Psikologu Online

Psikologu Online Platforma e parë profesionale në Shqipëri për Konsulta Psikologjike Online, kudo.
(1)

20/04/2026

Njerëzit do gjejnë gjithmonë diçka për të kritikuar… edhe kur je si mali Fuji 😄
Pra, mos e mat veten me komentet
matu me paqen tënde.
🌿

Psikologjikisht, kur një person kalon për një kohë të gjatë në modalitet mbijetese, truri fokusohet vetëm te arritja e o...
19/04/2026

Psikologjikisht, kur një person kalon për një kohë të gjatë në modalitet mbijetese, truri fokusohet vetëm te arritja e objektivit të radhës.
Mirëqenia lidhet me një kusht: “do jem mirë kur…”

Ky mekanizëm funksionon për të ecur përpara
por ka një kosto.

Sepse kur qëllimi arrihet, presioni bie…
dhe sistemi emocional që ka qenë i “pezulluar”, aktivizohet.

Ajo që shumë njerëz presin si çlirim,
shpesh përjetohet si:
lodhje, boshllëk, paqartësi, mungesë gëzimi.

Jo sepse suksesi nuk ka vlerë
por sepse mirëqenia nuk ndërtohet vetëm në fund të rrugës.

Nëse për një kohë të gjatë ke mësuar të funksionosh pa u ndalur,
trupi dhe mendja nuk kalojnë automatikisht në “qetësi” sapo arrin.

Ato kanë nevojë të mësojnë sërish si të ndihen mirë.

Fillo te ndihesh mire (me) Psikologu Online

📍 Seanca online me psikolog
Diskutim pa gjykim, në privatësi të plotë.

🌐 psikologuonline.al

12/04/2026

Dashuria e prindërve
shpesh jeton në gjërat e vogla,
që përsëriten çdo ditë,
me përkushtim.

Në terma klinikë, këto mikroveprime të përditshme nuk janë të rastësishme
ato ndërtojnë atë që quhet “siguri bazë” (basic trust),
sipas Erik Erikson:
ndjesia e thellë se bota është e qëndrueshme dhe se dikush është aty për ty.

Dhe kur këto veprime përsëriten me koherencë,
ato formësojnë një model të brendshëm pune (internal working model),
siç e përshkruan John Bowlby
një hartë e brendshme që na mëson pa fjalë:
çfarë është dashuria,
si jepet,
dhe si pritet.

Në këtë kuptim,
dashuria nuk është vetëm një ndjenjë…
por një përvojë e rregulluar emocionalisht,
ku sistemi ynë nervor mëson të qetësohet në prani të tjetrit.
Dhe kështu rritemi duke e përjetuar dashurinë në forma të ndryshme…
disa të dukshme,
disa më të qeta
por të gjitha duke ndërtuar, në mënyrë të heshtur,
aftësinë tonë për t’u lidhur,
për t’u ndjerë të sigurt,
dhe për të dashur.

☀️

Psikologu Online

Dhimbja fizike nuk është gjithmonë vetëm fizike.Ka raste kur analizat dalin normale, mjeku nuk gjen një shkak të qartë, ...
10/04/2026

Dhimbja fizike nuk është gjithmonë vetëm fizike.

Ka raste kur analizat dalin normale, mjeku nuk gjen një shkak të qartë, por vazhdon të ndjesh simptoma reale: tension, dhimbje koke, lodhje, shtrëngim në trup, shqetësime në stomak.

Në këto situata, shpesh nuk bëhet fjalë për “imagjinatë”, por për mënyrën si trupi reagon ndaj stresit të zgjatur, ankthit ose emocioneve të papërpunuara.

Trupi dhe mendja nuk funksionojnë të ndara.
Ajo që nuk shprehet emocionalisht, mund të shfaqet përmes trupit.

Nëse po përjeton simptoma të tilla dhe mjekësisht gjithçka duket në rregull, është e rëndësishme të shikohet edhe dimensioni psikologjik i përjetimit.

Ndonjëherë, lehtësimi nuk vjen duke kërkuar më shumë analiza por duke kuptuar çfarë po ndodh brenda teje.

Nëse kjo temë të prek, një vlerësim profesional mund të të ndihmojë të kuptosh më qartë lidhjen mes trupit dhe gjendjes emocionale. 👩🏻‍💻👨🏼‍💻

09/04/2026

Në këtë video, me psikoterapisten Desantila Voci dhe psikologen Jonarda Kerkuti, trajtuam një nga temat më delikate të marrëdhënieve:A mjafton dashuria për t...

A jam në marrëdhënie toksike?!Në këtë webinar do të flasim hapur për një nga temat më të keqkuptuara sot: marrëdhëniet n...
08/04/2026

A jam në marrëdhënie toksike?!

Në këtë webinar do të flasim hapur për një nga temat më të keqkuptuara sot: marrëdhëniet në çift, komunikimi në çift dhe kufijtë personalë.

Së bashku me psikoterapisten Desantila Voci, një nga psikologet e para që ka qenë pjesë e rrugëtimit të Psikologu Online, do të trajtojmë disa nga pyetjet më të rëndësishme:

• Çfarë sjellin çiftet më shpesh në terapi dhe cilat janë konfliktet tipike?
• Cilat janë ndryshimet në marrëdhënie që çojnë në konflikte pa zgjidhje?
• Kur flasim për marrëdhënie toksike, për mungesë komunikimi apo kufijsh?
• Kur duhet të qëndrojmë dhe të mbështesim partnerin në një moment të vështirë dhe kur duhet të vendosim kufij?
• Si të dallojmë marrëdhënien e shëndetshme nga një marrëdhënie që po na dëmton emocionalisht?

Nuk je ankthi yt.Nuk je dyshimet që të ndalojnë.Nuk je lodhja që po të rëndon çdo ditë.Janë gjendje që ke mësuar t’i mba...
05/04/2026

Nuk je ankthi yt.
Nuk je dyshimet që të ndalojnë.
Nuk je lodhja që po të rëndon çdo ditë.

Janë gjendje që ke mësuar t’i mbash…
për shumë gjatë, pa u ndalur, pa u dëgjuar.

Dhe ngadalë, pa e kuptuar, ato fillojnë të duken si “ti”.

Por nuk janë.

Ka një ndryshim të madh mes
asaj që je…
dhe asaj që po përjeton.

Terapia nuk të ndryshon në dikë tjetër.
Të ndihmon të rikthehesh ne atë qe ke nevoje te jesh.

Ti meriton qetësi.

🤍 nuk ke pse ta bësh më vetëm, kerko ndihme profesionale

psikologuonline.al

31/03/2026

🧡Imagjino sikur SUKSESI NJERËZOR nuk do të matej më me statusin, pasurinë apo famën, por me sigurinë emocionale që dikush krijon për të tjerët. Vlera e një personi do të ndjehej në biseda të qeta, në praninë e sinqertë dhe në rehatinë që njerëzit përjetojnë thjesht duke qenë pranë tij. Paqja do të bëhej një formë e heshtur ndikimi, që lë gjurmë të qëndrueshme pa pasur nevojë për vëmendje.

Kur njerëzit ndihen të relaksuar dhe të pranuar pranë dikujt, kjo do të thotë se është i mirëpritur. Të jetosh në këtë mënyrë e zhvendos fokusin nga impresionimi i të tjerëve drejt kultivimit të lidhjes, mirësisë dhe stabilitetit. Trashëgimia që mbetet nuk do të jenë vetëm arritjet, por ndjesia e lehtësisë dhe shërimit që të tjerët kanë marrë pas çdo ndërveprimi.

Shkruani mendimet tuaja Psikologu Online 🌿

Duhet të jesh i kujdesshëm me njerëzit që kanë humbur prindërit, vëllezërit e motrat ose fëmijët.Kur dikush ka kaluar në...
27/03/2026

Duhet të jesh i kujdesshëm me njerëzit që kanë humbur prindërit, vëllezërit e motrat ose fëmijët.
Kur dikush ka kaluar nëpër këtë lloj humbjeje, e sheh jetën ndryshe.
Nuk toleron energji të rreme.
Nuk luan me qetësinë e tij.
Sepse ka varrosur tashmë copa të vetes.
Kur humb dikë kaq të afërt, diçka brenda teje ndryshon përgjithmonë.
Nuk e sheh më jetën në të njëjtën mënyrë.
Personi që ishe dikur vdes bashkë me të, në një farë mënyre.
Buzëqeshja jote ndihet ndryshe.
Dashuro ndryshe.
Madje merr frymë ndryshe.
Asgjë nuk ndihet më njësoj.
Pavarësisht se sa kohë kalon.
Sepse pikëllimi nuk largohet.
Thjesht ndryshon formë.

Psikologu Online

Sa herë ke mbetur > i bllokuar < mes dy zgjedhjeve... dhe asnjera nuk te jep qetësi?Në kete webinar live, do ta trajtojm...
25/03/2026

Sa herë ke mbetur > i bllokuar < mes dy zgjedhjeve... dhe asnjera nuk te jep qetësi?
Në kete webinar live, do ta trajtojme vendimmarrien jo thjesht si proces logjik... por si nje perplasje mes emocioneve, frikes dhe nevojës për kontroll.
Së bashku me një life coach, do të eksplorojmë:
- Pse ndihemi te pasigurt kur duhet te vendosim
- Si ndikon ankthi dhe overthinking ne zgjedhjet tona
- Pse disa vendime na lodhin më shumë se te tjerat
- Si të marrim vendime pa u ndjerë të "bllokuar"
Do kemi dhe pyetje pergjigje ne fund & Ky nuk eshtë thjesht informacion... eshtë një hap drejt qartësisë.

Vendimmarrja nuk është vetëm një zgjedhje logjike.Shpesh emocionet tona frika, pasiguria, ankthi ndikojnë më shumë sesa mendimi racional.Në këtë video ekspl...

Sa herë ke mbetur > i bllokuar < mes dy zgjedhjeve… dhe asnjëra nuk të jep qetësi?Në këtë webinar live, do ta trajtojmë ...
22/03/2026

Sa herë ke mbetur > i bllokuar < mes dy zgjedhjeve… dhe asnjëra nuk të jep qetësi?

Në këtë webinar live, do ta trajtojmë vendimmarrjen jo thjesht si proces logjik… por si një përplasje mes emocioneve, frikës dhe nevojës për kontroll.

Së bashku me një life coach, do të eksplorojmë:
– Pse ndihemi të pasigurt kur duhet të vendosim
– Si ndikon ankthi dhe overthinking në zgjedhjet tona
– Pse disa vendime na lodhin më shumë se të tjerat
– Si të marrim vendime pa u ndjerë të “bllokuar”

Do kemi dhe pyetje pergjigje në fund 😊
Ky nuk është thjesht informacion…
është një hap drejt qartësisë.
🗓️ Javën tjetër
🎥 Online
Detajet dhe regjistrimi… shumë shpejt.
Nëse je lodhur duke menduar shumë dhe duke vendosur pak… kjo është për ty.

20/03/2026

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 10:00 - 19:00
Tuesday 10:00 - 19:00
Wednesday 10:00 - 19:00
Thursday 10:00 - 19:00
Friday 10:00 - 19:00
Saturday 10:00 - 11:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologu Online posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologu Online:

Share

Category