
26/06/2025
Ne Diten Boterore Kunder Abuzimit , perdorimit te substancave psikoaktive dhe trafikimit të Drogave,
nuk dua te flas si nje mjeke qe jep keshilla, dua t'ju flas si nje njeri, si nje nene, si dikush qe sheh nga afer dhimbjen dhe shkaterrimin qe droga sjell.
Mbi te gjitha, dua t'ju flas si dikush qe beson fort tek potenciali i pafund qe secili prej jush mbart brenda vetes.
E di qe jeta mund te jetë sfiduese, plot presione, pasiguri dhe pyetje te medha.
E di qe ndonjehere mund te tundoheni te kerkoni strehim apo arratisje ne diçka qe premton lehtesim te menjehershem.
Por ju lutem, ndaluni nje çast dhe degjoni kete thirrje nga zemra:
🔸️Droga nuk është zgjidhja!
Ajo eshte iluzioni me i madh, kurthi me i rrezikshëm qe shkaterron talentin dhe te ardhmen tuaj.
Kam pare shpesh syte e humbur, buzeqeshjet e zhdukura, shpirtra te thyer.
Kam degjuar rrefime pendimi dhe deshperimi.
Keto nuk janë histori apo statistika te ftohta, jane histori te verteta!
🔸️Por ka shprese!
🔸️Kujtoni kush jeni!
Mos lejoni qe nje substance t'ju grabise kete thesar!
Mos lejoni qe t'ju shuaj shkelqimin ne sy, t'ju thyej zemren familjes suaj, t'ju rrembej mundesinë per te ndertuar jeten!
🔸️Duajeni jeten!
🔸️Duajeni veten, trupin tuaj, mendjen,shpirtin tuaj!
🔸️Kerkoni ndihme! Flisni!
🔸️Nuk jeni vetem!
🔸️Ka gjithmone dikush qe eshte gati t'ju shtrije doren!
🔸️Zgjidhni te flisni perpara se te bini!
🔸️Zgjidhni te jetoni, te dashuroni, te enderroni!
🔸️ZGJIDHNI VETEN! ZGJIDHNI JETEN!