sasitë e larta të yndyrnave të ngopura shkaktojnë çrregullime hormonale që nxisin aknet.

11- Shkatërron kujtesën tuaj
Ekspertët mendojnë se yndyrnat e ngopura dhe ato trans formojnë pllaka në tru. Këto shkaktojnë demencë dhe rrisin rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit tre herë më shumë sesa ata që nuk hanë ushqim të shpejtë.

Kujdesuni për veten!
Dr. Ilir Allkja

JU PO GABONI!Nëse jeni duke ngrënë një dietë me  zero yndyrna, zero karbohidrate dhe zero kolesterol, ju mund të krijoni...
12/09/2025

JU PO GABONI!

Nëse jeni duke ngrënë një dietë me zero yndyrna, zero karbohidrate dhe zero kolesterol, ju mund të krijoni një katastrofë hormonale në trupin tuaj!

A doni të kuptobi përse ?

📌 Yndyrnat me cilësi të mirë dhe kolesteroli janë absolutisht të nevojshme për një ekuilibër të shëndetshëm hormonal - pasi ato janë blloqet ndërtuese për shumë hormone!

📌 Ekuilibri hormonal ndikon në mbarëvajrjen e gjithë shëndetit përfshirë zemrën, trurin, mëlçinë patjetër dhe mbajtjen e një peshe të normale.

Hormonet janë themeltare për trupin tuaj pasi ata janë të pazëvendësueshëm për:
📌 Betabolizmin
📌 Balancën e sheqerit dhe yndyrnave në gjak
📌 Oreksin, njerëzit me rregullime hormonale vuajnë nga oreksi i shtuar por në plot raste nga mungesa e dëshirës për të ngrënë.
📌 Tensionin e gjakut
📌 Nivelet e energjisë, pasi çekuilibrii tyre shkakton plogështi, këputje.
📌 Funksionin e veshkave
📌 Shëndetin e zorrëve
📌 Gjumin etj...

Pra, nëse:
➡️ndiheni i lodhur
➡️duket se nuk mund të humbni peshë
️➡️ndjeheni i gjymtuar nga ankthi

Nëse konsumoni ... një dietë pa yndyrë dhe karbohidrate është gjëja më e keqe që mund të bëni shëndetit tuaj ️

Në fakt, është e kundërta e asaj që duhet të bëni!

🚫 Shumë njerëz as nuk e kuptojnë sesi të ashtuquajturat "dieta të shëndetshme" të tyre, të cilat i marrin të gatshme nga plot ofrues në Tiranë e gjetkë, janë të ngarkuara me karbohidrate inflamatore dhe tonelata sheqeri të rafinuar.
🚫 Ata gjithashtu konsumojnë shumë porcione të këtyre artikujve ... dhe kjo është një problem sepse këto zgjedhje në fakt mund ta mbajnë trupin në një gjendje inflamatore kronike.

🚫 Megjithatë, ajo që dëgjoj shpesh e më shpesh është se disa nga këshillat ushqyese të vjetëruara ende po përhapen si "të shëndetshme".

🚫 Këto këshilla jo vetëm që ju shtojnë në peshë ... por mund të sabotojnë seriozisht shëndetin tuaj hormonal.

🚫 Këshillat si "ju duhet të ulni në mënyrë drastike kolesterolin tuaj dhe të shmangni ushqimet me përmbajtje kolesteroli dietik" thjesht nuk mbështeten nga shkenca.

Kujdesuni për veten!

Dr Ilir Allkja

FRUTAT QË VRASIN TË ARDHMEN Të gjithë biem dakord që frutat dhe perimet janë janë të rëndësishme për  ushqyerjen tonë.Fe...
29/08/2025

FRUTAT QË VRASIN TË ARDHMEN

Të gjithë biem dakord që frutat dhe perimet janë janë të rëndësishme për ushqyerjen tonë.

Fermerët i përdorin pesticidet për të mbrojtur të mbjellat e tyre nga dëmtuesit e ndryshëm, si mushkonjat, rriqrat, insektet, krimbat, minjtë, barërat e këqija dhe sëmundjet.

Llojet të ndryshme pesticidesh janë efektive ndaj dëmtuesve të veçantë.

Kur përdorimi i pesticidëve kryhet rigorozisht sipas protokolleve shkencore, dhe frutat e perimet lahen sic duhet nuk sjellin ndonjë dëm në shëndet.

Më ka mbetur në mendje një dialog dikur tek prisja të merrja dicka në një farmaci bujqësore, sh*tësi spjegonte fermerit; hollohet 1/10 me ujë të pastër, por që të jesh i sigurtë holloje 2/10.
Fermeri ja kthen me zë të lartë, - ore do e boj 3/10, vetëm mos ma zërë miza….
Nuk besoj se kjo ndodh rëndom, por sa të sigurtë jemi???

➡️A jemi të kërcënuar?

Është vërtetuar shkencërisht që pesticidet përdoren nga fermerët për frutat e perimet, mund të rrisin rrezikun për:
➡️crregullime të ovulacionit tek femrat dhe të spermës tek meshkujt,
➡️impotencë,
➡️ ulje të fertilitetit,
➡️mungesë të fëmijëve meshkuj, ➡️abort spontan,
➡️defekte në lindje ose
➡️vonesë në zhvillimin e bebit. ➡️dëme në sistemin tretës, ➡️dëme në sistemin nervor e në veshka të cilat janë gjithashtu të vërtetuara.

Pesticidet veprojnë nëpërmjet dy mekanzimash kryesorë;
☣️ vrasin dëmtuesit dhe
☣️dëmtojnë sistemin e tyre riprodhues.

Çdo klasë pesticidesh ka të paktën një agjent të aftë të ndikojë në riprodhim ose zhvillimin, e provuar kjo në kafshët laboratorike ose njerëzit, duke përfshirë fosfororganikët, karbamatet, piretroidet, herbicidet, fungicidet, tymosësit dhe veçanërisht klorinorganikët.

Shumë nga pesticidet toksike janë ndaluara ose kufizuar në vendet e Evropës, por përdorimi i tyre në vendet e varfra e me korrupsion vazhdon.

Mbrojtja duhet të jetë e sigurtë për fermerët dhe sidomos për konsumatorët.

Veshjet mbrojtëse, maskat dhe dorezat janë më të vështira për t'u toleruar në mot të nxehtë se sa me shi, ndodh që fermerët i neglizhojnë.

Në ndonjë rast mund të jenë të padisponueshme ose të papërballueshme për tu blerë.

Këshilla ime për ju:
⛔️ Konsiderojini të pasigurta të gjitha produktet bujqësore që blini në cdo lloj tregu!
✅️Vetëm kështu do ti trajtoni me kujdes para se ti konsumoni!
✅️Mbajtja në një enë të madhe me ujë në të cilin keni tretur më pare uthull, kripë ose bikarbonat natriumi për 3-4 orë është veprim i mencur.
✅️Shplarja më pas me ujë të pastër, heq ose ul ndjeshëm pesticidet në lëkurën e frutave dhe perimeve!

Kujdesuni për veten!

Dr. Ilir Allkja!

Address

Rruga Foto Xhavella
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ilir Allkja posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category