Psikologe Keshillimi

Psikologe Keshillimi 🔱EMDR Therapist/Terapiste EMDR💡
🔱Specialist in emergency psycholog💡
🔱ABA Therapist💡

10/11/2025

🚸⚠️Prindër!! Dëgjimi është mjekim emocional.

‼️Fëmijët nuk kanë aftësi të zhvilluara për të përshkruar emocionet me fjalë.
Sjellje si:
- Irritim i papritur,
- Agresivitet,
- Mbyllje emocionale,
- Vështirësi në shkollë ose përqendrim,
janë forma të komunikimit dhe sinjale që tregojnë:
“Nuk ndihem i dëgjuar.”

💡Nevoja kryesore emocionale e fëmijës është që të ndihet:

1. I parë (vërehet),
2. I dëgjuar (vlerësohet emocioni i tij),
3. I vlefshëm (pranohet pa kushte).

✅Fëmijët nuk kërkojnë zgjidhje të menjëhershm, ata kërkojnë dëgjim dhe pranim emocional.
✅Të thuash: “E kuptoj që je i mërzitur. Jam këtu me ty.”
është shumë më mbështetëse sesa: “Mos u mërzit.”

10/10/2025

15/10/2024
Shëndeti mendor është gjendja e mirëqenies emocionale dhe psikologjike e një personi. Ai përfshin aftësinë për të menaxh...
10/10/2024

Shëndeti mendor është gjendja e mirëqenies emocionale dhe psikologjike e një personi. Ai përfshin aftësinë për të menaxhuar emocionet, për të përballuar stresin e përditshëm, për të pasur marrëdhënie të shëndetshme, dhe për të marrë vendime të arsyeshme. Një person me shëndet të mirë mendor është në gjendje të funksionojë në mënyrë efektive në jetën e tij personale dhe profesionale, të menaxhojë sfidat e përditshme dhe të ruajë një ekuilibër të mirëqenies.

20/01/2024
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton shëndetin mendor si një gjëndje e mirëqenies emocionale dhe psikologike n...
10/10/2023

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton shëndetin mendor si një gjëndje e mirëqenies emocionale dhe psikologike ne të cilën, individi realizon qëllimet dhe obektivat e tii ne mënyrë të shëndetshme, mund të përballojë streset normale të jetës, të punojë në mënyrë produktive dhe të jetë në gjëndje të japë kontribut në zhvillimin e tij si individ, në familje dhe komunitet.
Shëndeti ynë mendor ndikon në jetën tonë të përditshme, në mënyren si mendojmë, në zakonet tona të sjelljes, te nxënit, të ushqyerit, të higjenës etj.
*Shendeti mendor nuk është Mit.
*Shëndetin mendor e hasim do ditë.
*Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shendeti i tij fizik.
* Çrregullimet dhe sëmundjet mendore jane po aq reale sa sëmundjet fizike.
*Truri yne ka nevojë për përkujdesje po aq sa çdo organ tjetër jetësor.

04/09/2022

“Potenciali i lindur i një fëmije nuk mund ta bejë atë qënie fëmijë, nëse ai nuk ka kujdesje mëmësore” D.W.Winnicot
Kujdesja mjaftueshmërisht e mirë e nënës parandalon çrregullimet e parakohshme; Me Unin e saj nëna plotëson Unin e fëmijës i cili është ende në formim e sipër duke i ofruar atij një mjedis të favorshëm. Ky përkushtim nga nëna është një nevojshmëri absolute për fëmijën me qëllim zgjimin e kënaqësisë e të jetuarit. Edhe pse i jep një rëndësi madhore preokupimeve mëmësore primare, Winnicot thekson që këto nuk janë të vetmet arsye të cilat i garantojnë njeriut një shëndet të mirë mendor për arsye se ka edhe faktorë të tjerë që ndërhyjnë përgjatë jetës së tij.

Address

Frosina Plaku
Tirana

Telephone

+355698232247

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe Keshillimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category