Klinika LogoMed

Klinika LogoMed Klinika Logopedike LogoMed

SHËRBIMET:
Terapi Logopedike
Terapi ABA
Terapi okupacionale
Psikomotricitet
Vleresim & Keshillim

A.një tjetër rast suksesi i cili u paraqit në klinikë 7 muaj më parë me një gjuhë ekspresive dhe receptive të dëmtuar, a...
11/08/2025

A.një tjetër rast suksesi i cili u paraqit në klinikë 7 muaj më parë me një gjuhë ekspresive dhe receptive të dëmtuar, aftësi konjitive dhe të lojës gjithashtu të prekura si dhe me sjellje sfiduese herë herë dhe agresive.

Një rast i cili progresoi shpejt nëpërmjet ndërhyrjes intensive me terapi ABA dhe logopedike si në reduktimin e sjelljeve, si në ndërveprim, si në rritjen e kohëzgjatjes së vëmendjes dhe eventualisht në gjuhën receptive dhe ekspresive.

Krenare për ty ❤️

Phone Buddy 👂Auditory Feedback 😍 për:1- Përmirësimin e leximit dhe rrjedhshmërisë në të folur2-Ndërtimin e ndërgjegjësim...
25/07/2025

Phone Buddy 👂Auditory Feedback 😍 për:

1- Përmirësimin e leximit dhe rrjedhshmërisë në të folur
2-Ndërtimin e ndërgjegjësimit fonemik
3-Përmirësimin e shqiptimit dhe dallimit mes tingujve të ngjashëm

Dita e fundit në terapi për një vogëlush tjetër  🙏A. erdhi pranë nesh 1 vit më parë dhe tashme me sukses e përfundoi ter...
11/06/2025

Dita e fundit në terapi për një vogëlush tjetër 🙏

A. erdhi pranë nesh 1 vit më parë dhe tashme me sukses e përfundoi terapinë logopedike.

Tashmë i uroj suksese A. dhe familjes së tij në hapat e ardhshëm të jetës që shpresoj të jenë akoma më të ndritura aq sa rrugëtimi i tij në terapi.

Faleminderit për besimin ! 🤗

CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ) raportoi së fundmi një rritje me 3% të rasteve të diagnostiku...
17/04/2025

CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ) raportoi së fundmi një rritje me 3% të rasteve të diagnostikuara me autism të fëmijëve .

Kështu 1 në 31 fëmijë deri në moshën 8 vjeç diagnostikohet me autism në USA.

⬆️Kjo rritje e prevalencës vjen edhe prej:

-rritjes së sensibilizimit
-përmirësimit të instrumenteve të screening
- diagnostikimit në moshë të hershme

🚨Në muajin prill të ndërgjegjësimit ndaj autism ajo cka vlen për tu përmendur duke marrë parasysh rritjen e rasteve ditë pas dite është identifikimi, diagnostikimi dhe marrja sa më e hershme e ndërhyrjes terapeutike !

Behind every child who believes in themselves is a speech therapist who believed in them first 🥰Prapa çdo fëmije që beso...
27/03/2025

Behind every child who believes in themselves is a speech therapist who believed in them first 🥰

Prapa çdo fëmije që beson në vete fshihet një logoped që ishte i PARI që besoi në të 😇

📈Rritja eksponenciale e kohës së ekspozimit ndaj ekraneve në fëmijë ka nxitur studiuesit për të eksploruar influencën e ...
13/08/2024

📈Rritja eksponenciale e kohës së ekspozimit ndaj ekraneve në fëmijë ka nxitur studiuesit për të eksploruar influencën e këtij ekspozimi në zhvillimin gjuhësor të fëmijëve.

Studimet tregojnë për një lidhje multifaktoriale mes kohës së zgjatur para ekraneve ( screen time) dhe zhvillimit gjuhësor duke dhënë efektet pozitive dhe negative, nga ku efektet NEGATIVE janë shumë herë më të LARTA ⚠️se sa ato pozitive.

Screen time apo koha para ekraneve përkufizohet si koha e kaluar para telefonit, video-lojra, TV, kompjuter, laptop dhe tablet.

🔻Ajo ndahet në screen time :

•aktive-aftësia e fëmijët për tu angazhuar konjitivisht dhe fizikisht e për tu përfshirë në aktivitetet digitale.

•pasive- aktivitete jo aktive ose marrje e informacionit digital në mënyrë pasive

⚠️Rezultatet tregojnë se rritja e sasisë së kohës para ekranit dhe një nisje e hershme e qëndrimit para tij jep efekte NEGATIVE në zhvillimin gjuhësor!

Është e rëndësishme për fëmijët që në moshë të hershme të stimulohen dhe të kenë interaksione me frymorë 🗣️me ndërveprim ballë për ballë për të ndihmuar të mësuarit në mënyrë efikase të gjuhës.

📱Koha para ekraneve ul cilësinë dhe kualitetin e ndërveprimit mes fëmijës dhe frymorëve të tjerë , duke rezultuar në shanse më të ulëta për fëmijën që të zhvillojë gjuhën .

Rritja e kohës para ekraneve ( pasive) ndikon negativisht në përftimin e gjuhës së kuptuar dhe të folur, funksionet ekzekutive të trurit, cilësinë e lojës, vëmendjen dhe konjicionin.

Llojet e videove që kanë ritëm të shpejtë, me ndryshim të shpeshtë të imazheve, me gjuhë të limituar shkaktojnë vonesë gjuhësore te fëmijët në moshë të hershme janë pasivë gjatë kohëzgjatjes së tyre.(cocomelon ❌)

Nga ana tjetër, nisja e screen time në një moshë të mëvonshme mund të japi efekte pozitive ( në varësi të karakteristikave të videove ,përmbajtjes se tyre , si dhe të parit bashke me prindin, kujdestarin apo edukuesin).

✅Programe si “Dora the Explorer “, për një moshë më të madhe, në screen time aktiv sjellin rritje të fjalorit, njohurive dhe aftësive problem-solving.

Source:
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC10353947/

16/07/2024
Si jane aftesite ne puzzle te femijes tuaj?? 🤔
24/04/2023

Si jane aftesite ne puzzle te femijes tuaj?? 🤔

Mutismi selektiv eshte nje crregullim ankthi kompleks i femijerise i cili karakterizohet nga paaftesia e femijes per te ...
04/09/2022

Mutismi selektiv eshte nje crregullim ankthi kompleks i femijerise i cili karakterizohet nga paaftesia e femijes per te komunikuar dhe folur ne disa situata selektive sociale. 🫢

Pra , femija nuk e ka te pamundur te komunikoje ne te gjitha situatat , por vetem ne vendet apo me personat qe ai zgjedh ne menyre selektive. ( psh: flet ne shtepi por jo ne shkolle)

🚩Shenjat dhe kriteret diagnostikuese (DSM-5)

📍Deshtim persistent per te komunikuar ne situata specifike sociale
📍Veshtiresia nderhyn ne arritjet akademike/edukative dhe sociale
📍Persiston me shume se 1 muaj
📍Nuk vjen si pasoje e mosnjohjes se gjuhes te perdorur ne situate
📍Nuk lidhet me asnje crregullim tjeter gjuhesor apo bashkeshoqerohet me crregullime te neurozhvillimit/ psikotike

🚩Shenja bashkeshoqeruese:

📍Mungese e kontaktit me sy
📍Te qarat
📍Fshehja dhe Largimi me vrap nga situata
📍Shmangja e te ngrenjt ne publik
📍Ankth ndaj fotove

Shkaku kryesor eshte i paidentifuar , por mendohet te jete multifaktorial (Cohan, Price & Stain , 2006) :

🔻Crregullimet e ankthit si fobia sociale, ankthi i ndarjes apo crregullimi obsesiv-kompulsiv
(Beidel & Turner, 2007; Manassis et al., 2003).
🔻Komponenti gjenetik qe lidh mutismin selectiv me crregullimet e ankthit
(Viana et al., 2009).
🔻Faktoret mjedisore si mospasja e kontaktit social dhe favorizimi i shmangjes sociale (Viana et al., 2009).
🔻Temperamenti i turpshem (APA, 2013).

☑️Trajtimi i hershem eshte kyc pasi shenjat mund te agravohen dhe te vazhdojne deri ne moshe adulte !

Source: Asha.org

Vemendja  e perbashket (joint attention)ofron bazen e zhvillimit te aftesive gjuhesore, konjitive dhe sociale te nje ind...
25/04/2022

Vemendja e perbashket (joint attention)
ofron bazen e zhvillimit te aftesive gjuhesore, konjitive dhe sociale te nje individi.👫

⚠️Mungesa e saj lidhet kryesisht me se shumti me pranine e çrregullimit te spektrit autik. 🧩

❗️Nese femija juaj akoma nuk e ka zhvilluar ate, ja disa sugjerime si ta nxisni femijen tuaj ta zhvilloje ate ->>

▶️▶️Swipe right for more ▶️▶️

❓Cila eshte rendesia e nderhyrjes se hershme??❓Pse duhet qe femijet te perfshihen ne kete nderhyrje??Pergjigja e te dyja...
09/03/2022

❓Cila eshte rendesia e nderhyrjes se hershme??

❓Pse duhet qe femijet te perfshihen ne kete nderhyrje??

Pergjigja e te dyja pyetjeve lidhet ngushte me neuroplasticitetin.

🤨Cfare eshte neuroplasticiteti??

Neuroplasticiteti i referohet aftesise se trurit per te ndryshuar , mesuar dhe rikrijuar lidhjet neuronale si pasoje e stimulimit te jashtem dhe eksperiencave te te mesuarit.

📝Evidencat tregojne qe ne 3 vitet e para , neuroplasticiteti eshte me i larte.

⏱Nderhyrja e hershme eshte celesi i suksesit !🔑

🚩Nese keni nje shqetesim mbi zhvillimin e femijes tuaj… Mos prit! Nderhy!

Address

Rruga Marie Kraja,, Tiranë, Shqipëria
Tirana
1005

Telephone

+355677367190

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika LogoMed posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram