kur_duhet_logopedi

kur_duhet_logopedi Logopede �/ Terapi ABA/ Terapi logopedike/ Këshillim dhe informim

Fëmijët përfitojnë nga leximi edhe kur nuk ju kuptojnë se çfarë po thoni. 👶🏻🧠 Leximi stimulon neuronet në trurin e bebes...
05/12/2023

Fëmijët përfitojnë nga leximi edhe kur nuk ju kuptojnë se çfarë po thoni. 👶🏻

🧠 Leximi stimulon neuronet në trurin e bebes i cili në këtë moshë zhvillohet me një ritëm shumë të shpejtë.

👩‍🍼Afërsia fizike përgjatë leximit mund të falë qetësi dhe krijojë momente pozitive, çka ndikon edhe në forcimin e lidhjes mes jush.

💡Leximi nxit zhvillimin e të folurit te fëmija, pasi i jep atij mundësinë të dëgjojë më shumë fjalë.

🗣Të lexuarit me tone të ndryshme sipas emocioneve që përcillen nxit te fëmija zhvillimin emocional dhe aftësitë sociale.

💕Sa shumë të mira në një libër💕

Për fëmijë të shëndetshëm në trup dhe mendje❤️•••
28/11/2023

Për fëmijë të shëndetshëm në trup dhe mendje❤️



Ekspozimi i tepërt i ekraneve në moshat 0-2 vjeç⤵️👨‍👩‍👧‍👦 Shpesh herë prindërit për mos të qarë fëmija, ose kanë një gjë...
30/10/2023

Ekspozimi i tepërt i ekraneve në moshat 0-2 vjeç⤵️
👨‍👩‍👧‍👦 Shpesh herë prindërit për mos të qarë fëmija, ose kanë një gjë në dorë pa dashur e vendosin fëmijën përballë teknologjisë…
…Në këtë rast, fëmija merr informacion, por nuk shkëmben informacion (do të thotë ngarkohet syri dhe jo fjala).
Pikërisht kjo gjë preket nga autizmi virtual. ❌

Me rastin e ekspozimit të tepërt të ekraneve, fëmija shfaq gjithashtu dhe çrregullime në sjellje.❌
Pra, ai nuk arrin të komunikojë, nuk arrin të dëgjoj emrin e vet (jo që nuk e di, por nuk e di që duhet të komunikojë, nuk e di që duhet të kthej kokën), se duke qenë përpara teknologjisë ai nuk shkëmben informacion, vetëm merr informacion. ❌

Mbani fëmijët larg ekraneve deri në moshën 2 vjeç. Deri në 2 vitet e para apsolutisht të mos përdoret as TV, as mjetet tjera elektronike.📵
Pas moshës 2 vjeç, mund të përdoren mjetet elektronike 30 min në ditë, por me praninë e njërit nga prindërit. 👨‍👩‍👧‍👦

Mite dhe fakte rreth Autizmit 💕
28/10/2023

Mite dhe fakte rreth Autizmit 💕

💕
11/10/2023

💕

💡Çdo fëmijë është unik. Ne mund ta ushqejmë rritjen e tyre me dashuri, durim, përkushtim dhe ndjeshmëri. ❤️             ...
08/10/2023

💡Çdo fëmijë është unik. Ne mund ta ushqejmë rritjen e tyre me dashuri, durim, përkushtim dhe ndjeshmëri. ❤️

🔗 Dëshironi lidhje më të fortë me fëmijën tuaj? Lexoni këto 12 fraza që u mësojnë fëmijëve:🗣️ Komunikimin e hapur! Ne du...
03/10/2023

🔗 Dëshironi lidhje më të fortë me fëmijën tuaj? Lexoni këto 12 fraza që u mësojnë fëmijëve:

🗣️ Komunikimin e hapur! Ne duam që fëmijët të besojnë dhe të ndjehen të sigurt për gjërat që duan të arrijnë.
❤️ Besimin te vetja! Ne duam që të vegjlit të dëgjojnë dhe t'i besojnë zërit tyre të brendshëm.
🚫 Anti perfeksionizëm! Askush nuk është përfekt. Të gjithë bëjnë gabime. Perfeksionizmi pengon të mësuarit dhe krijon ankth.

Çfarë fraze do të shtonit tjetër? Ndani frazat tuaja! ❤️

💡Është e rëndësishme që disleksinë të mos e shohim apo të mos e trajtojmë si një çrregullim, por si një mënyrë alternati...
29/09/2023

💡Është e rëndësishme që disleksinë të mos e shohim apo të mos e trajtojmë si një çrregullim, por si një mënyrë alternative, të cilën fëmijët e përdorin për të përceptuar apo përpunuar botën rreth tyre, me avantazhet dhe disavantazhet e saj.

💡Disleksia ka të bëjë me ngatërrimin e shkronjave dhe përceptimin e shtrembër të tyre, me vështirësi për të lexuar tingujt njëri pas tjetrit.

💡Këshillë: Që në moshën e kopshtit fëmijët duhet të kenë përvoja bashkëbisedimi me të rritur që janë krijues dhe të gatshëm për të bashkëbiseduar gjatë me ta, në mënyrë që të zhvillohen kapacitet gjuhësore të tyre.

Mite dhe Fakte rreth Belbëzimit✨
27/09/2023

Mite dhe Fakte rreth Belbëzimit✨

✨Nëse dikush vazhdimisht korrigjon fjalët e fëmijës, ai nuk do të ndihet mirë dhe si pasojë mund të mos e thotë më atë f...
25/09/2023

✨Nëse dikush vazhdimisht korrigjon fjalët e fëmijës, ai nuk do të ndihet mirë dhe si pasojë mund të mos e thotë më atë fjalë apo të zbeh komunikimin me ju.

✨Mos krijoni barriera në komunikim, thjesht përsëriteni fjalën saktë pa i thënë "thuaje prap" ose "gabim".

Koha e kaluar përpara ekraneve ka efekte negative në zhvillimin e të folurit tek fëmijët (0-2 vjeç). ❗️Për çdo 30 minuta...
22/09/2023

Koha e kaluar përpara ekraneve ka efekte negative në zhvillimin e të folurit tek fëmijët (0-2 vjeç). ❗️

Për çdo 30 minuta në ditë që fëmija kalon përpara ekranit të celularit, mundësia që të ketë vonesë në të folur dhe vështirësi në të shprehur rritej me 49%. ⌛️

Një studim në SHBA📑 tregon se pas vëzhgimit të 900 fëmijëve të moshave nga 6 muajsh-2 vjeç, studiuesit zbuluan se sa më shumë kohë që fëmijët kalonin duke përdorur celular, mundësia ishte më e madhe që ata të hasnin vështirësi në komunikim, mënyrën e të shprehurit, krahasuar me fëmijët e tjerë që nuk perdorin celular. ❗️

Përdorimi i telefonit tek femijët para moshës 2 vjeç, mund të sjell këto efekte negative:

➡️Ndalon aftesitë gjuhësore të fëmijës
➡️Pasoja negative mbi fjalorin që fëmija zhvillon (mëson shumë më pak fjalë)
➡️Kanë mungesë ndërveprimi me bashkëmoshatarët dhe të rriturit
➡️Shkakton gjithashtu probleme të sjelljes
➡️Krijon varësi
➡️Mungesë përqëndrimi dhe vëmendje
➡️Probleme me gjumin

‼️ Sugjerimi për të qëndruar larg ekraneve 0-2 vjeç dhe
‼️ Orë të kufizuara nga mosha 2.5 vjeç - 6 vjeç (i mbikqyrur nga prindi), vlen për një zhvillim më cilësor të fëmijës.

✅Prindëroni në mënyrën tuaj më të mirë për të rritur fëmijë të shëndetshëm. 👨‍👩‍👧‍👦💗

Të fjeturit vonë e fëmijëve,te ne është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. ❌Fëmijët deri në moshën 13 vjeç kanë ne...
16/09/2023

Të fjeturit vonë e fëmijëve,te ne është një traditë e vjetër që duhet mënjanuar. ❌

Fëmijët deri në moshën 13 vjeç kanë nevojë për 10 orë gjumë pa ndërprerje. ✅

Fëmijët, duke fjetur pas orës 10 të darkës nuk i realizojnë 10 orë gjumë pa ndërprerje...
🤔Mund të thuhet se fëmija fle në drekë dhe i kompenson orët e duhura⁉️
Jo nuk i kompenson pasi duhet të realizohen 10 orë rrjesht pa ndërprerje. ✅

👨‍👩‍👧‍👦Prindër, përpiquni edhe pse mund të jetë e vështirë në fillim, por është e domosdoshme për shëndetin mendor dhe për atë fizik të fëmijës.

Mos lakmoni gjumin e pasdites,por realizoni orarin 20:00-06:30. ⌛️
Po të realizoni këtë rregull të të fjeturit, do të shikoni se fëmija juaj do të jetë më i qetë dhe më i organizuar në sjelljet e tij me veten dhe me të tjerët. 👧👦👧

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when kur_duhet_logopedi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to kur_duhet_logopedi:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram