Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza Institucion privat qe strehon te moshuar . Sherbim Infermieror 24 Ore , Hoteleri , Perkujdes , Ar

08/04/2026

“Të kujdesesh për……. ” nuk është thjesht një veprim, por një qëndrim i brendshëm ndaj jetës dhe ndaj tjetrit. Është aftësia për të parë përtej nevojave të dukshme dhe për të kuptuar edhe ato që nuk shprehen me fjalë.

Të kujdesesh për dikë do të thotë të marrësh përgjegjësi jo vetëm për trupin e tij, por edhe për emocionet, dinjitetin dhe ndjenjën e sigurisë që ai ka në praninë tënde.

Kujdesi është kombinim i mendjes, zemrës, veprimit:
• Me mendje kupton çfarë duhet bërë
• Me zemër ndjen si duhet bërë
• Me veprim e realizon atë në mënyrë konkrete

Te kujdesesh nuk është vetëm një detyrë, por një marrëdhënie që ndërtohet çdo ditë, me durim, respekt dhe përkushtim.

Imagjino një i moshuar që nuk flet shumë, duket i qetë, sikur nuk ka nevojë për asgjë të veçantë. Por të kujdesesh për të nuk do të thotë vetëm t’i japësh ushqimin në kohë apo ilaçet sipas orarit.

Do të thotë:
• Të ulesh pranë tij disa minuta, ta pyesësh si ndihet
• Të vësh ndonjë trishtim të lehtë në sy
• Të kuptosh nëse i mungon dikush apo diçka nga jeta e tij e mëparshme
• T’i flasësh me respekt, edhe kur ai nuk përgjigjet.
• T’i japësh ndjesinë që ai ka ende vlerë dhe nuk është i harruar.

Ndoshta ai nuk do ta thotë me fjalë, por prania jote, ajo vëmendje e vogël, mund të jetë gjëja më e madhe që merr atë ditë.

Në thelb, të kujdesesh për është:
Të jesh syri që sheh nevojën, zemra që e ndjen dhe dora që vepron – pa pritur falënderim, por duke bërë diçka për një jetë tjetër.

20/03/2026

Gëzuar Bajramin! 🌙✨
Uroj që kjo ditë e shenjtë t’ju sjellë paqe në zemër, shëndet në familje dhe begati në çdo hap të jetës tuaj.
Uroj nga zemra të mbushen shtëpitë tuaja me dashuri, falje, mireqenie dhe mirësi.

Gëzuar dhe për shumë vite, me gëzim e harmoni! 🤍 🙏

Perqafime Moza Kalaja Mocka

08/03/2026

Në këtë 8 Mars, zemra jonë është pranë jush, nenat e dashura të qendrës sonë.

Jeta ju solli shumë stinë: gëzime, sakrifica, lodhje, dashuri dhe përkushtim për familjet tuaja.
Në duart tuaja rritet fëmijë, ndërtuat shtëpi dhe mbajtet gjallë shpresa.

Sot, me hapa më të ngadaltë dhe duar më të brishta… por, urtësia dhe dashuria që mbani janë më të forta se kurrë.

Për ne ju nuk jeni vetëm banore të kësaj qendre ku perkujdesemi cdo dite e cdo nate. Ju jeni nënat dhe gjyshet që meritojnë respekt, përkujdesje dhe përqafim çdo ditë.

Sot ju themi me gjithë zemër:
faleminderit për jetën që keni jetuar dhe për dashurinë që vazhdoni të na dhuroni.

Gëzuar 8 Marsin, nena të forta dhe të çmuara!
Ju jeni bekim për ne.

27/01/2026

📣 Rekrutojmë Infermiere me Eksperiencë
Qendra e përkujdesit “Te-Moza”

Po kërkojmë një infermiere të aftë, të përkushtuar me eksperiencë, që dëshiron të rritet profesionalisht dhe të bëhet pjesë e një ekipi ku standardi i kujdesit është mbi gjithçka.

🌿 Çfarë kërkojmë?
– Eksperiencë në kujdesin e të moshuarve
– Ndjeshmëri, durim dhe aftësi për të punuar me zemër
– Përgjegjshmëri dhe etikë profesionale
– Aftësi organizative dhe dëshirë për të përmirësuar proceset e punës
– Bashkëpunim dhe korrektësi
- Mosha 30 - 35 vjec

🎯 Çfarë ofroj unë si drejtore?
Unë do ta përgatis për çdo procedurë, standard dhe situatë menaxheriale të qendrës.
Do të marrë trajnime praktike dhe teorike që e ndihmojnë të bëhet një drejtuese profesioniste e plotë që e njeh punën, njerëzit dhe sistemin me të njëjtin përkushtim që e njoh unë.

💚 Pse duhet të na zgjidhni?
– Ambient pune i sigurt dhe me respekt
– Vlerësim real i punës
– Mundësi rritjeje profesionale të vazhdueshme
– Një ekip që punon me zemër për banorët tanë

📩 Aplikimet dërgohen në: (nr. tel 0692312906 / email qtash@yahoo.com
📍 Qendra ndodhet në: Sauku i vjeter

01/01/2026

Nje falenderim dhe mirenjohje per kujdestaret e mia te shtrenjta!

Ju falënderoj nga zemra për durimin tuaj, përkushtimin dhe urtësinë me të cilën kujdeseni çdo ditë për banorët tanë. Nuk është e lehtë të punosh me zemër, me ndjeshmëri dhe përgjegjësi të lartë, sidomos përballë kërkesave të forta dhe rregullave strikte që unë kërkoj të respektohen.

Por ju i keni përballuar të gjitha me profesionalizëm, respekt dhe mbi të gjitha me humanizëm. Falë jush, kjo qendër nuk është thjesht një institucion, por një shtëpi me dinjitet, siguri dhe ngrohtësi për të moshuarit tanë.

Ju jam mirënjohëse për çdo sakrificë, për çdo buzëqeshje, për çdo moment durimi dhe për çdo kujdes të heshtur që shpesh nuk shihet, por vlen shumë.

Ju uroj shëndet, paqe dhe vlerësimin që e meritoni, sepse puna juaj është fisnike dhe e çmuar. 🌸

Me respekt dhe mirenjohje nga Moza Marjo dhe Arjani

31/12/2025

Me ardhjen e Vitit të Ri, në emër të gjithë stafit dhe banorëve tanë, ju urojmë shëndet, paqe dhe ditë të mbushura me dashuri e qetësi.
Viti që lamë pas na mësoi vlerën e kujdesit, respektit dhe mirënjohjes për njëri-tjetrin – vlera që në Te-Moza i mbajmë gjithmonë në zemër.

Urojmë që viti i ri të sjellë më shumë buzëqeshje, momente të bukura pranë familjarëve dhe një jetë sa më të qetë e dinjitoze për të gjithë të moshuarit.
Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë të ofrojmë kujdes, siguri dhe ngrohtësi familjare çdo ditë.

10/12/2025
Në fillimet e Qendres tone te perkujdesit per te moshuarit , ose, Azilit sic i thone te gjithe, përpoqa ta bëja gjithçka...
05/12/2025

Në fillimet e Qendres tone te perkujdesit per te moshuarit , ose, Azilit sic i thone te gjithe, përpoqa ta bëja gjithçka të bukur: me perde elegante, tapeta shumëngjyrëshe, mbulesa tavoline, krevate pa mbajtëse – gjithçka si në një shtëpi të qetë.
Por dita-ditës mësova një të vërtetë shumë të rëndësishme: estetika nuk vlen asgjë nëse bie ndesh me funksionin dhe sigurinë.

Pe**et shkuleshin, tapetat pengonin, mbulesat e tavolinave nuk ishin praktike, krevateve u duheshin patjetër mbajtëse.
Atëherë kuptova që një qendër për të moshuarit nuk është vend për dekore “instagrami”, por një shtëpi e sigurt, higjienike dhe funksionale për njerëz që kanë nevoja të shumta dhe të ndjeshme.
Të moshuarit kanë nevojë për:
• Higjienë të pakompromis
• Ushqim të mirë, të freskët, të përshtatur për moshën dhe sëmundjet e tyre
• Regjim mjekësor të rregullt
• Siguri, mbështetje dhe kujdes real – jo dekor

Në këtë punë, bukuria e vërtetë nuk është tek perde e tavolina.
Është tek pastërtia, tek respekti, tek duart që kujdesen dhe te zemra që i sheh banorët si familje.

14/11/2025
Vende Pune Kuzhiniere & Kujdestare Per TE Moshuar
12/11/2025

Vende Pune
Kuzhiniere & Kujdestare Per TE Moshuar

19/09/2025

Kur Prinderit e moshuar fillojnë të grindën për rroba që “ua kanë marrë” apo për para që “nuk i kanë më”, shpesh familja mendon se janë kapriço.
Ne ne qendren tone e kuptojme se nuk është ashtu – është Alzheimeri që po i ndryshon nga brenda.

Çdo ditë mësojme sa shumë durim, dashuri dhe respekt për dinjitetin e tyre duhen për të jetuar me këtë sëmundje. Kujdesi nuk është vetëm mjekim – është të qëndrosh pranë tyre, të kuptosh botën e tyre dhe të mos e harrosh kurrë njeriun që kanë qenë

29/08/2025

Vende te Lira Pune
Kujdestare Per Te Moshuar
Punesini tek Rezdisenca Jon .

Institucion privat qe strehon te moshuar .

Sherbim Infermieror 24 Ore , Hoteleri , Perkujdes , Ar

Address

Qendra E Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza
Tirana
1001

Telephone

+355692312906

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza:

Share

Qendra e Perkujdesit Per Te Moshuar Te-Moza

Shtepia e perkujdesit per te Moshuar Te-Moza vjen pranë jush për t’u përkujdesur për të afërmit tuaj të moshuar , duke ju lënë më shumë kohë juve për t’i dashur ata.